Author: tirana

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej dy ditësh në fshatin Lundre, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë pas sinjalizimit të zjarrit dhe vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të situatës. Sipas autoriteteve, ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i thyer malor dhe era e fortë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, punonjës të Shërbimit Pyjor të Njësisë Administrative, si edhe struktura të tjera mbështetëse që po punojnë për izolimin e…

Read More

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi në një konferencë për mediat se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj europiane. Sipas ministres, reforma në administratën publike konsiderohet si “reforma mbi reformat”, pasi ajo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ekonominë. Pirdeni theksoi se vendi duhet të marrë masa të rëndësishme për të forcuar sistemin dhe për të përballuar me sukses fazat e negociatave dhe sfidat e anëtarësimit në BE. “Ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Reforma mbi administratën…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qytetit të Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës. Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçari, Abidin Bilbili, jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se është hedhur nga ballkoni. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I moshuari që është hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë ka humbur bashkëshorten. Kjo mund të ketë ndikuar në aktin e…

Read More

Franca dhe Maroku rikthejnë në skenë një duel që ka mbetur në kujtesën e tifozëve, atë të gjysmëfinales së Botërorit 2022. Katër vite më vonë, në Boston, dy kombëtaret përballen sërish, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, me të njëjtën ambicie: të hedhin një tjetër hap drejt trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror. Franca mbërrin si një nga favoritët kryesorë të turneut. “Gjelat” kaluan me autoritet fazën e grupeve dhe fituan edhe në raundin e kaluar, megjithëse me shumë vështirësi, 1 me 0 ndaj Paraguait. Skuadra e Didier Deschamps nuk njeh humbje në 12 ndeshjet e…

Read More

Lamine Yamal vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe tifozëve, jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për jetën private. Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi ku e dashura e talentit spanjoll shfaqet me dy varëse që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Njëra prej varëseve mban inicialet “LY”, ndërsa tjetra ka të gdhendur numrat 10, 19, 27 dhe 41, që përkojnë me të gjithë numrat që Lamine Yamal ka mbajtur në fanellë gjatë karrierës së tij deri më tani. Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e…

Read More

Sot mbahet gjyqi në themel për ish-presidentin Ilir meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO Monika Kryemadhi ka mbërritur për seancën, teksa ka vendosur të shkojë me një bluzë me mbishkrimin “Është një ditë e mrekullueshme”. “Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen, do t’i zbërthej manipulimet që janë bërë”, tha Kryemadhi.

Read More

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor është rritur në 3,811 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur ose pa strehë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Parlamentit, Jorge Rodriguez, gjatë një fjalimi televiziv. Sipas tij, deri më 8 korrik janë konfirmuar 3,811 viktima, një rritje krahasuar me bilancin e mëparshëm prej 3,685 të vdekurish. Autoritetet venezueliane raportojnë se nga katastrofa janë plagosur 16,740 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 6,462 qytetarë. Gjithashtu, 86,794 familje kanë marrë ndihmë emergjente, ndërsa 17,907 persona kanë mbetur pa banesë.…

Read More

Nga Leonard Berberi, Corriere della Sera Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë protestuar çdo ditë në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në jug të vendit (pranë një zone të mbrojtur) të lidhur me kompaninë e Jared Kushner – bashkëshortit të Ivanka Trump dhe dhëndrit të Donald Trump. Demonstratat u shndërruan shpejt në protesta kundër qeverisë socialiste të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. “Në fillim, më kujtuan protestat studentore të vitit 2018: njerëz të ndryshëm, motivime të ndryshme, shqetësime të sinqerta dhe një mesazh që e mora seriozisht. Dëgjova dhe vazhdoj ta dëgjoj”, u përgjigj Rama…

Read More

Nga Ylli Manjani Në Shqipëri nuk ka ngjarje ndërkombëtare që t’i shpëtojë ligjit të parë të debatit tonë publik: sa më i madh lajmi, aq më e madhe fabrika e samutit. Këtë herë radha ishte e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Për ditë me radhë u prodhua një industri e tërë teorish. Shqipëria qenka “regjim”. NATO nuk mund të vijë në një vend të tillë. Nuk kemi plotësuar 5%-shin e PBB-së. Perëndimi e ka izoluar Ramën. Bazat ushtarake janë prishur për të ndërtuar kulla. Aleatët janë të zemëruar. E kështu me radhë, derisa imagjinata filloi të konkurronte me…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku u ndal te masat e reja të miratuara nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Ministrja theksoi se dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e periudhave kontributive për ndihmësit personalë janë angazhime të parashikuara në programin qeverisës “Shqipëria 2030”, në kuadër të politikave për forcimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjes së familjeve. Me Aktin Normativ nr. 2, datë…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot, në orën 10:00, seanca e radhës ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në seancën e mëparshme, avokati i atëhershëm mbrojtës, Kujtim Cakrani, kërkoi kryerjen e një riekspertimi të të ardhurave të Metës që nga viti 1992. Në të njëjtën seancë, ai paraqiti edhe një listë me 134 persona që kërkon të thirren si dëshmitarë. Në listë përfshihen Kryeministri Edi Rama, ish-deputetë, ish-bashkëpunëtorë të Metës në Lëvizjen Socialiste për Integrim, si edhe disa shtetas…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurosh për Kosovën, në kuadër të programeve të ndihmës së BE-së. Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se Komiteti i IPA-s ka miratuar zyrtarisht projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me një vlerë prej 180.5 milionë eurosh. Sipas tij, janë miratuar gjithashtu edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me një vlerë totale prej 25.9 milionë eurosh. Megjithatë, fondet nuk mund të…

Read More