Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 5 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Jalë, u ndal edhe te marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Rama theksoi se ka ndjekur gjithmonë parimin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, duke nënvizuar se vendi ka institucionet e veta dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje nga Shqipëria.

“Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet. Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë kur i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, u shpreh Rama.

Ai kujtoi gjithashtu një takim mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se kishte ndihmuar në lehtësimin e dialogut mes tyre me kërkesën e vetë palëve.

“Në bashkëpunim me Maqedoninë kemi pasur një tryezë, nuk e kujtoj vitin. Unë kam lehtësuar takimin mes tyre. Nuk ishte e lehtë të uleshin në një tryezë, por ishte kërkesë e tyre, nuk ishte nxitja ime. Kur kanë ardhur nuk rrinin dot në një sallë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Sa i përket Ali Ahmetit, Rama pranoi se mes tyre ekziston një miqësi personale, por mohoi të ketë ndërhyrë ndonjëherë në fushata elektorale në Maqedoninë e Veriut.

“Unë kam një miqësi që nuk e mohoj me Ali Ahmetin, por askush nuk thotë dot me fakte që unë të kem hyrë në fushatë. Larg qoftë. Kam qenë gjithmonë respektues”, deklaroi kryeministri.

Duke folur për marrëdhënien me Albin Kurtin, Rama tha se mes tyre ka komunikim të mirë, pavarësisht se kanë qasje të ndryshme për arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Ndërkohë Kosova nuk varet nga Shqipëria. Unë Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti, por po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota. Fatmirësisht, qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme”, u shpreh Rama.

Albin Kurti metodat qellimet Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.