Author: tirana

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje aksionin në bregdetin e Jalës, në Vuno, ku është shembur një beach bar i ndërtuar pa leje përgjatë vijës bregdetare. Sipas informacioneve paraprake, objekti ishte ngritur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke sjellë ndërhyrjen e IKMT-së për prishjen e tij. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit dhe u mbyll pa incidente. Në fokus të kontrolleve janë edhe beach bar-e dhe struktura të tjera provizore me konstruksion të lehtë prej druri, të cilat, sipas autoriteteve, rezultojnë të ndërtuara pa leje dhe kanë zënë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Tirana, ku turistë të shumtë kanë zgjedhur të vizitojnë kryeqytetin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se tanimë kjo është një ditë e zakonshme në Tiranë. “Mirëmëngjes dhe me një ditë të zakonshme turistësh në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Ditën e premte, më 3 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira kryesisht në orët e mesditës dhe pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim…

Read More

Dashi: Kjo ditë sjell dinamizëm dhe vendosmëri për të përmbyllur një detyrë që e keni shtyrë prej kohësh. Në punë, një mundësi e re kërkon reagim të shpejtë dhe guxim. Në dashuri, një bisedë e hapur ndihmon të sqarohen keqkuptimet. Kujdes me nxitimin në vendime financiare. Në fund të ditës mund të ndiheni më të lehtësuar pas një vendimi të marrë. Demi: Do të ndiheni më të fokusuar te stabiliteti dhe organizimi i gjërave praktike. Një kontakt i papritur mund të sjellë një ide të vlefshme për punën. Në marrëdhënie, ngrohtësia dhe mirëkuptimi forcojnë lidhjet. Mos e neglizhoni nevojën për pushim. Një…

Read More

Ministri Gonxhja ka denoncuar përpjekjen e rradhës së Partisë Demokratike për të vënë nën kthetra protestën qytetare që prej një muaji po mbledh qindra njerëz në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe burgosjen e Sali Berishws. Me tone ironie dhe sarkazme, Gonxhja mori shembullin e Eda Grimçit kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e PD-së që merr pjesë gjithashtu në protesta si qytetare, ndërkohë që pas saj ka një axhendë të pastër politike që buron nga ajo që ministri e quan ‘opozita e Bufit të Kënetave dhe Moçaleve’ “Protestuesja” e revolucionit rozë,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës tre efektivët e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë incidenteve të ndodhura sot jashtë ambienteve të Kuvendit. Sipas ministrit, dy prej efektivëve kanë pësuar dëmtime në kokë si pasojë e goditjeve me gurë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. “Janë dëmtuar në kokë. Dua të siguroj familjarët se gjendja e tyre është stabël. Kam një mesazh për ata vandalë që guxuan të hedhin gurë drejt efektivëve: janë identifikuar, do të shoqërohen dhe do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji. Kjo nuk ka të bëjë fare…

Read More

Kryeministri Edi Rama, duke folur në eventin “Grant 2026” për programet e start up, u tha të rinjve se bullizmi online, me sharje e fyrje, është i padenjë për vëmendjen e tyre. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se të rinjtë nuk duhet të shohin komentet në rrjetet sociale, teksa gjatë kësaj kohe, algoritmi ka kaluar në fazë histerie. “Bullizimi online, me sharje, fyerje, akuza, nga burime që janë të padenja për vëmendjen tuaj. Dua të ndaj një eksperiencë të thjeshtë. Mos zbrisni tek komentet, janë jopërfaqësuese. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie. Dikur i përgjigjesha komentuesve, intensivisht. E kuptova…

Read More

Qeveria shqiptare ka vendosur të dyfishojë fondin mbështetës për startup-et në kuadër të eventit “Grant 2026”, duke e çuar nga 3 në 6 milionë euro, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve cilësore. Gjatë aktivitetit të organizuar nga “Innovation4Albania”, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësuan zhvillimin e shpejtë të ekosistemit të startup-eve në vend, i cili sipas tyre renditet i katërti në rajon. Rama prezantoi gjithashtu objektivin për rritjen e mëtejshme të financimit, duke synuar që deri në vitin 2030 fondi të arrijë në 20 milionë euro. Ai paralajmëroi edhe krijimin e fondeve…

Read More

Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, ku janë shënuar incidente të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve, protestuesit kanë dëmtuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat dhe duke e goditur me sende të forta. Policia ka ndërhyrë në terren dhe ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave të përfshirë në incidentet e dhunshme. Gjatë përplasjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe ujë në drejtim të efektivëve të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Read More

Pas daljes nga ambientet e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar për mediat se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga vijimi i punës parlamentare pavarësisht protestave jashtë godinës. Ai u shpreh se Partia Socialiste ka një “kontratë me popullin shqiptar”, të cilën, sipas tij, do ta zbatojë përmes miratimit të ligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian. “Për mua kjo është e disata herë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, ne kemi të drejtë të votojmë. Është një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi, kontrata e PS me shqiptarët”,…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos ushtrojnë presion ndaj deputetëve gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit. Nga foltorja e Parlamentit, Balla u shpreh se çdo tentativë për të penguar ushtrimin e detyrës kushtetuese të deputetëve është e papranueshme, duke theksuar se Kuvendi do të vijojë punën në funksion të procesit të integrimit europian. Ai komentoi gjithashtu edhe mungesën e Partisë Demokratike në seancë, duke u shprehur se opozita është tërhequr për shkak të situatës jashtë Kuvendit. “Ne do t’i votojmë të tre…

Read More

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjteje, në të cilën deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë, ndërsa mazhoranca miratoi me 72 vota ndryshimet në ligjin për SHISH. Pas përfundimit të seancës, drejtuesi i Kuvendit është përballur me një situatë tensioni në momentin që ka tentuar të largohet me automjet nga godina e Parlamentit. Protestuesit i kanë bërë “pritë”, duke goditur mjetin me vezë dhe ujë, çka ka detyruar automjetin të tërhiqet sërish brenda perimetrit të sigurisë.

Read More