Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara ka nisur me ceremoninë zyrtare të pritjes së liderëve të vendeve anëtare të Aleancës. Krerët e shteteve dhe qeverive u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidenti i Turqisë, përpara se të realizonin fotot zyrtare të samitit. Mes momenteve të ceremonisë, gazeta britanike The Guardian ka veçuar disa detaje që tërhoqën vëmendjen, duke i kushtuar një hapësirë të veçantë edhe stilit të veshjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Media britanike ndalet te zgjedhja e Ramës për të veshur edhe këtë herë atletet e bardha, në vend të këpucëve klasike…
Author: tirana
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tjip Erdogan hapi punimet e ditës së dytë të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara. Ndër të tjera, Erdogan theksoi mbështetjen e Turqisë për Ukrainën si dhe bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit. “Unë ndaj vizoni e Trump për paqen dhe të theksoj mbështetjen time për nismat e mbështetëse. Në përfitojmë dhe nga kanalet e komunikimit për të drejtuar Rusinë drejt paqes. Unë e vlerësoj shumë qëndrimin e vendosur të mikut tim Trump për të garantuar që kriza e Iranit të përfundojë me një marrëveshje pavarësisht përpjekjeve për sabotazh. Jemi…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump. Në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrit, shfaqet një moment kur atletet e veshura nga Kryeministri Edi Rama tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, me këtë të fundit që ia tregon menjëherë Presidentit Trump. Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa vetëm fjala hapëse e Erdogan ishte ajo që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.
Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet politike dhe protestat për Zvërnecin, duke deklaruar se, sipas tij, Shqipëria ndodhet në një fazë ndryshimi dhe se qytetarët kanë kuptuar drejtimin politik të vendit. Beqiri u shpreh se një figurë që punon, është reformator dhe sjell zhvillim, investime dhe kapital në vend, nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me persona që ai i cilësoi si përgjegjës për probleme të së kaluarës. Sipas avokatit, ish-kryeministri Berisha ka shfrytëzuar protestën për qëllime politike, ndërsa përmendi edhe rolin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se i ka dhënë mbështetje Berishës. “ Rama…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, duke konfirmuar ndarjen e mandateve në Kuvendin e ri. Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 47.13% të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 19.44% të votave dhe 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 16.69% të votave, duke fituar 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.74% të votave dhe do të përfaqësohet me shtatë deputetë në legjislaturën e re.…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Krujës. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:30, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit Dervish Guni. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Burime bëjnë me dije se policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat kanë fiksuar një person të…
Siguria ushqimore, ndotja mjedisore nga industria e naftës dhe përdorimi i pesticideve në bujqësi do të jenë prioritetet kryesore të kontrolleve që do të zhvillojnë inspektoratet në qarkun e Fierit gjatë muajve në vijim. Këtë e bëri të ditur Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, gjatë një takimi me drejtuesit dhe trupën inspektuese të institucioneve rajonale. Sula theksoi se intensifikimi i kontrolleve vjen në një periudhë kur vendi ndodhet në kulmin e sezonit turistik, ndaj garantimi i cilësisë së produkteve ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit janë çështje me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për turistët. Kryeinspektori u ndal…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për financimin me 4 milionë euro të koncertit të artistit Kanye West, duke e cilësuar ndërhyrjen e qeverisë si të domosdoshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin e një eventi me ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe turistik. Sipas Ramës, koncerti pritet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare përmes rritjes së numrit të turistëve, konsumit dhe rezervimeve në hotele e struktura të tjera akomoduese. Kreu i qeverisë e krahasoi ndikimin ekonomik të këtij eventi me finalen e UEFA Europa Conference League, e cila,…
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë një kërkesë për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka lënë detyra kësaj gjykate për vijimin e procedurës. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja argumenton se çdo vonesë në rigjykimin e çështjes sjell pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm për lirinë personale të Erion Veliajt, por edhe për ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Avokati Ndreca kërkon gjithashtu që Gjykata e Lartë të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg”…
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 15 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale. Sipas SPAK, në krye të grupit kriminal kanë qenë Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (alias Devid Boraj, Elidon Skëndaj, Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, Andrea Dylgjeri), të cilët akuzohen se kanë drejtuar dhe financuar aktivitetin kriminal. Në cilësinë e pjesëmarrësve janë dërguar për gjykim Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Amer Lloshi (alias Ilir),…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara, ku po zhvillohet Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve anëtare të Aleancës. Menjëherë pas mbërritjes, kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të takimeve që po zhvillohen në margjinat e samitit. Gjatë qëndrimit në Ankara, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në samit vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe synon forcimin e bashkëpunimit me aleatët, si edhe kontributin në…
Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme. Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të…