Prej afro shtatë orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar në tragetin e linjës Durrës–Bari për shkak të një defekti teknik.
Trageti mbërriti sipas orarit në portin e Barit, rreth orës 08:00 të mëngjesit, por automjetet dhe kamionët nuk kanë mundur të zbresin pasi është prishur rampa e brendshme e tragetit.
Situata ka shkaktuar pakënaqësi te pasagjerët, të cilët nuk mund të largohen pa mjetet e tyre, duke qëndruar ende në bord.
Sipas informacioneve paraprake, problemi pritet të zgjasë edhe për disa orë, pasi po pritet mbërritja e teknikëve nga Napoli për të riparuar defektin dhe për të mundësuar zbarkimin e automjeteve.
