Author: tirana

Të martën në mbrëmje, Franca dhe Spanja do të masin forcat në një nga sfidat më të mëdha të Kupës së Botës 2026. Dy kombëtaret, të cilat kanë treguar formë të jashtëzakonshme gjatë turneut, synojnë një vend në finalen e madhe. “Gjelat” dhe “La Roja” pritet të zbresin në fushë me të gjithë yjet e tyre. Franca merr lajme pozitive për rikthimin e Aurelien Tchouamenit, ndërsa dëmtimet e Kylian Mbappes dhe Manu Kones nuk konsiderohen serioze dhe të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion që nga minuta e parë. Në kampin spanjoll, mesfushori Pedri pritet të rikthehet në formacionin…

Read More

Ish-i dashuri i Aurora Tilës ka pranuar se ishte ai që shkaktoi vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, duke e hedhur nga ballkoni i një pallati në Piacenza më 25 tetor 2024. Gjatë procesit në Gjykatën e Apelit, i riu, i cili në shkallën e parë ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Mitur, ndryshoi versionin e tij të mëparshëm, pranoi përgjegjësinë për ngjarjen dhe kërkoi falje për veprimin, si edhe për faktin se kishte pritur kaq gjatë për ta bërë këtë. “Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Megjithatë, shpresojmë që gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së…

Read More

Rusia ka vijuar sulmet ndaj Ukrainës edhe gjatë natës, duke lëshuar një valë raketash balistike dhe dronësh drejt Kievit dhe qyteteve të tjera. Sulmet vijnë në një moment kur në Paris u mblodh Koalicioni i të Vullnetshmëve, ku një ditë më parë u formua edhe “Koalicioni kundër raketave balistike”, me synimin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës. Sipas mediave të huaja, në Kiev u dëgjuan shpërthime të shumta dhe u raportuan zjarre, veçanërisht në jug të kryeqytetit. Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit (KCMA) bëri të ditur se sulmet shkaktuan zjarre në lagjet Holosiivskyi dhe Darnytskyi. Më vonë, kryebashkiaku i…

Read More

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në Himarë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht për pastrimin e territorit nga barishtet dhe bimësia. Megjithatë, për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit që regjistrohet në këtë zonë gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, zjarri i rënë mbrëmjen e së hënës në zonën e Llamanit, në Himarë, është…

Read More

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet e Jashtme”, fusha në të cilat Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian. Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp, ku pritet të prezantohet ecuria më e fundit e procesit të…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate dhe bëri të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave. “Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për…

Read More

Shkodra vijon të tërheqë një numër të madh turistësh gjatë sezonit veror, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën e gjallë në qytetin verior. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se prania e shumtë e vizitorëve është tashmë pjesë e përditshmërisë së Shkodrës. “Dhe me këtë mëngjes të zakonshëm tashmë për Shkodrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga qendra historike e qytetit. Në fotografi shihen dhjetëra turistë që vizitojnë rrugicat karakteristike, monumentet kulturore dhe hapësirat më të njohura të Shkodrës.

Read More

Këtë të martë, më 14 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike përgjithësiht të qëndrueshme, duke bërë që orët e paradites të vijojnë me intervale të gjata me diell dhe temperatura mjaft të larta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit shpeshtim të vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Megjithatë sipas MeteoALB, vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërisht vlera mjaft të larta…

Read More

DashiNjë ditë me shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur. Besoni te forca dhe vendosmëria juaj. Një hap i guximshëm mund t’ju sjellë rezultate pozitive. Shmangni nxitimin në vendimet e rëndësishme. Një surprizë e vogël mund t’ju ndryshojë humorin. DemiStabiliteti dhe durimi do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet. Në dashuri mund të përjetoni momente të ngrohta. Kujdesuni më shumë për veten dhe nevojat tuaja. Një çështje financiare mund të marrë drejtimin e duhur. Ruani qetësinë dhe vazhdoni me besim. Një person i afërt mund t’ju japë një këshillë të vlefshme. BinjakëtKomunikimi do…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës. Dokushi ishte shkarkuar më herët me urdhër të Anuela Ristanit, ndërsa urdhrat e rinj janë protokolluar tashmë në Bashkinë e Tiranës. Vendimi vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit shpalli absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve të tij financiare. Sipas arsyetimit të gjykatës, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë…

Read More

Prej afro shtatë orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar në tragetin e linjës Durrës–Bari për shkak të një defekti teknik. Trageti mbërriti sipas orarit në portin e Barit, rreth orës 08:00 të mëngjesit, por automjetet dhe kamionët nuk kanë mundur të zbresin pasi është prishur rampa e brendshme e tragetit. Situata ka shkaktuar pakënaqësi te pasagjerët, të cilët nuk mund të largohen pa mjetet e tyre, duke qëndruar ende në bord. Sipas informacioneve paraprake, problemi pritet të zgjasë edhe për disa orë, pasi po pritet mbërritja e teknikëve nga Napoli për të riparuar defektin dhe për të…

Read More

Vlerësime, afate dhe rekomandime. KQZ mori notë kaluese nga Parlamenti për zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se falë konsensusit politik, KQZ ka arritur kulmin profesional. “KQZ gjithmonë e më shumë profesionale në zgjedhje, kyç, i ndërtuar me konsensus. Provat janë dhënë, te zgjedhjet e kaluara, si në zgjedhjet kryesore dhe lokale. Në raportet e ODIHR thuhet një fjalë. Zgjedhjet në Shqipëri administrohen në mënyrë profesionale. Kaq mjafton. KQZ ka treguar integritet, administrim profesional”, tha Gjiknuri. I akuzuar nga opozita për manipulim zgjedhor përmes teknologjisë apo postës, si në rastin e…

Read More