Pas ndërhyrjes në bregdetin e Shëngjinit, Bashkia Lezhë ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike edhe në plazhin e Tales, ku gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje nga tre subjekte private. Sipas autoriteteve vendore, subjektet ushtronin aktivitet pa lejet përkatëse dhe kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësira publike në bregdet, pa kontratë dhe pa dokumentacion për shfrytëzimin e tyre. Kryeinspektori i Policisë Bashkiake Lezhë, Leonard Palaj, bëri të ditur se ndaj subjekteve janë marrë masa administrative, përfshirë gjoba dhe sekuestrimin e çadrave dhe shezlongëve. “Gjatë monitorimit të bregdetit të Tales, kemi konstatuar disa shkelje nga disa subjekte që s’kanë…
Author: tirana
Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit në samitet e liderëve janë një traditë e zakonshme diplomatike, por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendje dhe ka ngjallur diskutime. Sipas mediave evropiane, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve të Aleancës një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur, të shoqëruar me një kuti që përmbante fishekë të vërtetë. Detajet mbi dhuratën u bënë publike nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai bëri të ditur se nuk mundi ta merrte armën me vete në Mbretërinë e Bashkuar, pasi importimi i…
Samiti i NATO-s në Ankara u mbyll me angazhime të reja për forcimin e mbështetjes afatgjatë për Ukrainën, ndërsa aleatët miratuan një paketë të gjerë ndihme ushtarake dhe investimesh në mbrojtje, duke riafirmuar qëndrimin e tyre përballë Rusisë. Në deklaratën përfundimtare, vendet anëtare u zotuan të ofrojnë të paktën 140 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme. Prej kësaj shume, 70 miliardë euro do të destinohen gjatë vitit 2026 në formën e pajisjeve ushtarake, ndihmës dhe trajnimeve, ndërsa aleatët konfirmuan se mbështetja do të vijojë në të paktën të njëjtin nivel edhe në vitin 2027. Liderët…
SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer një tjetër valë sulmesh gjatë natës, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Gjirin Persik. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se ka goditur rreth 90 objektiva iraniane, ndërsa presidenti Donald Trump tha se operacioni ishte një hakmarrje për sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Sipas CENTCOM, sulmet kishin si synim dobësimin e aftësisë së Iranit për të goditur anijet tregtare dhe marinarët civilë që kalojnë në këtë korridor strategjik. Vetëm pak orë pas sulmeve, Trump deklaroi nga bordi i Air Force One se zyrtarë iranianë e kishin kontaktuar dhe kishin shprehur dëshirën për…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit.Në një postim në Facebook, Rama thekson se ky segment është pjesë e Korridorit VIII dhe do të ndikojë në përmirësimin e lidhjes mes qyteteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon. “Dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj…
Dashi – Kjo e enjte sjell energji dhe vendosmëri. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme. Në dashuri, shmangni debatet e kota dhe tregohuni më të duruar me partnerin. Financat mbeten të qëndrueshme. Demi – Dita favorizon qetësinë dhe organizimin. Do të keni mundësi të rregulloni disa çështje që ju kanë shqetësuar prej kohësh. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Binjakët – Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë. Takimet dhe bisedat mund të hapin dyer të reja në planin profesional. Në jetën sentimentale, sinqeriteti do t’ju ndihmojë…
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej orëve të mesditës e pasdite. Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtrëngata të izoluara shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi 7 m/s, ndërsa valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar zyrtarisht se Samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri. Kreu i NATO-s sqaroi se vendimi për organizimin e samitit në Shqipëri është marrë që në Samitin e Hagës, ndërsa mbetet ende për t’u përcaktuar data e zhvillimit të tij. “Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, deklaroi Rutte. Organizimi i Samitit të NATO-s në Shqipëri konsiderohet një moment me rëndësi të veçantë për vendin, pasi do të sjellë…
Krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas samitit të zhvilluar në Ankara, ku kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë ndaj parimit të mbrojtjes kolektive të parashikuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Në deklaratë theksohet se “një sulm ndaj një aleati konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleatëve”. Në dokument, aleatët vlerësojnë se Rusia mbetet një kërcënim afatgjatë për sigurinë euro-atlantike, ndërsa terrorizmi vazhdon të përbëjë një rrezik të vazhdueshëm. Në këtë kuadër, vendet anëtare konfirmojnë se po shtojnë investimet në mbrojtje dhe po forcojnë aftësitë e…
Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare. Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027. Ndërkohë për maturantët, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, në funksion të përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit bën me dije se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe…
Kritikave ndaj financimit me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West i është bashkuar edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila ka reaguar publikisht kundër përdorimit të këtyre fondeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku argumenton se kjo shumë duhej të ishte orientuar drejt përballimit të rrezikut të zjarreve, forcimit të strukturave të emergjencave dhe mbështetjes së komuniteteve të prekura, sidomos në një periudhë kur vendi përballet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për vatra zjarri. Ajo rikujton situatën e rëndë të vitit të kaluar, kur zjarret shkaktuan dëme të mëdha në sipërfaqe të…
Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura, është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të paligjshëm të pronave në këtë qark. Arrestimi i tij vjen vetëm pak ditë pas operacionit të Policisë së Dibrës, i cili zbuloi një rrjet të dyshuar të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e pronave përmes procedurave të paligjshme. Ndaj Gjurës, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim. Më 17…