Futbolli është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të mesfushorit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, i cili ka vdekur në moshën 25-vjeçare, vetëm pak javë pasi përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2026. Sipas raportimit të eNCA, Adams ka ndërruar jetë, ndërsa shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, ndonëse ekzistojnë dyshime që ai ka kryer vetëvrasje pasi sipas rrethit të tij të ngushtë, lojtari kishte kohë që vuante nga depresioni. Policia e Afrikës së Jugut ka konfirmuar se ka nisur një hetim, pasi trupi i një 25-vjeçari u gjet të shtunën në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Jalë, u ndal edhe te marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Rama theksoi se ka ndjekur gjithmonë parimin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, duke nënvizuar se vendi ka institucionet e veta dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje nga Shqipëria. “Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet. Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë kur i tregohej…
Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli. Sipas të dhënave në apartament jetonin një çift me qira por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën. Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave. Sipas fqinjëve Hysolli konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por fatmirësisht nuk kishte marrë përmasa. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur ditën…
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, u ndal te procesi i integrimit europian, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një objektiv real apo thjesht një premtim politik. Rama theksoi se rruga drejt BE-së është një proces i gjatë dhe kompleks, që nuk varet vetëm nga përmbushja e kritereve teknike, por edhe nga vendimmarrja politike e vendeve anëtare. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar progres të rëndësishëm në negociata dhe po avancon me hapjen dhe mbylljen e kapitujve të anëtarësimit. Kreu i qeverisë shpjegoi se një nga sfidat kryesore mbetet përafrimi…
Një zjarr ka rënë pasditen e së shtunës në një banesë në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën 74-vjeçari Urim Hysolli. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë një apartament në një pallat, ndërsa tymi është përhapur edhe në katet e tjera të godinës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, megjithatë shkaku i saktë mbetet ende i pakonfirmuar. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor pritet të kryejë veprimet procedurale për të…
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në Jalë për një bashkëbisedim me rreth 150 të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në kuadër të aktivitetit #RinCamp2026. Pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu dhe protestën e cila ka zgjatur më shumë se një muaj. Rama u shpreh se algoritmet favorizojnë përmbajtjet që nxisin zemërim, konflikte dhe skandale, duke bërë që ato të përhapen më shpejt se informacioni i saktë dhe lajmet pa sensacion. “E vërteta është që algoritmi ka një rol jashtëzakonisht të madh në përcaktimin e koloritit të jetës…
Ajo që dikur ishte një destinacion i njohur kryesisht nga banorët e zonës, sot po vizitohet nga dhjetëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ura e Vashës, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Klos, po fiton gjithnjë e më shumë vizitorë, falë natyrës, historisë dhe aksesit më të lehtë. Rruga e Arbrit ka ndryshuar mënyrën e udhëtimit drejt Dibrës. Ajo që më parë kërkonte disa orë nga Tirana drejt Klosit, sot përshkohet në një kohë shumë më të shkurtër, në vetëm 35 minuta. Destinacione si Ura e Vashës po vizitohen gjithnjë e më shpesh, sidomos gjatë fundjavave.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave evropiane dhe ndërkombëtare, duke iu referuar protestave të fundit qytetare. Në komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se “kryengritja e fuqishme paqësore rinore dhe qytetare”, e cila vijon prej mbi 40 ditësh, ka marrë mbështetje të gjerë jashtë vendit. Lideri demokrat sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai po humbet gjithnjë e më shumë mbështetjen dhe po kritikohet ndërkombëtarisht për qeverisjen e tij. “Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me ofensivën e përhapur në rrjetet sociale për të dhënë përshtypje negative ndaj bizneseve në “Google”. Përveç bizneseve, kështë lëshuar edhe një seri përshtypjesh negative ndaj Kalasë së Rozafës në Shkodër, çka edhe ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit. “Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?! Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të…
Dy mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës pasi u konstatuan duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme pranë zonave të plazhit, duke vënë në rrezik sigurinë e pushuesve. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, evidentuan një mjet lundrues tip Jet Ski që lëvizte në afërsi të bregut në plazhin e Semanit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E. D., u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, si dhe mjeti iu bllokua administrativisht. Gjatë kontrolleve në sektorin e quajtur “Plazhi…
Nga Ylli Manjani Ka vite që e kam vënë re një fenomen interesant. Çdo verë Fevzo, komshiu im i plazhit, kapet nga një frymë revolucionare. Ndoshta është efekti i diellit, ndoshta i detit. Nuk e di. Por këtë vit e tejkaloi edhe veten. Në një reels të fundit hodhi një tezë që, po të ishte e vërtetë, do të përmbyste të gjithë literaturën e ekonomisë së turizmit. Sipas tij, plazhet shqiptare deri dje mbusheshin nga trafikantët. Tani që SPAK-u i paska arrestuar, plazhet qenkan bosh. Uau! Pra, sipas kësaj logjike, ata mijëra njerëz që zbresin nga Tirana, Prishtina, diaspora dhe…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar kërcënime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se ka urdhëruar një përgjigje të menjëhershme ushtarake në rast se Teherani do të tentojë ta vrasë atë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se 1,000 raketa janë gati për t’u lëshuar drejt Iranit, ndërsa mijëra të tjera do të pasojnë nëse autoritetet iraniane ndërmarrin një sulm ndaj presidentit amerikan. “1,000 raketa janë gati për t’u lëshuar dhe synojnë Republikën Islamike të Iranit, me mijëra të tjera që do të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane do të zbatojë kërcënimin e saj për…