Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Borovë, ku u kujtuan viktimat e masakrës së 6 korrikut 1943. I pyetur për protestat në Shqipëri ambasadori u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur. Ai theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. “Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet”,…
Author: tirana
Rusia po përballet me një krizë të gjerë të furnizimit me karburant, ndërsa pothuajse në të gjithë vendin raportohen mungesa benzine dhe ndërprerje të furnizimit. Situata është përkeqësuar ndjeshëm pas intensifikimit të sulmeve me dronë nga Ukraina ndaj rafinerive ruse, të cilat kanë goditur kapacitetet e prodhimit të karburantit. Sipas raportimeve, mbi 50 rajone kanë konfirmuar probleme me furnizimin me benzinë, ndërsa në disa zona autoritetet kanë vendosur masa racionimi për të përballuar krizën. Në raste të caktuara është shpallur edhe gjendje alarmi për menaxhimin e situatës. Në qytetet kryesore, përfshirë Moskën, janë krijuar radhë të gjata në pikat e…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, po flet në konferencë për mediet, nga Kryeministria. Sipas tij, brenda kësaj jave do të prezantohen një sërë nismash, me në fokus qytetarin. “Për të qenë të qartë, se ne do të jemi në ndihmë të bashkive që të rrisin cilësinë e shërbimeve. Kuptohet që kjo kërkon financim, qeveria është e gatshme dhe besoj që Rilindja 2.0 do të jetë një program i financuar plotësisht”, tha ai. “Jo më larg se dje, kemi pasur rastet e para në disa bashki për zjarret në territor. Po punojmë për sezonin, Ministria e Pushtetit Vendor…
Kanë nisur sot aplikimet për regjistrimet në klasën e parë dhe të dhjetë përmes platformës eAlbania. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi, theksoi respektimin e afateve dhe rregullave për regjistrimin me qëllim që bashkitë dhe zyrat arsimore të planifikojnë punën për vitin e ri shkollor. “Sot është data 6 korrik dhe ka filluar regjistrimi i fëmijëve për vitin shkollor 2026-2027. Afati është 6 korrik deri në 31 korrik, në E-Albania të gjithë prindërit duhet të fillojnë procesin e regjistrimit në shkollë. Me shumë rëndësi për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në klasë të parë, por edhe…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet me kryeministren italiane Giorgia Meloni, vetëm një ditë përpara samitit të NATO-s që do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik në Ankara. Mbrëmjen e së dielës, Trump publikoi në platformën e tij Truth Social një fotografi ku shfaqet Meloni me shpinë pranë tij gjatë samitit të G7 në Evian. Mbi imazh ishte vendosur mbishkrimi: “Duhet një urdhër ndalimi”, një postim që shihet si një tjetër sulm ndaj kryeministres italiane, pas tensioneve të ditëve të fundit mes Uashingtonit dhe Romës. Përplasja mes dy liderëve nisi pas samitit të G7…
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, po dëshmon këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Partizani”. I thirrur si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Oketa iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve lidhur me rolin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe statusin e pronës ku ndodhej ish-Klubi Sportiv “Partizani”. Sipas dëshmisë së tij, Oketa deklaroi se, për aq sa i kujtohet, Klubi Sportiv “Partizani” nuk kishte asnjë interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe administrohej nga persona privatë. Ai shtoi se nuk mban mend që çështja e klubit të jetë diskutuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes si…
Nga Ylli Manjani Kanë kaluar dhjetë vjet që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, të cilat u paraqitën si reforma më e madhe në drejtësi që kishte njohur ndonjëherë Shqipëria. Dhjetë vjet janë një cikël i plotë institucional. Mjaftueshëm për të dalë nga propaganda dhe për të hyrë te bilanci. Një Parlament serioz, një shtet normal dhe një demokraci funksionale do ta kishte pasur tashmë në rendin e ditës vlerësimin e plotë të kësaj reforme. Jo për ta rrëzuar, as për ta glorifikuar, por për ta matur. Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? U forcua apo u dobësua shteti? U…
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë Programin Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon përshtatjen e sipërmarrjeve shqiptare me standardet e Tregut Unik Europian. Gjatë takimit me përfaqësues të komunitetit të biznesit, Rama deklaroi se qeveria nuk do të vendosë kufizime financiare për projektet e besueshme, duke theksuar se çdo sipërmarrje me plan serioz do të mbështetet financiarisht. Ai bëri të ditur gjithashtu se është dyfishuar fondi për startup-et, pas rritjes së numrit të aplikimeve, ndërsa programi synon të përfshijë rreth 48 mijë biznese në mbarë vendin. Sipas tij, do të organizohen…
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt tregut europian. “Këtu jemi për të ardhmen që nuk ndalet, sepse vjen, dhe për të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur, pikërisht për t’iu gjendur pranë bizneseve me të ardhmen që po vjen me shpejtësi në mënyrë të pandalshme, që është anëtarësimi në BE. Ne jemi angazhuar në krijimin e këtij programi kombëtar që do ta mbështesim edhe me ekspertizën, që do të angazhojë në funksion të programit ekspertë…
Disa prej organizatorëve të protestës kanë kritikuar kreun e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, duke kërkuar që protestuesit të distancohen prej tij. Aktivisti Dritan Sela, i cili sipas tij numëron rreth 5 milion ndjekës në rrjetet sociale, ka përdorur tone të forta ndaj Shehajt, duke e cilësuar atë si “të paqëndrueshëm”, “pa shtyllë kurrizore” dhe “kalë troje”. Sela ka deklaruar se strategjia që, sipas tij, po ndjek Shehaj ngjan me atë të Sali Berishës në vitet ’90, duke e lidhur me periudhën e lëvizjes studentore. “Sali Berisha ishte ai që na vodhi ëndrrën në ’90. Ka dalë një Berishë tjetër, plani…
Rusia ka lëshuar një valë raketash dhe dronësh që kanë goditur Kievin gjatë natës së së hënës, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe dëme të mëdha në kryeqytetin ukrainas. Ky është sulmi i dytë i madh brenda një jave ndaj Kievit, pas një tjetër goditjeje që më herët kishte lënë 31 të vrarë. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës paralajmëroi se një tjetër ofensivë në shkallë të gjerë ishte e mundshme. Një ndërtesë banimi është shembur pjesërisht, ndërsa dyshohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Po ashtu, disa ndërtesa shumëkatëshe janë dëmtuar rëndë.…
Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar dy mjete lundruese Jet Ski, pasi u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, në zonat e frekuentuara nga pushuesit. Gjatë patrullimeve në Gjirin e Sarandës, shërbimet e Policisë evidentuan një Jet Ski që kishte hyrë në zonën e rezervuar për notuesit, duke shkelur rregullat e sigurisë në det. Një tjetër rast u konstatua në Gjirin e Ksamilit, ku një Jet Ski u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, në kundërshtim me rregullat në fuqi. Në përfundim të veprimeve administrative, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës.…