Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 20266 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të transformojë mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe një sistem të integruar monitorimi në kohë reale për të parandaluar ngjarjet kriminale.

Gjatë prezantimit të Qendrës së Komandës dhe Kontrollit të projektit, Rama tha se teknologjia e re do ta bëjë shumë më të vështirë për autorët e krimeve të fshehin gjurmët e tyre.

“Historia e makinave që përdoren për të kryer krime dhe më pas gjenden të djegura nuk do të ndodhë më”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, sistemi do të jetë në gjendje të identifikojë në kohë reale automjete të dyshuara, persona në kërkim dhe situata me rrezik potencial, duke ndihmuar policinë të ndërhyjë përpara se të ndodhin ngjarje kriminale.

Rama shtoi se teknologjia do të sinjalizojë edhe raste të tjera, si nxjerrja e një arme të ftohtë në ambiente publike, duke rritur ndjeshëm kapacitetet parandaluese të Policisë së Shtetit dhe duke forcuar sigurinë publike në vend.

“I gjithë projekti është i ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojw në kohë reale për rrezikun. Jo, siç e tha ministrja, thjesht të ruaj një informacion që pastaj duhet marrë duke hapur sistemin e duke nxjerrë informacionin kur fakti ka ndodhur.

Për të thënë një nga detajet, nëse një thikë del nga xhepi në cilindo vend publik, jo vetëm në shkolla, por dhe në rrugë, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit. Mund të jetë krejtësisht, e parrezikshme, por mund të jetë dhe e rrezikshme.

Nëse një person në kërkim sot është një person që ka shumë mundësi të fshihet gjatë procesit të kërkimit, sistemi e bën pothuajse të pamundur që në momentin e reagimit, Policia të mos dijë se nga të drejtohet.

Historia e makinave që kryejnë akte kriminale dhe pastaj gjenden të djegura në një pozicion disa kilometra nga vendngjarja, nuk mund të ndodhi më, për shkak se sistemi e sheh makinën përpara se sa makina të ndalet dhe informon se ku gjendet makina.

Po kështu historia e dhimbshme, sado që ne e kemi përmirësuar procesin, por procesi vazhdon të ketë dhimbjet e veta, e ndalimit të automjeteve në rrugë për kontrolle që pastaj shoqërohen edhe me shkëmbime indulgjencash mes policit dhe drejtuesit të automjetit, nuk ndodh më, për shkak se sistemi informon menjëherë qendrën kur një makinë që nuk ka paguar detyrimet del nga parkimi dhe futet në rrugë dhe thotë: “e ke në filan vend”.

Pra, kjo e kombinuar edhe me një element tjetër që tani po punohet për t’u plotësuar, që kamerat e trupit do të jenë të lidhura me qendrën dhe do të jetë krejtësisht e pamundur që me kamerat e trupit të bëhen lodra, të tipit: “isha deri këtu”, “shkova deri aty”, do të bëjë që edhe i problemi tjetër i raportit etik mes punonjësit të policisë dhe një qytetari në automjet apo në rrugë të adresohet në mënyrë sistemike. Jo se nuk do të ndodhi më asgjë, se kjo gjë nuk është realizuar askund që të mos ndodhi më asgjë, por niveli i parandalimit do të rritet në mënyrë eksponenciale, niveli i rreziqeve do të ulet në mënyrë eksponenciale dhe zbulueshmëria e shkeljeve do të rritet po ashtu në mënyrë eksponenciale.

Në mbyllje, dua ta rimarr aty ku e nisa. Kemi pasur një vëmendje të shtuar edhe falë angazhimit të punonjësve të sigurisë në shkolla, edhe falë angazhimit të Policisë së Shtetit edhe falë angazhimit të drejtuesve të shkollave edhe falë angazhimit të këshillave të prindërve, që, për hir të vërtetës, nga trupa amorfe dikur janë bërë gjithmonë e më të rëndësishme, sepse vëmendja e prindërve është gjithmonë e më e shtuar, por ka qenë një punë e stërmundueshme për të mos lejuar, për të parandaluar, për të pamundësuar ngjarje ekstreme dhe për fat të mirë, kemi pasur vetëm një ngjarje tjetër që ka ndodhur, dhe ajo jashtë oborrit të shkollës, por stërmundimi është i atillë që rezultatin, sidoqoftë, nuk e bën plotësisht të kënaqshëm, sado që mundohesh.

Kështu që, për më tepër sot, kur jemi në kohën e armikut të fëmijëve, e rrugaçit më të rrezikshëm të lagjes, që është algoritmi në xhepat apo në çantat e adoleshentëve apo dhe të të miturve, ky sistem do të na japi krah dhe ky sistem do të jetë i fokusuar shumë edhe tek ndërveprimi me prindërit.
Ministrja e Arsimit do të ndërtojë një protokoll të posaçëm për të informuar prindërit përmes sistemit të tyre të këshillave, ka dhe një këshill të përgjithshëm. Shoh këtu dhe një nga qytetarët më të angazhuar që unë kam njohur në detyrë dhe që drejton Këshillin e Prindërve, për t’i mbajtur prindërit të informuar, jo në mënyrë specifike për fëmijën e tyre, por për mënyrën se si sistemi po ecën dhe për të marrë prej prindërve reagime, apo këshilla, apo kërkesa, për ta përmirësuar apo për ta rritur edhe më shumë vigjilencën e sistemit. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë. Prindërit duhet të ndjehen shumë të qetë dhe për këtë, duhet të jenë vazhdimisht të informuar.

Dua të falënderoj edhe unë të gjithë ata që e mundësuan ardhjen deri këtu të këtij procesi dhe me ndihmën e Zotit dhe falë punës së palodhur të atyre që po e bëjnë këtë projekt realitet, shpresojmë që në 12 muajt e ardhshme e gjithë Shqipëria të jetë live, në sensin e monitorimit të territorit, në funksion të një menaxhimi super inteligjent të sigurisë publike, të rendit dhe të qetësisë publike dhe për t’i dhënë qytetarëve një armë të jashtëzakonshme që deri sot nuk e kanë pasur, pasi do të punojmë edhe për të ndërthur atë që dikur ishte Komisariati Dixhital, me sistemin. Pra, do punojmë që qytetarët të kenë një inboks të tyre në sistem dhe sistemi të bëjë verifikimin në kohë reale të shqetësimeve të tyre; për një parkim të paligjshëm, për një ndërhyrje të paligjshme e të tjerë, e të tjerë. Sigurisht, në akset kryesore, në zonat strategjike komunitare dhe kudo ku interesi publik do të jetë aq i lartë sa ne të vendosim sistemin në shërbim të tij. “, u shpreh Rama.

inteligjenca artificiale Rama Smart City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.