Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në urimin e tij, kreu i shtetit i ka përcjellë përshëndetjet më të përzemërta presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Begaj theksoi se Shqipëria çmon thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, që nga njohja e saj si…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 3 korrikut në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd. Sipas të dhënave paraprake, në fshatin Hotolisht dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet tip “Benz”, që ishte në lëvizje. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi 42-vjeçar me inicialet A.H. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes Njoftimi i policisë: Librazhd / Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë e cilëson 4 Korrikun si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke vënë në dukje lidhjet e forta historike dhe miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë liritë e përcaktuara nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara 250 vjet më parë, duke paralajmëruar për atë që e cilësoi si “kërcënim komunist” nga demokratët progresivë. Deklaratat ai i bëri gjatë një fjalimi në Malin Rushmore, në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Në fjalimin me tone patriotike, Trump vlerësoi trashëgiminë e katër presidentëve amerikanë, fytyrat e të cilëve janë të gdhendura në Malin Rushmore – George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt. “Ne qëndrojmë nën monumentin e këtyre heronjve, një grup njerëzish vërtet…

Read More

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, ka folur në lidhje me zjarrin që ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke bërë të ditur se situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer ku po zhvillohet operacioni. Sipas Pepkolajt, aktualisht flakët nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën intensive për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Në terren janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga bashkitë e Lezhës dhe Vau i Dejës, si dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, të cilat po punojnë në koordinim për të mbajtur situatën nën…

Read More

Kjo e shtunë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, pa reshje shiu dhe me temperatura të larta, tipike për stinën e verës. Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 24 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta termometri pritet të ngjitet deri në 35°C, me vlera minimale rreth 21°C. Në zonat malore, temperaturat do të variojnë nga 16 deri në 28 gradë Celsius, duke ofruar kushte më të freskëta krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa…

Read More

Dashi: Sot do ndihesh i/e vendosur dhe një vendim i shpejtë mund të të hapë një mundësi të re. Demi: Stabiliteti financiar të jep qetësi, por një ndryshim i vogël në rutinë do të të bëjë mirë. Binjakët: Komunikimi yt është i fortë sot dhe mund të sqarosh një keqkuptim të vjetër. Gaforrja: Emocionet janë të thella, por një bisedë e sinqertë sjell lehtësim. Luani: Energjia dhe vetëbesimi të vënë në qendër të vëmendjes, sidomos në punë. Virgjëresha: Detajet kanë rëndësi sot dhe një zgjidhje praktike të çon përpara. Peshorja: Marrëdhëniet përmirësohen nëse balancon më mirë kohën për veten dhe të tjerët. Akrepi: Intuita të udhëheq drejt një…

Read More

Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po thellojnë bashkëpunimin përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare mbi Kontrollet e Përbashkëta Kufitare. Dokumenti synon të rrisë efikasitetin e kontrolleve doganore, të lehtësojë tregtinë dhe të përmirësojë menaxhimin e kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat e integrimit rajonal. Në kuadër të këtij procesi, delegacionet e të dy administratave, të drejtuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në…

Read More

Granit Pepnika është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut, gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat operacionale dhe Policia e Vlorës. Sipas burimeve, efektivët kishin siguruar më herët informacione operative mbi vendndodhjen e tij dhe e kishin mbajtur nën vëzhgim. Arrestimi u krye në momentin kur Pepnika po dilte nga resorti për t’u nisur drejt plazhit, pa i lënë mundësi të reagonte. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndërhyrjes së policisë. Operacioni, i finalizuar nga strukturat operacionale të Policisë së Vlorës, vijon ende, pasi gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe disa sende të tjera të kundërligjshme, të cilat do…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti, nënshkruan, në Tiranë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor. Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të përbashkët bashkëpunimi për lehtësimin e punësimit të qytetarëve në të dy vendet, rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, si dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për punësimin, aftësimin dhe formimin profesional. Në…

Read More

Rinas, 3 korrik 2026 – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishin sot të pranishëm në hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Një hap i rëndësishëm ky për modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare, investimin në njerëz, teknologji dhe përgatitjen e pilotëve apo kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. “Synojmë të ndërtojmë kapacitete afatgjata, njerëzore e teknologjike që do t’i shërbejnë vendit për shumë vite”, deklaroi administratori i KAYO sh.a, Ardi Veliu. “Shkolla është një ndërthurje e kapitalit njerëzor, teknologjisë moderne dhe vlerave ndërkombëtare. Falë vizionit dhe këmbënguljes së kryeministrit, Forcat e Armatosura po transformohen. Do shtohen kapacitetet…

Read More

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas protestave të zhvilluara një ditë më parë para Kuvendit, ku u shënuan tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Lamallari i cilësoi protestuesit e dhunshëm si “vandalë”, duke theksuar se veprimet e tyre nuk përfaqësojnë protestën në tërësi, por një grup të vogël personash që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë dhe kanë dëmtuar pronën publike. “Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e…

Read More