Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë me momentet kryesore nga vizita e tij në Bruksel, ku u zhvillua Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, gjatë së cilës u mbyllën tre kapituj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Videoja nis me një bisedë informale mes Ramës dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar. Kryeministri pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse ekziston mundësia që të mbyllen më shumë se tre kapituj në të njëjtën kohë.

“Mund të bëhen më shumë se 3?”, pyet Rama, ndërsa Dhuka shpjegon se zakonisht preferohet mbyllja e kapitujve në grupe prej tre, pasi ky format e bën më të lehtë diskutimin dhe dakordësimin me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Në bisedë ndërhyn edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili thekson se kjo ishte hera e parë në dy dekada që zhvillohen katër tryeza ndërqeveritare brenda së njëjtës ditë.

“Ky është takimi i fundit i llojit. Që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen katër në një ditë”, shprehet Hoxha, ndërsa Majlinda Dhuka shton se një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 2002.

Videokartolina përfshin edhe momente më informale, ku Rama bën batuta me delegacionin teksa i drejtohen sallës së konferencës.

“Hajde, photo, important, important stuff, photo”, dëgjohet të thotë kryeministri me humor.

Pamjet pasqyrojnë gjithashtu takimet e Ramës me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministrin irlandez për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, si dhe momente nga Konferenca e IX Ndërqeveritare dhe deklaratat e tij për mediat pas përfundimit të saj.

Tre kapitujt e mbyllur gjatë konferencës janë:

  • Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor;
  • Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura;
  • Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Bruksel prapaskenat publikon Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 2026

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 2026

Aplikimet për në universitete/ Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave

11:15 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.