Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inink sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, po dëshmon këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Partizani”.

I thirrur si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Oketa iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve lidhur me rolin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe statusin e pronës ku ndodhej ish-Klubi Sportiv “Partizani”.

Sipas dëshmisë së tij, Oketa deklaroi se, për aq sa i kujtohet, Klubi Sportiv “Partizani” nuk kishte asnjë interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe administrohej nga persona privatë.

Ai shtoi se nuk mban mend që çështja e klubit të jetë diskutuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes si një çështje me rëndësi të veçantë.

Diskutimet në sallë:

SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas mora detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009-2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin.

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër i Sportit. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej për Ministrinë e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare. Një institucion kulturor nuk e bën godina, por puna.

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë. Praktika ishte që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

SPAK: Kush e kishte në inventarizim?

Oketa: Emri i saktë s’më kujtohet, i drejtorisë, por është një drejtori që ekziston edhe sot e kësaj dite.

Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor ku flitet për pronat dhe ne ende dhe sot nuk kemi një inventar të pronës. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë u kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët me dokumenta të shtetit lidhur me këtë çështje. E theksoj edhe një herë: nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të Ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, unë jam i gatshëm t’i dal për zot.

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë veta personel, civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur shumë delegime kompetencash, mund t’i shikoni tek dokumentet.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer, sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

diskutimet dosja partizani zbardhen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rilindja 2.0| Demo: Këtë javë prezantojmë nismat që prekin çdo qytetar

13:19 / July 6, 2026

Përgatitja për tregun e BE-së/ Rama për startup-et: Mbi 1200 aplikime, dyfishuam financimin

11:58 / July 6, 2026

Rama prezanton programin për biznesin drejt BE-së: “Mbështetje për sipërmarrjet që të përballojnë transformimin”

11:51 / July 6, 2026

Aktivisti për Agron Shehaj: Po shfrytëzon lëvizjen për interesa të fshehta: cilësohet si “kalë troje dhe fytyrë e dyshimtë“

11:45 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.