Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar nga parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada. Përmes një postimi në platformën sociale “X”, Rama i uroi suksese homologut të tij në detyrën e re, duke vlerësuar sfidat me të cilat përballet Ukraina dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Kievit. “Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj suksese të plota në këtë detyrë të rëndësishme, teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej periudhave më të…
Author: tirana
Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në brigjet e Vlorës, ku 11 emigrantë u nxorën të sigurt nga deti pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin rrezikonte të fundosej. Policia Kufitare bëri të ditur se mori njoftim për një mjet të vogël lundrues në vështirësi, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë. Menjëherë drejt zonës u nisën dy mjete lundruese tip gomone të Policisë Kufitare, të cilat lokalizuan mjetin dhe realizuan shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Emigrantët u transportuan në tokë dhe aktualisht ndodhen në ambientet…
Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përshkallëzohet me ritme të shpejta, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar shifrën e 2 mijë personave. Sipas një raporti të publikuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, deri tani janë regjistruar 2,124 raste të konfirmuara në laborator, ndërsa virusi ka shkaktuar 828 viktima që prej shpalljes së epidemisë më 15 maj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të sëmundjes. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se kjo epidemi po ecën me ritme më të larta se shpërthimet e mëparshme të virusit në vend. Sipas…
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit për të gjashtën natë radhazi, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se operacionet kishin si objektiv dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane dhe u zhvilluan në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Sipas ushtrisë amerikane, avionë luftarakë, dronë dhe mjete detare goditën pozicione të mbrojtjes ajrore, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare, infrastrukturë logjistike ushtarake dhe objektiva detare. Po ashtu, marinsat amerikanë hipën në një cisternë nafte në Gjirin e Omanit, ndërsa tre anije tregtare u detyruan të ndryshonin kurs pasi tentuan të…
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u lini shumë kohë atyre. Shijojeni këtë moment. DemiDo të kesh sukses vetëm nëse je në gjendje të punosh në mënyrë konstruktive me vlerat tradicionale dhe strukturën që është tashmë në vend. Nëse përpiqesh t’u rezistosh konstrukteve aktuale, atëherë do ta gjesh veten duke punuar kundër rrymës me shumë vështirësi. BinjakëtForca juaj fizike është në kulmin e saj, duke ju dhënë qëndrueshmëri të madhe në vendin e punës. Vetëm sigurohuni që kjo energji të mos shpërdorohet në debate me njerëz të tjerë.…
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet edhe ditën e sotme, më 17 korrik, nën ndikimin e motit të nxehtë. Në orët e paradites vendi do të dominohet nga intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura mjaft të larta, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të territorit. Më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat e thella të Juglindjes duke gjeneruar rrebeshe tëizoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 20°C vlera më e ulët deri në 42°C vlera më…
Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa gjatë votimeve ra në sy qëndrimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili nuk votoi në një linjë me mazhorancën për dy prej nismave. Ndërkohë, opozita nuk mori pjesë në votime, pasi bojkotoi seancën plenare. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, 1 abstenim dhe 1 votë kundër. Erion Braçe abstenoi, ndërsa kundër votoi deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Projektligji “Për censin e bujqësisë” u miratua me 77 vota pro dhe 1 votë kundër, e cila ishte sërish e Erald Kaprit.…
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës. Sipas Policisë, një person 32-vjeç ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore. Vëllai i të plagosurit A. K., 41 vjeç, dyshohet se ka marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe është nisur në këmbë drejt autorit të dyshuar me qëllim hakmarrjeje. Shërbimet e Policisë, të informuara gjatë rrugës për lëvizjet e 41-vjeçarit, kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një përplasje të mundshme me pasoja të rënda. Gjatë ndërhyrjes së…
Procesi i aplikimit për përfitimin e kompensimit prej 10% përmes autofaturës ka ngjallur interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare deri më 14 korrik 2026, janë dorëzuar 686 aplikime online nga fermerë të regjistruar, ndërsa vlera totale e kompensimit të kërkuar ka arritur në rreth 1.85 milionë euro. Shifrat tregojnë angazhimin e prodhuesve bujqësorë për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse, e cila synon të lehtësojë kostot e prodhimit dhe të mbështesë aktivitetin e tyre ekonomik. Autoritetet rikujtojnë se aplikimi kryhet në mënyrë elektronike përmes platformës e-Filing dhe u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti “Smart City” është përgjigjja sistemike e qeverisë ndaj vrasjes tragjike të nxënësit Martin Cani, ngjarje që, sipas tij, tronditi mbarë vendin dhe nuk duhet të harrohet. Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se sistemi i ri teknologjik synon ta çojë parandalimin e krimit në një nivel tjetër, duke rritur sigurinë e fëmijëve dhe duke parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. “Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi në shkollën ‘Fan Noli’, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë psikologjike me versionet e ndryshme të ngjarjes, me…
Projekti kombëtar “Smart City” është prezantuar në prani të kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Gjatë prezantimit, ministrja Kumbaro theksoi se siguria në shkolla dhe krijimi i një mjedisi ku çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i barabartë dhe i mbështetur për të mësuar e zhvilluar mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit. Sipas saj, projekti “Smart City” synon të ndërtojë një sistem inteligjent sigurie që fokusohet te parandalimi i problematikave, duke krijuar mekanizma që identifikojnë dhe adresojnë situatat problematike përpara se ato të shndërrohen në incidente. “Me projektin ‘Smart…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të transformojë mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe një sistem të integruar monitorimi në kohë reale për të parandaluar ngjarjet kriminale. Gjatë prezantimit të Qendrës së Komandës dhe Kontrollit të projektit, Rama tha se teknologjia e re do ta bëjë shumë më të vështirë për autorët e krimeve të fshehin gjurmët e tyre. “Historia e makinave që përdoren për të kryer krime dhe më pas gjenden të djegura nuk do të ndodhë më”, u shpreh kryeministri. Sipas tij, sistemi do të jetë në gjendje…