Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pse Ilir Meta qëndron në burg, ndërsa Berisha paraqitet dy herë në muaj? Përgjigjet kreu i SPAK

11:38 / July 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 55 1 1024x616 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, refuzoi të komentojë situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk jep deklarata për çështje konkrete që janë në proces hetimi ose gjykimi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjes së deputetes Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Berisha është nën masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi Braho.

I pyetur edhe për pretendimet mbi afera që lidhen me kryeministrin Edi Rama, kreu i SPAK ritheksoi se çdo akuzë duhet të mbështetet me prova konkrete.

“Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh ai.

Braho komentoi gjithashtu edhe çështjen e ndërtimeve në Kurbin, duke konfirmuar se procedimi vijon të jetë në fazën e hetimeve.

“Në lidhje me çështjen e ndërtimeve në Kurbin, është një çështje në hetim”, tha kreu i SPAK.

Ilir Meta Sali Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braho: SPAK ka nisur 46 procedime për krime zgjedhore, akuzat ngrihen vetëm mbi prova

11:34 / July 15, 2026

Braho për “Albanian Files”: Kush ka prova, t’i dorëzojë në SPAK. Askush nuk është mbi ligjin

11:32 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026

Aplikimet për në universitete/ Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave

11:15 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.