Author: tirana

Ushtria amerikane ka ndërmarrë natën e shtatë radhazi të sulmeve ndaj objektivave në Iran, duke goditur infrastrukturë ushtarake, depo armësh dhe kapacitete detare. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se operacionet përfunduan gjatë natës, ndërsa u përdorën avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake. Sipas deklaratës së CENTCOM, objektivat e sulmuara përfshinin qendra mbikëqyrjeje, infrastrukturë logjistike ushtarake, depo nëntokësore armësh dhe baza detare. Nga ana tjetër, Irani pretendoi se iu përgjigj sulmeve duke goditur objektiva të lidhura me aleatët e SHBA-së në rajon. Kuvajti njoftoi se mbrojtja e tij ajrore neutralizoi raketa dhe dronë, ndërsa Jordania deklaroi se interceptoi…

Read More

Dashi Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate kësaj dite. Nga ana tjetër do gjeni edhe mënyrën e duhur për t’i shprehur ato dhe do e bëni partnerin te lumtur. Beqaret do fillojnë histori dashurie afatgjata dhe mjaft te këndshme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te hidheni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve. Demi Dite e shkëlqyer për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa here para se te veproni. Beqaret duhet ta harrojnë te shkuarën dhe te mendojnë vetëm për ato qe…

Read More

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat detare valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë. Kushtet atmosferike do të favorizojnë mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, duke krijuar kushte të…

Read More

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se Partia Demokratike po riformaton strukturat drejtuese me synimin që në krye të saj të vendoset Argita Malltezi, pas zgjedhjeve të Kuvendit Kombëtar për Kryesinë. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari pretendon se përbërja e re e Kryesisë është ndërtuar për t’i hapur rrugën Malltezit në drejtimin e PD-së. Sipas saj, Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm, ka si detyrë politike realizimin e këtij objektivi. Ajo shprehet se nga strukturat drejtuese janë larguar personat që, sipas saj, konsideroheshin burim konfliktesh ose nuk gëzonin mbështetjen e Argita Malltezit, duke përmendur mes tyre edhe…

Read More

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:15, në rrethana ende të paqarta, shtetasi me inicialet Th. R. është qëlluar me armë zjarri para biznesit të tij. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas të dhënave të para, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët janë larguar nga vendi i…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sander Rubati, 50 vjeç. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku sipas informacioneve paraprake ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Rubati është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese. Ai ka precedentë penalë për trafik klandestin emigrantësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe rezulton i skeduar edhe për trafik të mjeteve motorike. Në…

Read More

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë shifrat zyrtare të turizmit për 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke lëshuar një alarm për një ngadalësim të qartë të ritmit të rritjes gjatë muajit qershor. Sipas ministrit, kjo situatë vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i protestave dhe klimës së tensionit në vend, duke deklaruar se ashtu siç ishte paralajmëruar, ekonomia e turizmit po paguan situatën. Shqipëria mbetet në territor pozitiv sa u takon hyrjeve të shtetasve të huaj, por të dhënat e qershorit tregojnë një ngadalësim të qartë të ritmit. Konkretisht, në qershor 2026, vendi regjistroi 1,346,279 vizitorë…

Read More

FIFA ka sqaruar një nga dilemat më të mëdha për finalen e shumëpritur të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New Jersey. Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka bërë të ditur se pushimi mes dy pjesëve të finales nuk do të zgjasë më shumë se 17 minuta. Kjo do të thotë se do të jetë vetëm dy minuta më i gjatë se pushimi standard i një ndeshjeje futbolli. FIFA ka njoftuar federatat e Spanjës dhe Argjentinës se nga këto 17 minuta, rreth 11 minuta do…

Read More

Nga Mero Baze Agron Shehaj përpiqet dita-ditës të komplikojë historinë e një pasurie të blerë 2.9 milionë euro dhe të shitur 15 milionë euro në Itali, sipas deklaratave të tij. Një herë ndryshon sipërfaqen, një herë ndryshon vendndodhjen e vilës dhe mallkon çdokënd që merret me pasurinë e tij. Duhet ta marrë më qetë. Shqipëria ka një Inspektorat të Deklarimit të Pasurive dhe aty, përveç të dhënave publike që citohen nga kontrata, ai ka detyrim të depozitojë të skanuar kontratën. Kaq e thjeshtë është. Nëse nuk e ka bërë, ka shkelur ligjin shqiptar, por ka ende kohë ta korrigjojë dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për ndërtimin e shëtitores së re në Ksamil, duke bërë të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë investim si një hapësirë publike të shumëpritur, e cila synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit. “Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit. Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkruan kryeministri. Shëtitorja e re pritet të krijojë më shumë hapësira për këmbësorët dhe pushuesit, duke…

Read More

Komisioni Evropian publikoi sot Raportin për Sundimin e Ligjit 2026, në të cilin evidenton progresin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e reformës në drejtësi, si pjesë e procesit të integrimit evropian. Raporti vlerëson përfundimin e plotë të procesit të rivlerësimit kalimtar (vettingut), duke theksuar se ai ka forcuar pavarësinë, integritetin dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, raporti konstaton vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe përparimin në integrimin e standardeve të krijuara nga vettingu në funksionimin e zakonshëm të institucioneve të drejtësisë. Një vlerësim pozitiv i kushtohet edhe luftës kundër korrupsionit, ku…

Read More

Fundjava do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe në fillim të javës, ndërsa një ndryshim i motit pritet nga mesi i saj. Sinoptikania Elida Maloçali shpjegoi se moti i nxehtë është pasojë e pozicionimit të një zone me presion të lartë atmosferik mbi Evropë, si edhe forcimit të anticikloneve afrikanë dhe atij të Azoreve. Gjatë fundjavës, vendi do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa vranësira të pakta do…

Read More