Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj firmos rikthimin e Alban Dokushit në detyrën e sekretarit të përgjithshëm Bashkia Tiranë, pasi u shkarkua me urdhër të Ristanit/ Zbatohet vendimi i formës së prerë i Gjykatës

16:14 / July 13, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1780472120 albandokushi sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Dokushi ishte shkarkuar më herët me urdhër të Anuela Ristanit, ndërsa urdhrat e rinj janë protokolluar tashmë në Bashkinë e Tiranës.

Vendimi vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit shpalli absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve të tij financiare.

Sipas arsyetimit të gjykatës, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike dhe nuk kanë hyrë në fuqi.

Gjykata thekson gjithashtu se aktet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk mund të korrigjohen apo të legjitimohen më pas nga organi që i ka nxjerrë, duke e bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimit për rikthimin e Dokushit në detyrë.

firmos rikthimin sekretari i pergjithshem veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohen për 7 orë pasagjerët në tragetin Durrës-Bari, defekti teknik paralizon zbarkimin në portin e Barit

15:49 / July 13, 2026

Reforma zgjedhore, PS: Të zgjatet afati/ Maxhoranca ftesë PD: Votim elektronik në të gjithë vendin

15:46 / July 13, 2026

Dosja e ndarë nga Ilir Meta/ SPAK kërkon dënime për Pirro Xhixhon, Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, kërkohet edhe konfiskimi i vilës

13:43 / July 13, 2026

Sulmi digjital, 15 denoncime/ Policia ka identifikuar mbi 200 persona të përfshirë

12:57 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.