DashiNjë ditë që mund t’ju sjellë një shtysë të re për të vepruar dhe për të çuar përpara disa plane personale. Në punë mund të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Një bisedë e ngrohtë mund të afrojë më shumë marrëdhënien tuaj. Mos lejoni që nxitimi t’ju bëjë të humbisni një mundësi të mirë. DemiDisa çështje praktike kërkojnë vëmendjen tuaj, sidomos ato që lidhen me financat apo organizimin e përditshmërisë. Një person i afërt mund t’ju japë një këshillë me vlerë. Në planin sentimental, qetësia dhe mirëkuptimi do të sjellin më shumë harmoni. Një vendim i matur do…
Author: tirana
Këtë të mërkurë, më 15 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Sipas MeteoALB, orët e paradites të vijojnë me intervale të gjata me diell dhe temperatura mjaft të larta ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit shpeshtim të vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Megjithatë vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërisht vlera mjaft të larta duke u luhatur nga…
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç, që bëri ditën e djeshme për Kosovën. Spiropali u shpreh se ‘është e pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.’ “E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar. Zoti e…
Një zjarr i madh shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në Bruksel, në Kullën Oxy, një kompleks banimi në qendër të qytetit, rinovimi i të cilit kishte përfunduar së fundmi. Sipas mediave të huaja, deri tani kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet belge kanë bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit vijon. Një numër ende i pacaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të godinës, në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit. Një zëdhënës i inspektoratit të punës tha se ende…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën “X” duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai theksoi se askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës apo duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjeditë dhe krimet e kryera në rajon. Më tej, Hoxha nënvizoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë kërkon përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me…
Fakti që samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë po shihet jo vetëm si një ndryshim i vendit pritës, por edhe si një tregues i rëndësisë strategjike që NATO i kushton Ballkanit dhe krahut të tij juglindor, raportoi Anadolu Ajance. Pritja e samitit nga Shqipëria shihet si një hap simbolik që synon forcimin e angazhimit politik dhe ushtarak të aleancës me rajonin. Agjensia turke thekson gjithashtu se Shqipëria është një lidhje kritike në strategjinë e sigurisë së NATO-s në Ballkan. Vendndodhja e saj në bregdetin e Adriatikut, roli që luan në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe politika pro-perëndimore që…
Teksa Shqipëria po zhvillon Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur të paraqesë situatën në vend me akuza të forta në një forum ndërkombëtar të qendrës së djathtë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, Berisha deklaroi se “narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh”, duke shtuar se në Shqipëri nuk zhvillohen më zgjedhje të lira, por vetëm “farsa elektorale”. Deklaratat u mbajtën përpara përfaqësuesve të partive të qendrës së djathtë nga vende të ndryshme të…
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar për ndjekje penale nga drejtuesit e Postës Shqiptare, pas një kontrolli të ushtruar në filial, ku u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve. Në një njoftim zyrtar, Posta Shqiptare bëri të ditur se gjatë kontrollit janë evidentuar shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Pas verifikimeve janë marrë masa të menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe rasti është referuar në Prokurori përmes një kallëzimi penal. Sipas burimeve, dyshohet për një abuzim financiar që arrin në rreth 3 milionë euro.…
Vijojnë masat në terren dhe hetimet për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin apo tentojnë të ndezin zjarre, duke dëmtuar sipërfaqe toke, bimësinë, pemëtarinë, pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, të dyshuar si autorë të 3 zjarrvënieve në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të muajit korrik 2026, janë arrestuar/ proceduar 29 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve. Si rezultat i hetimeve të shpejta…
Europa Perëndimore po përballet me një tjetër valë të fortë të të nxehtit, me temperatura rekord, thatësirë të zgjatur dhe rritje të numrit të zjarreve në disa vende Në Itali, sot katër qytete janë në alarm të kuq për temperaturat e larta, ndërsa 11 të tjera në alarm portokalli. Nesër situata pritet të rëndohet më tej, me shtatë qytete në nivelin maksimal të alarmit: Torino, Brescia, Bolonja, Firence, Perugia, Roma dhe Frosinone, ndërsa tetë të tjera do të jenë në alarm portokalli. Masa e ajrit përvëlues me origjinë afrikane do të sjellë gjatë kësaj jave temperaturat më të larta të…
Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, udhëton sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Sipas agjendës, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian do të nisë në orën 19:00, ndërsa në orën 20:00 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp. Gjatë konferencës pritet të zyrtarizohet mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25-Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26-Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31-Marrëdhëniet me Jashtë. Ky zhvillim përbën një…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në paradën ushtarake të zhvilluar në Paris me rastin e Festës Kombëtare të Francës, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë ceremonisë në bulevardin Champs-Élysées u valëvit edhe flamuri shqiptar. Kreu i qeverisë ndau pamje nga parada në rrjetet e tij sociale. Një ditë më parë, Rama mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, ku riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si edhe në koordinim me aleatët dhe partnerët euroatlantikë. Pas…