Një aksident i rëndë është regjistruar këtë paradite në aksin rrugor rural Pirrë–Kamçisht, në Bashkinë Lushnjë. Sipas informacioneve, një automjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një motoçikletë me të cilën udhëtonte 76-vjeçari Minella Prençe, banor i fshatit Pirrë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar me urgjencë të moshuarin drejt spitalit të Lushnjës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e fuoristradës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku pati incidente mes protestuesve, deputetëve të Partisë Socialiste dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve, gjatë përplasjes protestuesit hodhën vezë në drejtim të deputetëve të PS-së, ndërsa ndaj efektivëve të policisë u përdorën edhe gurë. Në reagimin e tij, Rama e cilësoi protestën si të transformuar nga një shprehje qytetarie në një skenë dhune dhe konfliktesh politike. “Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah…
Adi Çobo është arrestuar nga forcat e policisë në qytetin e Durrësit, menjëherë pasi ka dalë nga banesa e tij. Sipas informacioneve, ai ka qenë nën monitorim nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe është ndaluar në rrugë, ku më pas është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për procedurat e mëtejshme. Burime bëjnë me dije se që prej momentit kur është shpallur në kërkim në maj 2025, Çobo nuk ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë, por ka qëndruar gjatë gjithë kohës në vend. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, ai ka qenë i vëzhguar në mënyrë të…
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë përplasjeve të ndodhura para Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas ngjarjes, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një foto të efektivit të gjakosur dhe ka dënuar dhunën ndaj policisë. Në reagimin e tij, Balla u bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se sulmet ndaj punonjësve të policisë përbëjnë sulm ndaj shtetit. “Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla. Ai…
Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2 korrik, me 17 vite burg Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasje me dashje. Sipas vendimit, Llapushi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje që çoi në humbjen e jetës së tij. Prokuroria e kishte kualifikuar veprën penale si vrasje me dashje dhe kishte kërkuar dënimin me 20 vite heqje lirie. Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor 2021, kur një konflikt mes palëve nisi për shkak të një tavoline të rezervuar në një lokal, duke përfunduar në sulmin fatal ndaj Kurmakut. 57-vjeçari, që ushtronte detyrën e kryekamarierit, ndërroi…
Adriatik Lapaj është bashkuar sot me protestuesit që ndodhen jashtë ambienteve të Kuvendit. Megjithatë, prania e tij nuk është pritur mirë nga një pjesë e tubuesve, të cilët i kanë kërkuar të largohet, duke krijuar edhe momente tensioni. Pavarësisht situatës së krijuar, Lapaj nuk ka pranuar të largohet dhe vijon të qëndrojë pranë protestuesve jashtë godinës së Parlamentit.
Teksa jashtë Parlamentit vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në një deklaratë zyrtare, demokratët akuzojnë mazhorancën se po bllokon nismat e opozitës dhe se ka rrethuar Kuvendin me një numër të madh efektivësh policie, me qëllim, sipas tyre, “pengimin e zërit të qytetarëve” që protestojnë prej më shumë se një muaji. Partia Demokratike pretendon gjithashtu se është refuzuar kërkesa e saj për zhvillimin e një debati parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me shqetësimet e protestuesve dhe rekomandimet e Rezolutës…
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka dhënë një prononcim për mediat teksa hynte në ambientet e Kuvendit, në një kohë kur jashtë Parlamentit po zhvillohej protesta e opozitës. Spiropali bëri thirrje për reflektim nga të gjitha palët politike, duke theksuar se fokusi duhet të jetë te zgjidhja e problemeve të qytetarëve dhe jo te përplasjet politike. “Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten. Kuvendi duhet të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje. Secila forcë politike dhe…
Tensionet e shënuara këtë të enjte para Kuvendit janë shoqëruar me incidente, ku kanë mbetur të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, protestuesit u përplasën me forcat e policisë dhe arritën të çajnë gardhin metalik të vendosur përreth Parlamentit. Si pasojë e përplasjeve, tre efektivë policie kanë pësuar lëndime dhe janë futur brenda perimetrit të sigurisë së Kuvendit për të marrë ndihmën e parë. Ndërkohë, në afërsi të Parlamentit është afruar edhe autoboti me ujë, i vendosur në gatishmëri për shpërndarjen e protestuesve në rast të përshkallëzimit të situatës.
Rreth 30 krerë bagëti të imëta, dele dhe dhi, janë goditur nga rrufeja në malin e Nikollarës, në Njësinë Administrative Moglicë, Bashkia Maliq. Sipas informacioneve paraprake, bagëtitë ishin duke u kullotur në momentin kur në zonë nisi një rrebesh i fortë shiu, i shoqëruar me shkarkesa elektrike. Si pasojë e goditjes së rrufesë, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur. Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronarin e tufës, ndërsa rrethanat e saj janë të lidhura me kushtet e pafavorshme atmosferike që përfshinë zonën.
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Kukës–Bicaj. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 01:40, shtetasi T. C., i cili drejtonte një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A. Të tre janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet e ndodhura para Kuvendit, ku protestues hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe u përplasën me forcat e policisë. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama bëri dallimin mes protestuesve paqësorë dhe atyre që, sipas tij, ushtrojnë dhunë ndaj institucioneve. “Kur shkon atje një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Ata nuk janë flamingo. Flamingot janë paqësorë. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do t’i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do të jenë përsëri…