Author: tirana

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Filiali”, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj të destinuara për pensione dhe ndihma sociale. Të arrestuarat janë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, shefja e financës, Valbona Doni, dhe arkëtarja Paola Dana. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026, tre zyrtaret dyshohet se kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës për degët e Shijakut dhe Krujës, me qëllim shpërndarjen e…

Read More

Një grua rreth 40 vjeç dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëmbytur pranë Liqenit të Thatë. Sipas informacioneve paraprake nga burime, gruaja kishte shkuar pranë liqenit, ku kishte lënë automjetin dhe sendet e saj personale, ndërsa më pas dyshohet se është vetëmbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Mësohet se pritet të merren në pyetje familjarët e viktimës, ndërsa priten edhe të dhëna zyrtare nga autoritetet.

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve është plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit” në Divjakë, ndërsa një minifurgon që po udhëtonte në drejtim të Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen. Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar…

Read More

Flamur Noka është rizgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, duke siguruar një tjetër mandat katërvjeçar në postin e numrit dy të kësaj force politike. Në garën për këtë post, Noka mori 184 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, u mbështet nga 84 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Edhe gara për postet e tjera drejtuese prodhoi fituesit e rinj. Belind Këlliçi u zgjodh nënkryetar nga strukturat, pasi mposhti Luçiano Boçin me rezultatin 177 me 113 vota. Ndërkohë, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike. Në sekretariatet e partisë u zgjodhën:…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 dhe pritet të jetë më e gjatë se zakonisht. Kjo është edhe seanca e fundit për këtë sezon parlamentar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse opozita do të rikthehet në sallë pas bojkotit të dy seancave të fundit. Rendi i ditës nis me një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë një sërë projektligjesh që lidhen me sektorin e bujqësisë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën dhe mbrojtjen e tokës bujqësore. Në axhendë…

Read More

Dashi Sot ndjeni nevojën të hapni zemrën dhe të flisni hapur për ndjenjat tuaja. Beqarët mund të përjetojnë një surprizë sentimentale nga dikush që nuk e prisnin. Në punë shfaqni vendosmëri dhe idetë tuaja do të vlerësohen. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për pushimin dhe gjumin. Financat kërkojnë planifikim dhe shmangie të shpenzimeve të panevojshme. Demi Ndiheni më të hapur emocionalisht dhe një bisedë e thellë forcon marrëdhënien. Beqarët mund ta shndërrojnë një miqësi në diçka më shumë. Në punë kërkohet bashkëpunim dhe dëgjim i këshillave. Shëndeti kërkon kujdes sidomos në ushqyerje. Financat duan maturi dhe shmangie të vendimeve…

Read More

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta edhe gjatë ditës së sotme, 16 korrik. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen përgjatë zonave malore në veri dhe verilindje, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu në formën e pikave. Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin. Maksimumet do të arrijnë deri në 39°C në Berat, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Në Elbasan dhe Sarandë priten 38°C, ndërsa…

Read More

Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm për reformën territoriale ka nisur me debate mes pozitës dhe opozitës. Bashkëkryetari Arbjan Mazniku, theksoi se axhenda dhe kalendari i punës së komisionit janë propozuar me data dhe afate të përcaktuara, ndërsa theksoi se procesi është penguar me qëllim nga ana e opozitës. Mazniku tha se gjatë këtyre nëntë muajve nga konstituimi i komisionit, opozita ka pasur qasje për shtyrjen e afateve në mënyrë të vijueshme, ndërsa mazhoranca ka qenë e hapur për të akomoduar kërkesat e saj. “Po, axhendën e kemi propozuar ne. Kemi propozuar axhendën dhe kalendarin e punës, me kolona,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë të qytetit të Leicesterit. Viktima është identifikuar nga autoritetet britanike si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami. Sipas policisë, shërbimi i ambulancës East Midlands Ambulance Service njoftoi autoritetet rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi i riu u gjet i shtrirë me plagë të rënda në Compton Road. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, 28-vjeçari nuk mundi të mbijetonte…

Read More

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime abuzive. Verifikimet kanë nisur, ndërsa pushuesit tregojnë se në shumë raste nuk u është dhënë kupon tatimor. Edhe pse çmimi prej 10 eurosh i paguar prej tyre është thuajse dyfish më i lartë se ai i lejuar, për disa prej tyre kjo situatë është konsideruar normale. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, theksoi se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik. Ai paralajmëroi masa administrative për çdo subjekt që shkel rregullat, deri në prishje kontrate në rast përsëritjeje të abuzimeve. Çmimet e shezlloneve në…

Read More

Ka përfunduar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, ku fokusin kryesor e morën reformat në shërbimet financiare dhe marrëveshjet e pensioneve për shqiptarët jashtë vendit. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi propozimin për ndryshime në tre ligje që synojnë mbrojtjen më të mirë të konsumatorit dhe përafrimin e kuadrit ligjor për procesin e negociatave. Ministri i Financave, Petrit Malaj: Kemi propozuar ndryshime në tre ligje që lidhen me shërbimet financiare. Këto ndryshime që ne kemi propozuar janë në kuadër të plotë të harmonizimit të kuadrit ligjor dhe që i shërbejnë negociatave. Do të kemi një mbrojtje më të mirë të…

Read More