Author: tirana

Nga Ylli Manjani Kam bajagi vite që nuk e kam takuar Gjergj Lucën. E them këtë jo për ndonjë kuriozitet njerëzor, por për të sqaruar që në fillim se nuk kam asnjë arsye personale, miqësore apo interesi për atë që po them. Në lokalet e shërbimit të Gjergj Lucës unë ha me sy mbyllur. Jo sepse ai është Gjergj Luca, por sepse aty kam gjetur gjithmonë atë që duhet të jetë kriteri i vetëm: siguri ushqimore, cilësi dhe shije. Kaq. Kjo është përvoja ime. Gjergj Luca mund të gjykohet si person. Mund të pëlqehen ose jo deklaratat e tij publike.…

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e qyteteve dhe hapësirave publike në të gjithë Shqipërinë. Gjatë prezantimit, Rama e cilësoi nismën si një program ambicioz, duke theksuar se objektivi është të ngrihet një standard i ri i zhvillimit urban, në përputhje me pritshmëritë në rritje të qytetarëve. “Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te ‘Rilindja Urbane 2.0’, duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut rrezikon jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, ndërsa përbën një vepër penale që ndëshkohet me masa të ashpra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizoi se mbrojtja e vendit nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët dhe se toleranca ndaj zjarrvënësve do të jetë zero. “Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj sot në 10 korrik në prezantimin e projektit Rilindja Urbane 2.0 tha se zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi. Ibrahimaj lexoi edhe shifra konkrete, duke thënë se papunësia ka rënë ndjeshëm në qytetet e vendit tonë dhe në rang Republike. “Norma e papunësisë ka rënë në thuajse çdo bashki të vendit. Janë qytete që duke qenë se kanë shtuar zhvillimin. Zhvillimi urban ka sjellë më shumë ekonomi për vendin. Ne duam që rritjen ekonomike ta kemi të qëndrueshme, ne duam që të ndërtojmë instrumente, që të vijojë zhvillimi ekonomik i vendit.…

Read More

Tirana është në fazën e fundit të përgatitjeve për koncertin e reperit amerikan Kanye West, i cili do të mbahet nesër dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Në “Eagle Stadium”, arena e ndërtuar posaçërisht për këtë event në aksin Tiranë–Durrës, kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet. Stadiumi ka një kapacitet prej 60 mijë spektatorësh, ndërsa në qendër të tij është vendosur një skenë me një glob gjigant, element që lidhet me simbolikën e përdorur nga Kanye West në turet e tij më të njohura ndërkombëtare. Për të lehtësuar lëvizjen e pjesëmarrësve, organizatorët kanë vendosur…

Read More

Dalin detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Gjini. Sipas burimeve, Gjini, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Emiljan Suti, alias Artur Suti. Sipas të dhënave paraprake, ai ka hapur zjarr menjëherë pasi viktima kishte parkuar automjetin. Edhe pse 40-vjeçari ka tentuar të largohej, autori dyshohet se e…

Read More

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin “Rilindja 2.0”, një event i dedikuar prezantimit të projekteve të reja për zhvillimin dhe modernizimin e bashkive në të gjithë vendin. Aktiviteti u çel me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo, i cili prezantoi një sërë nismash që pritet të zbatohen në nivel vendor në kuadër të paketës së re të investimeve. Sipas Demos, aktualisht në vend funksionojnë 83 muze, ndërsa janë parashikuar 22 projekte konkrete, me synimin për të krijuar edhe 70 muze bashkiakë të rinj, të fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe identitetit lokal. Ministri bëri…

Read More

Kurbin – Policia ka zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e vrasjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kurbin, ndërsa ka identifikuar autorin kryesor të dyshuar të krimit. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i hetimeve intensive të grupit të posaçëm hetimor, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç. 40-vjeçari dyshohet si autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I.…

Read More

Shqipëria do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në pothuajse të gjithë vendin, ku vlerat më të larta priten përkatësisht në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë orëve të pasdites të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat lindore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten, duke u luhatur nga 14°C, temperatura më e…

Read More

Dashi – Kjo e premte sjell energji dhe dëshirë për të mbyllur çështje që kanë mbetur pezull. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose një propozim interesant. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të shmangë keqkuptimet. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në vendimet tuaja. Financat kërkojnë kujdes me shpenzimet e panevojshme. Në aspektin sentimental, një bisedë e rëndësishme mund të forcojë marrëdhënien. Binjakët – Ditë e favorshme për takime, kontakte të reja dhe negociata. Kreativiteti juaj do të vlerësohet. Në dashuri, beqarët mund të kenë një njohje interesante. Gaforrja – Fokusohuni te prioritetet dhe mos lejoni që stresi t’ju…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha sot se peizazhet e qarkut Shkodër janë përzgjedhur për realizimin e reklamës më të re të kompanisë Honda, një prej markave më të njohura të industrisë automobilistike në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të potencialit që ka Shkodra për të tërhequr produksione ndërkombëtare. “Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në bote 🎞️👏 Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një…

Read More

Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Babicë, në Vlorë, duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Zjarri rrezikoi disa banesa të zonës, ndërsa përfshiu sipërfaqe me shkurre, pemtari dhe ullishte, duke djegur disa rrënjë ulliri. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat, pas rreth një ore pune intensive, arritën të izolojnë dhe më pas të shuajnë plotësisht flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave. Nga zjarri u shkaktuan vetëm dëme në bimësi pemtari dhe ullishte, ndërsa nuk raportohet për…

Read More