Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Qafë Thanës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era. Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës i Pogradecit, i cili po punon për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Deri më tani nuk raportohen rrezik për banesa apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Author: tirana
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”. Përveç Topit, në seancën e sotme janë thirrur për të dëshmuar edhe Fatmir Mediu, Urim Muja, Isa Tare dhe Paro Laçi. Në këtë proces gjyqësor, ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv. Sipas akuzës, ai dyshohet se ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, duke i përshtatur ato sipas interesave të pesë familjeve pronare të truallit të ish-kompleksit sportiv…
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025 kryeson rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet sot në orën 12:00. Gjatë seancës pritet të shqyrtohen gjithashtu raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, mes tyre Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD). Ndërkohë, një orë para nisjes së seancës, Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje për të…
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit. “Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të – me gjasë – tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve. Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që…
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit. Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Spanjës golin e fitores dhe titullin botëror. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe u mbyll pa gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Spanja ishte skuadra që…
Dashi Dashuria sjell ngrohtësi dhe afrimitet me partnerin, ndërsa beqarët mund të kenë një njohje interesante. Në punë do të përballeni me sfida, por do të gjeni zgjidhje kreative. Shëndeti kërkon më pak stres dhe më shumë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Dita është e mirë për plane afatgjata. Demi Sot ndjeni nevojën për të forcuar lidhjet dhe për të shprehur ndjenjat. Në punë mund të merrni lajme pozitive për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për pushimin. Financat përmirësohen nëse planifikoni me kujdes. Merrni kohë për relaks dhe reflektim.…
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite. Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzim në det pritet të jetë të forcës 1-2 ballë
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 40-vjeçari ishte duke lëvizur me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë, motori është rrokullisur disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e ka goditur rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, gazetari nuk ka mundur të mbijetojë. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.
Prej gati një dekade, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë, por edhe për nomadët digjitalë që kërkojnë mundësi për të qëndruar në Evropë për periudha të gjata pa procedura të ndërlikuara. Kështu e nis artikullin për vendin tonë media amerikane e udhëtimeve “Travel of Path”, duke nënvizuar se destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shumë vende evropiane janë të njohura për qasjen e tyre të aksesit sa më të thjeshtë, praktike dhe pa shumë burokraci ndaj turistëve, por kjo…
Dy turistë gjermanë kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, turistët kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu i përcaktuar dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit. Pas marrjes së njoftimit, në zonë janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e tyre dhe nxjerrjen në një zonë të sigurt. Mësohet se njëri prej turistëve është rrëzuar gjatë lëvizjes në terrenin malor dhe ka pësuar dëmtime. Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionin për transportimin e tij nga…
Një i moshuar humbi jetën në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, pasi u fut për t’u larë në det. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.