Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti në Ankara: NATO rrit mbështetjen për Ukrainën me 140 miliardë euro

09:25 / July 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123213 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samiti i NATO-s në Ankara u mbyll me angazhime të reja për forcimin e mbështetjes afatgjatë për Ukrainën, ndërsa aleatët miratuan një paketë të gjerë ndihme ushtarake dhe investimesh në mbrojtje, duke riafirmuar qëndrimin e tyre përballë Rusisë.

Në deklaratën përfundimtare, vendet anëtare u zotuan të ofrojnë të paktën 140 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme. Prej kësaj shume, 70 miliardë euro do të destinohen gjatë vitit 2026 në formën e pajisjeve ushtarake, ndihmës dhe trajnimeve, ndërsa aleatët konfirmuan se mbështetja do të vijojë në të paktën të njëjtin nivel edhe në vitin 2027.

Liderët e NATO-s ritheksuan mbështetjen për “lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, duke e cilësuar Rusinë si një “kërcënim afatgjatë” për sigurinë euroatlantike. Në deklaratë u theksua gjithashtu se Ukraina tashmë përbën një faktor të rëndësishëm për sigurinë e rajonit, edhe pse ende nuk është anëtare e Aleancës.

Samiti mirëpriti gjithashtu vendimin e Bashkimit Evropian për të financuar Ukrainën përmes një kredie afatgjatë prej 90 miliardë eurosh, si pjesë e përpjekjeve për të garantuar mbështetje të qëndrueshme ekonomike dhe ushtarake.

Një nga deklaratat më të rëndësishme erdhi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Ukrainën të zhvillojë kapacitetet për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot.

“Do t’u japim të drejtën për të prodhuar Patriot dhe do t’u tregojmë si ta bëjnë. Është një teknologji shumë komplekse, por besoj se do ta arrijnë shpejt,” tha Trump.

Presidenti amerikan shtoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron armëpushim dhe shprehu bindjen se edhe presidenti rus Vladimir Putin synon t’i japë fund luftës, megjithëse e cilësoi konfliktin si një nga më të vështirët për t’u zgjidhur.

Trump vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet me Zelenskyn, duke i cilësuar ato “të shkëlqyera”, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e një vizite në Ukrainë pas përfundimit të luftës.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhe bëri të ditur se Kievi dhe Uashingtoni kanë nisur bisedimet për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e prodhimit të dronëve.

Ai theksoi se detajet e marrëveshjes do të diskutohen me Donald Trump, ndërsa, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të udhëtonte në Moskë për negociata, u përgjigj me ironi: “Është e vështirë. Ka shumë dronë ukrainas atje. Është e rrezikshme.”

Përveç mbështetjes për Ukrainën, vendet anëtare të NATO-s shpallën edhe një paketë investimesh prej 50 miliardë dollarësh për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Prioritet do t’u jepet prodhimit të armëve me rreze të gjatë veprimi, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, dronëve, inteligjencës artificiale, teknologjive të avancuara dhe zgjerimit të industrisë së mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se sfida kryesore pas samitit është zbatimi i angazhimeve të marra nga aleatët dhe përshpejtimi i investimeve në mbrojtje.

Vendimet e samitit u pritën me reagim të ashpër nga Moska. Ministria e Jashtme ruse i cilësoi ato si “të papërgjegjshme”, duke paralajmëruar se mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm ushtarak në Evropë.

Sipas autoriteteve ruse, NATO po militarizon kontinentin dhe po përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke thelluar më tej përplasjen mes Moskës dhe Perëndimit.

ankara mbeshtet nato samiti ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

10:29 / July 9, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

10:00 / July 9, 2026

BE miraton 206 milionë euro për Kosovën, Kurti: Fondet do të investohen në infrastrukturë dhe energji

09:42 / July 9, 2026

Erdogan surprizon liderët e NATO-s me një dhuratë të pazakontë: Pistoleta me emrat e tyre dhe fishekë të vërtet

09:29 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.