Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video të regjistruar një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku në të njëjtën kohë shihen protestues që marshojnë drejt Kryeministrisë dhe qytetarë të tjerë që luajnë basketboll. Përmes postimit, kreu i qeverisë e cilëson këtë një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si dëshiron të kalojë kohën e lirë. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Author: tirana
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur katër ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri B.S. Hetimet paraprake kanë zbuluar se disa ditë para ngjarjes, dy persona, të identifikuar si vëllezërit Nikolla dhe E.A., dyshohet se kishin vendosur një kamerë pranë burgut të sigurisë së lartë në Drenovë për të monitoruar lëvizjet e objektivit. Sipas burimeve hetimore, rreth katër ditë më parë policia konstatoi një kamerë të instaluar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon drejt burgut të Drenovës. Pas informacionit të siguruar nga Komisariati i Korçës, efektivët lokalizuan…
Bilanci i dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën javën e kaluar është rënduar ndjeshëm. Sipas autoriteteve venezuelase, deri më tani kanë humbur jetën 1.943 persona, ndërsa mbi 10.500 të tjerë janë plagosur. Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, deklaroi për televizionin shtetëror se ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa institucionet janë angazhuar për të ndihmuar mijëra familje që kanë mbetur pa banesa. Sipas të dhënave të “United States Geological Survey” (USGS), dy tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën Venezuelën më 24 qershor, duke shkaktuar lëkundje të forta në një pjesë të madhe të…
Franca do të mbajë zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 18 prill dhe 2 maj 2027. Vendimi është konfirmuar nga një burim qeveritar për AFP dhe pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e kabinetit të së mërkurës. Sipas të njëjtit burim, qeveria ka zgjedhur këtë kalendar, duke hequr dorë nga alternativa që parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve më 11 dhe 25 prill 2027. Kushtetuta franceze përcakton se zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen 20 deri në 35 ditë përpara përfundimit të mandatit të presidentit në detyrë. Presidenti Emmanuel Macron, i cili nisi mandatin e tij të dytë më 14 maj 2022, nuk mund të…
Meksika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Ekuadorin në sfidën e vlefshme për 1/16-at e finales. Për “El Tri” kjo është fitorja e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 1986. Takimi në “Estadio Azteca” nisi me një orë vonesë për shkak të kushteve atmosferike, por vendasit nuk e humbën ritmin. Të mbështetur nga tifozët e tyre, meksikanët dominuan që në minutat e para, duke rrezikuar disa herë me Raúl Jiménez dhe Gilberto Mora. Epërsia erdhi në minutën e 22-të, kur Julián Quiñones realizoi…
Pensionistët do të jenë të parët të cilët do të përfitojnë nga performanca pozitive e ekonomisë në 5 mujorin e parë të vitit. Pas indeksimit që fillon nga datë 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë dhe një bonus vere me vlerën 5 mijë lekë. Vendimi që pritet të prek rreth 750 mijë pensionistë u bë i ditur në njoftimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Përfitime shtesë do të ketë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. “Do të akordojmë bonus për pensionistët, bonus për verën në vlerën 5 mijë lekë. Do të përfitojnë 777 mijë qytetarë. Efekti financiar është rreth…
Ditën e mërkurë, më 1 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike jo të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri në të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare).Pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave dhe parashikohet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.…
Dashi: Sot do të ndiheni të shtyrë të veproni shpejt, por rezultatet më të mira vijnë kur e kanalizoni energjinë me kujdes. Në punë, një detaj i vogël mund të bëjë diferencën në një projekt të rëndësishëm. Në dashuri, një gjest i thjeshtë do të ketë më shumë ndikim se fjalët e mëdha. Kujdes me reagimet impulsive në mbrëmje. Një mundësi e vogël mund të kthehet në diçka më të madhe nëse e trajtoni me durim. Demi: Dita sjell stabilitet, por edhe nevojën për të rishikuar disa vendime të fundit. Një këshillë nga një person me përvojë mund t’ju ndihmojë të shmangni…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës. Një autobus linje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Dyshohet se disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në mjet.
Bisedimet Iran-Katar të mërkurën do të mbulojnë zbatimin e marrëveshjes së Teheranit me SHBA-në, si dhe asetet e saj të ngrira, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei. “Ajo që ndoshta do të zhvillohet nesër në Doha është një diskutim me palën e Katarit mbi zbatimin e disa dispozitave të memorandumit të mirëkuptimit, përfshirë dispozitën në lidhje me lirimin e aseteve të kufizuara të Iranit”, tha të martën Baghaei. Ai shtoi se ekipi negociator i Iranit nuk kishte plan të takohej me delegacionin amerikan në ditët në Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari,…
Qershori po mbyllet me temperatura mbi mesataren mujore, ndërsa meteorologët parashikojnë që moti i nxehtë të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Për shkak të temperaturave të larta, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. “Nëse kanë ankesa shtesë, si lodhje të përgjithshme, marramendje ose shtim të pulsit, takikardi, menjëherë duhet të drejtohen te mjeku, se janë ankesa që vështirësojnë diagnozën e tyre të mëparshme. Gjithmonë flasim për pacientë që vuajnë nga insuficienca kardiake apo e arterieve koronare, gjithashtu edhe ata që vuajnë nga hipertensioni kanë disa ndryshime në presion,…