Iso-polifonia shqiptare ka gjetur vend në një prej produksioneve më të mëdha kinematografike të vitit. Kompozitori i njohur Ludwig Göransson ka përzgjedhur tingujt e kësaj pasurie kulturore për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan. Regjistrimet u zhvilluan në Vlorë dhe u interpretuan nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj. Për afro pesë orë, në ambientet e Teqesë së Kuzum Babait, u realizuan incizimet në praninë e vetë Göransson, i cili ndoqi nga afër procesin krijues. Kapaj tregon se ekipi i produksionit hollivudian mbeti i impresionuar nga veçantia e iso-polifonisë shqiptare dhe instrumenteve tradicionale.…
Author: tirana
Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë pritet të gëzojnë mbrojtje të posaçme procedurale, nëse miratohet projektligji i ri që rregullon funksionimin e institucionit. Drafti parashikon se ndaj drejtuesve të Bankës së Shqipërisë nuk mund të merret masë arresti dhe as t’u kufizohet liria pa një autorizim paraprak të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 72 të projektligjit, guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund t’i nënshtrohen as kontrollit personal apo kontrollit të banesës pa miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale. Në çdo rast tjetër, prokurori që zhvillon…
Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është gati që ndihma financiare përmes kësaj nisme të shkojë deri në 1 miliard euro. “Në këtë kohë që jemi sa më pozitive të jenë shifrat për ekonominë, aq më shumë acarohen njerëzit. Sa herë të thuash se bizneset janë shtuar, do të përballesh vetëm me të kundërtën e efektit që bën një lajm i mirë. Unë për veten…
Në zgjedhjet vendore të vitit 2027, qytetarët shqiptarë pritet të votojnë sipas një harte të re administrativo-territoriale. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi se synimi është që reforma të miratohet në Parlament brenda tetorit të këtij viti, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen me ndarjen e re territoriale. Në një intervistë për emisionin “Sot LIVE në Shqipëri” në Report Tv, Mazniku bëri të ditur se puna për draftin vijon mbi bazën e një analize të gjerë ekonomike, financiare, demografike dhe sociale. Sipas tij, ekspertët kanë paraqitur tashmë një raport të detajuar, i cili do të shërbejë…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ku prezantoi programin e ri të mbështetjes për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke theksuar se bizneset e mëdha nuk do të jenë përfituese të kësaj skeme. Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi rolin e Ministrisë së Bujqësisë në zbatimin e projektit, duke nënvizuar se zhvillimi rural mbetet një ndër prioritetet e qeverisë, me fokus të veçantë te nxitja e agropërpunimit. “Ministri i Bujqësisë dhe ministria janë të rëndësishëm për projektin. Kur vjen puna te zhvillimi rural, qeveria ka prioritet të nxisë sa më shumë agropërpunimin. Në këtë sektor…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, nisma kombëtare e qeverisë për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, ku komentoi edhe zhvillimet ekonomike në vend, veçanërisht forcimin e lekut dhe rënien e euros. Sipas Ramës, forcimi i monedhës kombëtare është një tregues i qartë i rritjes së ekonomisë shqiptare dhe jo rezultat i qarkullimit të parave të pista, siç pretendohet nga kritikët. “Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda euro, të flasësh për narko dhe…
Shqipëria ka arritur nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, si rezultat i reformave të ndërmarra, forcimit të Policisë së Shtetit dhe investimeve në siguri. Janë këto të dhënat paraprake të raportit mbi kriminalitetin për 6-mujorin e parë të vitit 2026, të cilat janë publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari thekson se grafiku krahasimor i vrasjeve me dashje nga viti 2005 deri në vitin 2026 dëshmon transformimin e thellë të parametrave të rendit dhe sigurisë në vend. “Nga një mesatare prej 49 vrasjesh me dashje në dekadën 2005–2014,…
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, morën pjesë këtë të premte në prezantimin e programit kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një nismë e qeverisë që synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në zhvillimin e tyre. Gjatë aktivitetit, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e rritjes së aksesit në financim për sipërmarrjet, duke nënvizuar se qeveria synon të fuqizojë këtë sektor, i cili ka një rol kyç në ekonominë shqiptare. “Kredia është rritur për bizneset. Ka pasur më shumë financime në dispozicion. Vetëm 26 për qind e kredisë për biznese shkon për ndërmarrjet…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Uashington me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, në margjinat e ministerialit kushtuar luftës kundër terrorizmit. Gjatë takimit, dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit në rajon. Në një postim në platformën “X”, Hoxha bëri të ditur se i ka përsëritur homologut serb qëndrimin e qartë të Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën. “Ripërsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së…
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”. Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar. Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj. Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti qëndrimet e saj lidhur me 22 kërkesat e depozituara nga mbrojtja e Beqajt. Nga ana tjetër, ish-ministri kundërshtoi pretendimet e akuzës, duke deklaruar se gjatë fazës së hetimeve i janë cenuar të…
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Përmet, pasi dyshohet se kishte përshtatur një ambient të banesës së tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme, ndërsa mbetjet e therjes i shkarkonte në lumin Vjosë, duke ndotur mjedisin. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) Gjirokastër, pas informacioneve se në këtë ambient ushtrohej aktivitet jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit me inicialet A. L., policia konstatoi një ambient të përshtatur si thertore për bagëti…
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”. Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar. Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj.