Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 55 1 1024x616 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files”, pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal që ndodhet në proces hetimi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho theksoi se SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave dhe u bëri thirrje të gjithë personave që disponojnë fakte t’i depozitojnë ato pranë institucionit.

“Nuk flas në lidhje me këtë çështje, sepse është një kallëzim penal konkret. Kush ka prova për cilindo, është i ftuar t’i depozitojë në SPAK. Askush nuk është imun ndaj veprimeve procedurale të SPAK dhe këtë e them me bindje. Kushti është nevoja hetimore dhe prova për kryerjen e një vepre penale”, deklaroi Braho.

Duke folur për luftën kundër pastrimit të parave, kreu i SPAK e cilësoi atë një nga prioritetet kryesore të institucionit, duke theksuar se kjo veprimtari kriminale dëmton ekonominë e ndershme dhe ushqen korrupsionin.

“Pastrimi i parave është një veprimtari kriminale prioritare e SPAK-ut. Pastrimi i parasë dëmton ekonominë e ndershme dhe një sërë elementesh negative. Ky produkt është edhe në funksion të korrupsionit”, u shpreh ai.

I pyetur për zhvlerësimin e euros, Braho sqaroi se kjo nuk është një çështje që lidhet me kompetencat e Prokurorisë së Posaçme.

“Për euron, nuk ka lidhje kjo pyetje me SPAK”, tha ai.

Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Braho u shpreh se institucioni ka nevojë jo vetëm për më shumë hetues, por edhe për zgjerim të funksioneve.

“BKH-së nuk i duhen vetëm më shumë hetues, por shtim të funksioneve të institucionit. Në vijim mund të ketë shtim të zyrave, por për momentin jo. Për konfiskimet, SPAK-u nuk ka kompetenca që të jetë palë pjesëmarrëse në fazën e ekzekutimit të veprave penale”, përfundoi kreu i SPAK.

albanian files braho spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

16:00 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.