Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

shtë bërë modë një tezë që përsëritet me një lloj kënaqësie revolucionare: SPAK paska trembur paranë. Madje, disa komentues publikë dhe gazetarë online e shpallin këtë si një sukses në vetvete. Sipas tyre, fakti që “paraja ka frikë” është lajm i mirë. Madje shtojnë edhe atë “mirë t’u bëhet” bizneseve.

Ky është një nga ato raste kur ekzaltimi zë vendin e arsyes.

Jetojmë në një kohë revolucionesh të përditshme, ku gjithçka matet me entuziazmin e militantit apo të budallait të radhës dhe jo me pasojën e fenomenit. Por mjafton të mendosh seriozisht për një minutë: nëse paraja trembet, kjo nuk është fitore. Është simptomë e rëndë ekonomike dhe sociale.

Paraja është gjaku i ekonomisë. Kur ajo nuk qarkullon, nuk vuan vetëm ai që e zotëron. Vuajnë punëtorët, furnitorët, tregtia, investimet, pagat dhe në fund vetë shteti. E vujanë këtë pasojë edhe vetë të ekzaltuarit e SPAK-ut. Nuk ka ekonomi që zhvillohet duke u krenuar se kapitali ka hyrë në bunker.

Detyra e një shteti serioz nuk është të rrijë e të mallkojë ata që kanë para, as të ngrejë në piedestal Republikën e Prokurorëve. Ca më keq akoma të bësh spin-in e ndonjë rryme brenda SPAK që jeton me “lavdinë” e të bërit rrup-sup!!!

Detyra e SPAK dhe e drejtësisë është të garantojë që paraja e ligjshme të qarkullojë lirshëm, të investohet, të krijojë vende pune dhe të prodhojë mirëqenie. Krimi duhet ndëshkuar, padyshim. Pasuria e paligjshme duhet goditur. Por ekonomia nuk mund të trajtohet si armik. Nuk mund të jetë qëllim legjitim i prokurorëve dhe gjykatëve bllokimi i ekonomisë!

Madje, dua t’u kujtoj të ekzaltuarve një fakt që duket se e kanë harruar. Një nga argumentet kryesore me të cilat u kërkua dhe u mbështet krijimi i SPAK ishte pikërisht se lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të rriste besimin, do të nxiste investimet dhe do të zhvillonte ekonominë. Ky ishte premtimi dhe qëllimi.

Nëse sot na thuhet me krenari se SPAK ka bllokuar paranë, atëherë po na thuhet se ka prodhuar të kundërtën e qëllimit për të cilin u krijua. Kjo nuk është arsye për duartrokitje, por për reflektim, nëse është e vërtetë kjo tezë.

Por a është e vërtetë kjo?

Statistikisht është shumë e vështirë ta besosh. Përtej disa absurditeteve ligjore, ku shqiptari mund të ndiqet penalisht në Shqipëri për llogari të një shteti tjetër, është e pamundur të mendosh se një numër relativisht i vogël njerëzish të vendosur në arrest, dhe një numër edhe më i vogël të dënuarish realisht, paskan paralizuar gjithë qarkullimin e parasë në vend.

E kuptoj humorin sezonal të pronarëve të beach bar-eve, të cilët pothuajse çdo verë ankohen se “kjo është vera më e dobët”. Është një refren i njohur. Por nuk është statistikë ekonomike.

Mjafton të kalosh qoftë edhe një ditë në bregdet për të parë plazhe plot, lokale plot, restorante me pritje dhe trafik të rënduar. Madje, paradoksi është se edhe lokalet e njerëzve që janë arrestuar vazhdojnë të jenë plot. Nuk duket ndonjë ekonomi e futur në panik.

Pra, teza nuk mbështetet as nga realiteti.

Dhe pikërisht kjo e bën më problematik ekzaltimin. Sepse kur propaganda fillon të festojë një dëm ekonomik që as nuk ekziston, atëherë nuk kemi më analizë, por militantizëm.

I kuptoj guerrilasit e flamingove në rrjete sociale. Ata kanë nevojë për revolucione të përditshme, për emra dhe bisnese që ti shajnë, për të justifikuar budallëkun ku janë zhytur. Por nuk arrij të kuptoj gëzimin me idenë se po falimenton biznesi prej SPAK-ut.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të ishte lajm shumë i keq për Shqipërinë.

Dhe nëse nuk është e vërtetë, siç duket se nuk është, atëherë është edhe më keq ta shesësh si sukses.

Sepse nuk i bën mirë ekonomisë. Nuk i bën mirë klimës së investimeve. Dhe, në fund të fundit, nuk i bën mirë as vetë SPAK-ut. Një institucion drejtësie nuk ka pse të identifikohet me idenë se misioni i tij është të trembë paranë. Misioni i tij është të trembë krimin, jo ekonominë.

ekzaltimi ide spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

20:19 / July 13, 2026

Dosja e ndarë nga Ilir Meta/ SPAK kërkon dënime për Pirro Xhixhon, Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, kërkohet edhe konfiskimi i vilës

13:43 / July 13, 2026

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

10:44 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.