Çdo fillim e ka një fund dhe ai i Cristiano Ronaldo në Botërorët e futbollit nuk ishte siç e kishte parashikuar vetë sulmuesi. Lotët e tij pas humbjes me Spanjën dhe eliminimit të Portugalisë në 1/8 e Kupës së Botës e paralajmëruan vendimin, që më pas u zyrtarizua nga vetë CR7. “Ishte Botërori im i fundit, po, por do të zgjohem nesër, njëlloj si sot. Me ndërgjegjen e pastër, pasi kam dhënë më të mirën si gjithmonë. Kam fituar tre trofe për Portugalinë. Përpara Kristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori. Trofeu më i bukur që kam fituar…
Author: tirana
Qytetarët dhe bizneset kanë kursyer rreth 104.3 milionë euro falë procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe zbatimit të tatimit të reduktuar në masën 5%. Të dhënat janë publikuar nga administrata tatimore, e cila bën të ditur se kursimet janë realizuar që nga nisja e procesit të rivlerësimit në muajin shkurt deri në fund të periudhës mars–qershor 2026. Nga ky proces përfitojnë si individët që planifikojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, ashtu edhe ata që kanë prona të regjistruara me një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në të dyja rastet, tatimi mbi diferencën mes vlerës…
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate. Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate. Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama…
Policia e Fierit ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë, ku një 17-vjeçare u filmua teksa dhunohej nga 3 bashkëmoshatare të saj. Uniformat blu sqarojnë se më 6 qershor, 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare. Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me…
Sot mbahet në GJKKO, seanca e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë që do të gjykohen me proces normal. Kryebashkiaku i Tiranës nuk është paraqitur sërish në seancë, pasi refuzon kafazin e qelqtë. Mësohet se Veliaj ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës. Ai ka thënë se dëshiron që të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca. “Kam marrë dijeni për seancën gjyqësore. Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa nuk është e pranishme në GJKKO. Edhe ajo përfaqësohet nga avokati. Ajola Xoxa kërkon pezullimin…
Dy shpërthime tronditën të martën qendrën e Damaskut, në kohën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvillonte një takim me homologun e tij sirian, Ahmad al-Sharaa, në një vizitë historike në Siri. Sipas raportimeve, Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për t’u takuar me presidentin sirian kur shpërthimet ndodhën pranë hotelit “Four Seasons”. Autoritetet siriane nuk dhanë menjëherë detaje mbi incidentin. Mediat shtetërore siriane raportuan se presidenti francez ishte akomoduar në hotelin “Four Seasons”, ndërsa gazeta Al-Watan dhe rrjeti televiziv Syria TV konfirmuan se dy shpërthime u dëgjuan në zemër të kryeqytetit. Nga zona e ngjarjes u pa të ngrihej…
Në kuadër të samitit të NATO-s, Shqipëria do të jetë një nga 10 vendet themeluese që do të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, një mekanizëm i ri financiar i projektuar për të mbështetur investimet në industrinë e mbrojtjes, teknologjitë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare. Nga Ankaraja, gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, raportoi se kjo nismë konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e sigurisë euroatlantike. Sipas saj, banka synon të lehtësojë financimin e projekteve strategjike në mbrojtje, inovacion, prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe modernizimin e forcave të…
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë unifikues, i cili sjell një ndryshim të rëndësishëm në kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal në Shqipëri. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht praktikën gjyqësore të vitit 2011, duke vendosur standarde të reja që synojnë mbrojtjen e lirisë individuale dhe kufizimin e përdorimit automatik të masës së sigurisë “arrest në burg”. Praktika e re gjyqësore mbështetet në tre parime kryesore, të cilat gjykatat do të jenë të detyruara t’i zbatojnë në çdo rast gjatë shqyrtimit të kërkesave për masa sigurimi. Vendimi unifikues u…
Tirana do të jetë destinacioni i ri shëndetësor në Ballkanin Perëndimor me hapjen e spitalit të ekselencës europiane “Health Hub Hospital” (HHH), një investim i Grupit San Donato. Në prezantimin e këtij projekti, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky spital do të kurojë sëmundje të komplikuara, duke u ofruar shqiptarëve një alternativë cilësore brenda vendit. Punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vjeshtës së vitit 2028, falë një bashkëpunimi të ngushtë që dëshmon marrëdhëniet e përsosura italo-shqiptare. “Ndërtimi i një spitali ekselence italiane këtu në Tiranë, për t’i dhënë mundësi të tjera atyre që kërkojnë mundësi të tjera në Itali…
Një investigim i publikuar nga tabloidi britanik The Sun pretendon se një rrjet kriminal shqiptaro-britanik po përdor jahte luksoze për të kontrabanduar emigrantë dhe persona me precedentë penalë drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke shmangur kontrollet më të rrepta në portet kryesore. Sipas The Sun, gazetarët u paraqitën si një shtetas shqiptar i deportuar më parë nga Britania, pasi kishte vuajtur dënimin në burgun Wandsworth në Londër. Pas kontakteve fillestare në TikTok, komunikimi u zhvendos në WhatsApp, ku personat e dyshuar thuhet se ofruan një vend në një jaht luksoz që do të nisej nga Holanda drejt zonës pranë Doverit, kundrejt pagesës…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka hapur procedurën e konkurrimit për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të tre departamenteve kryesore. Konkursi përfshin Departamentin e Policisë Kriminale, qe drejtohet nga 2022 nga Neritan Nallbati. Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare qe drejtohet nga Pellumb Seferi dhe Departamentin e Kufirit dhe Migracionit qe drejtohet nga Saimir Muça. Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 13 korriku. Pas verifikimit të dosjeve, kandidatët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen intervistimit nga një komision i posaçëm me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në garë mund të marrin pjesë vetëm…
Nga Ylli Manjani Ka revolucione që bëhen për bukën. Ka revolucione që bëhen për lirinë. Ka edhe revolucione që bëhen për… flamingot. Këta të fundit madje po mbushin edhe të dyzetat. Të rrojnë sa malet! Në fakt, për hir të së vërtetës, flamingot nuk janë banorë të Nartës. Nuk janë as të Zvernecit. Madje, po ta shohësh mirë, nuk janë rezidentë askund. Janë shpendë shtegtarë. Vijnë, bëjnë ca foto panoramike, hanë ndonjë karkalec, pushojnë pak dhe ikin. Njësoj si turistët që zbresin nga charter-i: “Nice place”, bëjnë dy selfie dhe vazhdojnë rrugën. Pra, flamingot në Nartë janë turistë. Me sqep.…