Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ferit Hoxha takon homologun serb në Uashington: ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

12:46 / July 17, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxhaaa sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Uashington me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, në margjinat e ministerialit kushtuar luftës kundër terrorizmit.

Gjatë takimit, dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit në rajon.

Në një postim në platformën “X”, Hoxha bëri të ditur se i ka përsëritur homologut serb qëndrimin e qartë të Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Ripërsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane”, shkroi Hoxha.

Kryediplomati shqiptar theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme për adresimin e mosmarrëveshjeve.

“Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi”, u shpreh ai.

ferit hoxha Homologun Serb Takon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dhe Ibrahimaj prezantojnë programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme

13:00 / July 17, 2026

Shtyhet për në 11 shtator seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri: M’u shkelën të drejtat procedurale

11:43 / July 17, 2026

Nis seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, për dosjen e “Sterilizimit” ish-ministri paraqitet i shoqëruar nga forcat e sigurisë

10:34 / July 17, 2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria mbetet krah Zelenskyt dhe popullit ukrainas

10:30 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.