Shtjefën Ziçi, i arrestuar në flagrancë për vrasjen e gruas së tij Bardhe Ziçi me 9 korrik, do të qëndroje në arrest me burg pa afat. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkodrës, përballë të cilës Ziçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i 62-vjeçarit, ka kërkuar nga gjykata që klientit të tij ti bëhet një ekzaminim psikik.
Author: tirana
Nga Ylli Manjani Agron Shehaj ishte një mundësi e mirë për të koaguluar të djathtën shqiptare rreth një ideje të qartë politike. Vijoj të mendoj se Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë nevojë për një të djathtë të vërtetë: të pronës private, të ekonomisë së lirë e konkurruese, të shtetit të së drejtës dhe të dinjitetit njerëzor. Këtë alternativë politike, në të vërtetë, Shqipëria nuk e pati kurrë. Kjo shpjegon edhe konfuzionin e vazhdueshëm me pronën, me liritë dhe të drejtat, me shtetin, me drejtësinë dhe me ekonominë kaotike që shohim e përjetojmë çdo ditë. Kur doli “Mundësia” e…
Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti i Interit, Benjamin Pavard, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Pavard përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi duke mbajtur në krahë vogëlushen, si edhe momente të ëmbla pranë partneres së tij, Kleofina Pnishi. Krahas postimit, futbollisti zbuloi edhe emrin e vajzës së tyre. “Gjithë bota ime. Bekimi ynë më i madh, Lena Rose Pavard,” shkroi ai. Në muajin qershor, Kleofina njoftoi se ishte në pritje të ëmbël përmes një videoje të publikuar në Instagram, me mbishkrimin: “9 muajt e fundit”, ku përmblodhi…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëton sot, më 13 korrik, drejt Parisit për të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Samiti do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë takim riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial…
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm përreth godinës së Parlamentit. I gjithë perimetri është rrethuar me gardh metalik, ndërsa hyrjet monitorohen nga forcat e sigurisë. Raportohet se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Kuvendit përmes hyrjes anësore, në krah të Akademisë së Shkencave. Ndërkohë, hyrja kryesore e Parlamentit është bllokuar me gardhe metalike, të vendosura përgjatë gjithë perimetrit të godinës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e seancës plenare.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake në disa zona të vendit, përfshirë provincën jugore të Khuzestanit. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), operacioni kishte për synim dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane për të kryer sulme ndaj anijeve tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Autoritetet iraniane bënë të ditur se goditjet u regjistruan pranë qytetit Ahvaz, si edhe në qarkun Andimeshk. Një predhë goditi gjithashtu një stacion pompimi uji në qarkun Mahshahr, ku humbi jetën një roje sigurie, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime u raportuan…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kolonja në sezonin turistik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Kolonja e Rilindur është kthyer tashmë në një destinacion për pushuesit. “Mirëmëngjes dhe me Kolonjën e Rilindur, tanimë destinacion turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Dashi Kjo ditë ju gjen plot energji dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Në punë mund të merrni një vlerësim të merituar, ndërsa në dashuri shmangni reagimet e nxituara. Demi Fokusi do të jetë te financat dhe stabiliteti. Është momenti i duhur për të mbyllur një çështje që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në marrëdhënie, qetësia do të sjellë mirëkuptim. Binjakët Komunikimi është arma juaj më e fortë sot. Një bisedë ose një njohje e re mund të hapë dyer interesante, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Gaforrja Emocionet do të jenë më intensive…
Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e motit të nxehtë gjatë gjithë paradites, ku dielli do të jetë dominant në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat përgjatë kufirit lindor. Megjithatë, mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten mjaft të larta, duke luhatur vlerat ditore nga 15°C, temperatura më e ulët e shënuar në Kukës, deri në 37°C,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë zjarri. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se viktima, Aleksander Koçeku, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet, rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal-Kir. Dyshimet e grupit hetimor për vrasjen e Aleksandër Koçekut janë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, për ekzekutimin gjatë vitit të kaluar të 20-vjeçarit Pavlin Preka, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Ekzekutimi i 20-vjeçarit Pavlin Preka vitin e kaluar, dyshohet se u krye nga 43-vjeçari Vasel Koçeku (vëllai…
Pak orë para nisjes së koncertit të Kanye West, qindra fansa shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ rrugën që të çon drejt stadiumit në Kashar, duke krijuar radhë të gjata në hyrje të arenës. Siç shihet edhe në pamje, fluksi i pjesëmarrësve është i lartë, ndërsa forcat e sigurisë dhe stafet organizative po menaxhojnë hyrjen e spektatorëve në ambientet e stadiumit. Koncerti i artistit amerikan, i pari i tij në Shqipëri, pritet të jetë eventi më i madh muzikor i organizuar ndonjëherë në vend. Organizatorët kanë përgatitur një arenë të përkohshme me kapacitet deri në rreth 60 mijë spektatorë, ndërsa…
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja. Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje. Nga pamjet duket se Rama i ka dhuruar West librin ‘The Albanian Files’. Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si…