Author: tirana

Autoritetet franceze arrestuan 141 persona gjatë natës në Paris dhe zonat përreth, pas incidenteve që shoqëruan gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës, e fituar nga spanjollët me rezultatin 2-0. Sipas Prefekturës së Policisë së Parisit, shumica e arrestimeve lidhen me përdorimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të forcave të rendit dhe shërbimeve të emergjencës. Pavarësisht tensioneve që u regjistruan pas ndeshjes, autoritetet konfirmuan se nuk pati persona të plagosur rëndë gjatë incidenteve. Humbja ndaj Spanjës i dha fund ëndrrës së Francës për të arritur një tjetër finale të Kupës së Botës, ndërsa festimet e…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen e vrasjes së Martin Canit, duke konfirmuar dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn. Më 9 dhjetor 2025, Gjykata e Tiranës e shpalli Përlleshajn fajtor për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit dhe vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, të mbetur në tentativë, ndaj një tjetër të mituri që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes. Për vrasjen e Martin Canit, ai u dënua me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër me 10 vite burg.…

Read More

Shtëpia e yllit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka qenë objekt i një tentative grabitjeje në Esplugues de Llobregat, qytetin ku ai banon në Katalonjë. Sipas të përditshmes “La Vanguardia”, hajdutët tentuan të hynin në banesë, por plani i tyre dështoi pasi rojet private të futbollistit konstatuan lëvizjet e dyshimta përmes kamerave të sigurisë, duke i detyruar autorët të largoheshin pa arritur të hynin në shtëpi. Po në të njëjtën zonë, gjatë mëngjesit u raportuan edhe dy grabitje në banesa të tjera. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse autorët janë të njëjtët që tentuan të grabisnin shtëpinë e…

Read More

Kreu i SPAK, Klodian Braho, refuzoi të komentojë situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk jep deklarata për çështje konkrete që janë në proces hetimi ose gjykimi. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjes së deputetes Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Berisha është nën masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori. “Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në…

Read More

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi zgjedhor mbetet një nga shqetësimet kryesore të Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se çdo akuzë duhet të mbështetet në prova konkrete dhe jo në perceptime. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho bëri të ditur se SPAK ka regjistruar 46 procedime penale për parregullsi të dyshuara gjatë zgjedhjeve të fundit. “Për krimin zgjedhor kemi folur edhe më parë, është një fenomen që neve na shqetëson si prokurori dhe nuk pajtohemi me të. Ka nisur para shumë kohësh. Ajo që duhet të kuptoni është se duhen prova, ndryshe…

Read More

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files”, pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal që ndodhet në proces hetimi. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho theksoi se SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave dhe u bëri thirrje të gjithë personave që disponojnë fakte t’i depozitojnë ato pranë institucionit. “Nuk flas në lidhje me këtë çështje, sepse është një kallëzim penal konkret. Kush ka prova për cilindo, është i ftuar t’i depozitojë në SPAK. Askush nuk është imun ndaj veprimeve procedurale të SPAK dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë me momentet kryesore nga vizita e tij në Bruksel, ku u zhvillua Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, gjatë së cilës u mbyllën tre kapituj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Videoja nis me një bisedë informale mes Ramës dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar. Kryeministri pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse ekziston mundësia që të mbyllen më shumë se tre kapituj në të njëjtën kohë. “Mund të bëhen më shumë se 3?”, pyet Rama, ndërsa Dhuka shpjegon se zakonisht preferohet mbyllja e kapitujve në grupe prej tre, pasi ky format e bën…

Read More

Maturantët kanë mbyllur provimet dhe tashmë shumë prej tyre presin të aplikojnë për në universitet. Portali U-Albania është hapur dhe ata mund të verifikojnë të dhënat personale. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar i këshillon të shfrytëzojnë kohën dhe të informohen për degët e pëlqyera. “Do t’i këshilloj maturantët që të futen në portal dhe të ballafaqojnë të dhënat në dokumente me ato në portal dhe, nëse kanë pasaktësi, ata duhet të drejtohen ose gjimnazit, ose QSHA-së për të bërë korrigjimet përkatëse para fillimit të procesit, se më pas është e pamundur. Ta shfrytëzojnë këtë kohë edhe për të marrë informacionet…

Read More

Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, është liruar këtë të mërkurë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Emri i saj u bë i njohur në fillim të vitit 2023, kur u arrestua nën akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa ku punonte si pastruese prej disa vitesh. Hetimet zbuluan se në këtë çështje ishin përfshirë shuma edhe më të mëdha parash. Gjatë kontrollit në banesën e Dobit, policia sekuestroi 404 mijë…

Read More

Nga Ylli Manjani shtë bërë modë një tezë që përsëritet me një lloj kënaqësie revolucionare: SPAK paska trembur paranë. Madje, disa komentues publikë dhe gazetarë online e shpallin këtë si një sukses në vetvete. Sipas tyre, fakti që “paraja ka frikë” është lajm i mirë. Madje shtojnë edhe atë “mirë t’u bëhet” bizneseve. Ky është një nga ato raste kur ekzaltimi zë vendin e arsyes. Jetojmë në një kohë revolucionesh të përditshme, ku gjithçka matet me entuziazmin e militantit apo të budallait të radhës dhe jo me pasojën e fenomenit. Por mjafton të mendosh seriozisht për një minutë: nëse paraja…

Read More

Këtë të mërkurë nis zbatimi i amnistisë penale. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më 30 qershor nga presidenti Bajram Begaj, tashmë ka hyrë në fuqi. Në total përfitojnë 1335 të dënuar në Shqipëri, nga të cilët 541 lirohen menjëherë. Gjashtë prej tyre, nga burgu 303 dhe 313, ndërsa të tjerët nëpër rrethe. Tirana – 6 të liruar Lushnja – 127 të liruar Fieri – 104 të liruar Reçi – 101 të liruar Rrogozhina – 94 të liruar Korça – 60 të liruar Nga kjo amnisti penale u përjashtuan të gjithë subjektet e SPAK, të…

Read More

Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj Iranit “do të vazhdojnë derisa unë të them se është mjaft”. Në një intervistë të transmetuar në Fox News, Trump këmbënguli edhe një herë se kapaciteti ushtarak i Teheranit ishte “degraduar”, por pranoi se “ata ende kanë pak betejë të mbetur”. Presidenti amerikan tha se sulmet do të vazhdojnë të martën, duke shtuar se sulme të tjera mund të nisin javën e ardhshme. Kjo vjen ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se kishte rivendosur bllokadën detare mbi portet iraniane. Ajo konfirmoi se bllokada amerikane do të rifillonte nga ora 21:00 sipas kohës…

Read More