Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, komentoi protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se protestën e konsideron një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen e tij dhe se po përpiqet të kuptojë shqetësimet e qytetarëve. “E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time. Po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri”, deklaroi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë, këtë të mërkurë, 1 korrik, pjesë në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ku ka ndarë vizionin e tij mbi ndryshimin e konceptit të pushtetit dhe rëndësinë e dijes në epokën digjitale. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se sot pushteti nuk matet më me forcë fizike apo pasuri të grumbulluara, por me inteligjencë dhe informacion, duke e cilësuar këtë transformim si një “revolucion të heshtur”. Ai nënvizoi se inteligjenca dhe lënda e parë e dijes tashmë po shpërndahen kudo, pa pasur rëndësi madhësia gjeografike e një shteti. Rama u shpreh…

Read More

SPAK brenda kufijve institucionale dhe jashtë lojërave politike, edhe kur vjen puna te hetimi i zgjedhjeve.I ftuar për seancë dëgjimore, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u distancua menjëherë nga qëndrimet politike për zgjedhjet e 11 majit 2025. “Nuk jam ketu per te vleresuar subjektet politike, garen dhe zgjedhjet. Seshte kjo kompetenca jone. Kompetenca jone eshte ligji. Spak ka konpetence vetem korrupsionin aktiv dhe pasiv ne zgjedhje. Veprat e tjera te krimit zgjedhor i perkasin prokurorive me te uleta, vetem kur subjekti eshte kompetence e jona. Jo cdo shkelje zgjedhore apo parregullsi eshte kompetenca jone apo…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, në zonën e Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf”, me gjashtë persona në bord, është përmbysur. Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, korsia e tij është bllokuar nga një mjet që vinte përballë. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, ai ka devijuar djathtas, duke u përplasur fillimisht me një automjet të parkuar dhe më pas mjeti është përmbysur. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të gjashtë personat që ndodheshin në automjet, mes tyre edhe tre fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku sipas…

Read More

Analisti dhe gazetari Ilir Demalia është dhunuar në afërsi të banesës së tij nga dy persona, duke pësuar dëmtime të dukshme në pjesën e fytyrës. Në kallëzimin e depozituar në polici, Demalia ka deklaruar se sapo kishte dalë nga banesa kur është sulmuar fizikisht. Sipas tij, ngjarja nuk ka lidhje me motive politike. Demalia pretendon se autori është një banor i zonës, i cili e kishte akuzuar se kishte njoftuar policinë për të gjobitur automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë. Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa komisariate në vend dhe në Akademinë e Sigurisë. Sipas njoftimit zyrtar, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Ndërkohë, në disa komisariate të policisë janë caktuar drejtues të rinj: Ndryshimet vijnë si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Read More

Nga Ylli Manjani Ka disa komentues që thonë me një qetësi të habitshme: “Hë mo, me vezë i gjuajtën. S’bënë gjë!” Po mirë, çfarë duhet të ndodhë që të pranohet se kemi të bëjmë me dhunë? Të hidhen bomba? Të ketë viktima? Apo dhuna fillon të quhet e tillë vetëm kur është tepër vonë për ta ndalur? Kjo është logjika më e rrezikshme që po normalizohet në debatin publik. Dhuna nuk matet me llojin e objektit që mban në dorë agresori. Dhuna matet me aktin e sulmit ndaj një tjetri. E kuptoj se në një mjedis ku katër nga pesë…

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila ishte akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arriti në përfundimin se nuk provohet që kryebashkiakja Bufi të ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar. Majlinda Bufi ishte hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë për këtë çështje.

Read More

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, deklaroi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe jo objekt debati politik. Braho bëri me dije se gjatë periudhës 2021–2026, SPAK ka administruar 233 materiale që lidhen me krimet zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale. Sipas tij, vetëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë administruar 194 sinjalizime dhe kallëzime, ndërsa 46 procedime penale janë regjistruar, disa prej tyre me iniciativë të vetë institucionit. Ai theksoi se strategjia e ndjekur gjatë zgjedhjeve të vitit 2025…

Read More

Finalizohet në Durrës operacioni i koduar “The Hill 2”, i cili ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat e plazhit dhe në pjesë të ndryshme të qytetit. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të identifikuar si D.R., 33 vjeç, dhe K.Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas policisë, ata dyshohet se vepronin në bashkëpunim për shitjen e kokainës dhe cannabis sativa. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Të arrestuarit u kapën…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e landit gjerman Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, gjatë vizitës së tij në Dusseldorf dhe Bochum. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike dhe industriale të Gjermanisë. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, palët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë investimet, teknologjinë digjitale dhe arsimin profesional, me synimin për të krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe partneriteti. Po ashtu, pjesë e axhendës ishte edhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ku u theksua mbështetja për rrugëtimin e…

Read More

Spitali Universitar i Traumës ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë pacientë, të cilët u paraqitën në spital të vetëdijshëm dhe në gjendje të stabilizuar, kanë përfunduar trajtimin mjekësor dhe janë larguar jashtë rrezikut për jetën, me rekomandimin e mjekëve. Një tjetër pacient pritet të dalë nga spitali gjatë ditës së sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Në Reanimacion vijon të trajtohet një fëmijë 8-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme me parametra jetësorë stabël. Po në këtë repart ndodhet…

Read More