Author: tirana

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, e cila, sipas Kremlinit, zgjati rreth 90 minuta. Ky ishte komunikimi i katërt mes dy liderëve gjatë këtij viti. Sipas këshilltarit për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, telefonata ishte “shumë konstruktive” dhe nisi me urimet e Putinit për Trumpin dhe popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ushakov tha se gjatë bisedës u përmend edhe “kontributi i Rusisë në formimin e shtetit amerikan”, si dhe rëndësia e respektimit të historisë së përbashkët. Në qendër të diskutimeve ishte edhe…

Read More

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” zhvillohet këtë të hënë, ku pritet të dëshmojë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Oketa është thirrur si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet të japë shpjegime para trupit gjykues lidhur me rrethanat e çështjes. Më herët, SPAK ka argumentuar se Gazmend Oketa, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, ka firmosur një auditim që, sipas organit të akuzës, ka ushtruar presion ndaj Komandës Mbështetëse, e cila refuzonte klubin e futbollit “Partizani”. Megjithatë, edhe pse në fashikull evidentohet ky fakt, nuk rezulton që pozita procedurale e ish-funksionarit të jetë në vështirësi.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha mbërriti në godinën e SPAK-ut, ku u prit nga mbështetësit e tij, një skenë që tashmë është kthyer në një rutinë sa herë ai paraqitet pranë institucionit. Kreu i selisë blu ka respektuar detyrimin për paraqitje, sipas masës së caktuar ndaj tij.

Read More

Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se është autori i zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu fshatin Drizë dhe zonat përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar banesat e dhjetëra banorëve. Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi N. J., banues në Drizë. Ai dyshohet se më 5 korrik ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për të djegur disa barishte, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe. Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në afërsi të guroreve Volloder, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës. Sipas njoftimit, ndërhyrja do të zhvillohet pranë fshatit Shën Vasil dhe synon hapjen e trasesë së rrugës. Gjatë këtij intervali kohor, Policia e Shtetit do të marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit. “Më 06.07.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku ka vendosur të tregojë një vjershë të Dritëro Agollit. Në vjershën “Kundërshtarëve të mi”, të cilin e ka publikuar në faqen e tij, Rama shkruan se është aktuale. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama krahas postimit.

Read More

Brazili përjetoi një nga zhgënjimet më të mëdha të Botërorit 2026, pasi u eliminua që në fazën e 1/8-ave nga Norvegjia, duke i dhënë fund ëndrrës së pesë herë kampionëve të botës. Pas kësaj humbjeje dramatike, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e Neymar. Sulmuesi veteran u aktivizua nga stoli në këtë përballje dhe realizoi një penallti në minutat e fundit, në një turne ku Brazili u mbështet kryesisht te futbollistët e rinj. 34-vjeçari është një nga emrat më të mëdhenj që mund të ketë zhvilluar Kupën e Botës së fundit në karrierë. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, Neymar këtë…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.

Read More

Dashi Nëse keni diçka për të thënë, thuajeni. Mos kini frikë ta thoni në një mënyrë krijuese dhe të imagjinuar. Nëse keni një prezantim virtual për të bërë sot, mos ngurroni të përdorni shumë metafora dhe shembuj imagjinativë. Kjo qasje do të fitojë pikë të mëdha. Demi Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, kjo është një ditë e mirë për të dalë dhe për të bërë disa kërkime. Bëni punën detektive që duhet bërë në mënyrë që të gjeni mundësinë e saktë që po kërkoni. Këmbëngulja do të shpërblehet në këtë ditë. Binjakët Flluska do të shpërthejë sot…

Read More

Franca pretendente absolute për fitimin e Botërorit do të zbresë sonte në fushë për duelin e 1/8-ve kundër Paraguait. Dueli do të luhet në orën 23:00 në Filadelfia, teksa ‘gjelat’ janë pa shërbimet e Tchuameni-t dhe Marcus Thuram të dëmtuar, por organika e mbushur me ‘yje’ pritet të mos e ndiejë mungesën e tyre. Edhe pse konsiderohen super favorit ndaj latinëve të besuarit e Deschamps nuk duhet të neglizhojnë, pasi Paraguai bëri befasinë e madhe në 1/16-t, duke eliminuar Gjermaninë. Për këtë arsye, para duelit, trajneri Dechamps tha në konferencë për shtyp se ‘Paraguai nuk është rastësisht në këtë fazë’…

Read More

Një tentativë për trafikimin e rreth 46 kilogramëve kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore. Në kuadër të operacionit të koduar “Suitcases”, është arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, ndërsa dy shtetase janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë konstatuan dy valixhe brenda të cilave ishin fshehur 89 paketime me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës. Sasia e sekuestruar arrin në rreth 46 kilogramë dhe vlera e saj në treg përllogaritet rreth 250 mijë euro. Në pranga përfundoi…

Read More

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një terminal nafte në Portin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe një zjarr të madh që ka përfshirë pjesë të infrastrukturës energjetike të zonës. Sipas raportimeve fillestare, sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ka ndërprerë përkohësisht aktivitetin në një nga pikat strategjike të furnizimit me naftë në rajon. Ky incident vjen në një seri sulmesh të përsëritura ndaj infrastrukturës energjetike ruse, veçanërisht rafinerive të naftës dhe depove të karburanteve, të cilat janë bërë objektiva të rregullta të dronëve ukrainas gjatë muajve të fundit. Autoritetet në Rusi kanë raportuar më…

Read More