Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

08:10 / July 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 03 06 at 13 sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pensionistët do të jenë të parët të cilët do të përfitojnë nga performanca pozitive e ekonomisë në 5 mujorin e parë të vitit.

Pas indeksimit që fillon nga datë 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë dhe një bonus vere me vlerën 5 mijë lekë. Vendimi që pritet të prek rreth 750 mijë pensionistë u bë i ditur në njoftimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Përfitime shtesë do të ketë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Do të akordojmë bonus për pensionistët, bonus për verën në vlerën 5 mijë lekë. Do të përfitojnë 777 mijë qytetarë. Efekti financiar është rreth 3.7 miliardë lek. Mbulohet i gjithë numri i përfituesve, sipas kategorisë”, tha Delina Ibrahimaj.

Ndryshimet e propozuara përmes aktit të parë normativ të vitit 2026 prekin disa nga zërat kryesorë të buxhetit. Qeveria argumenton se rritja e të ardhurave gjatë pesë-mujorit të parë ka krijuar hapësirat financiare për më shumë mbështetje sociale, financime shtesë në shëndetësi, si dhe zgjerimin e skemave të garancisë sovrane për biznesin.

“Miratuam aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin 2026 si rezultat i ecurisë pozitive së ekonomisë,  për 5 mujorin e parë. Të forcojmë shtresat në nevojë rrisim investimet në shëndetësi zgjerojmë garancinë sovrane në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me aktin kemi mundësuar afrimin e indeksimit të pensioneve. Kjo është mundësuar me një fond shtesë prej 872 mln lekë. Plani i Qeverisë është që indeksimi në vitin e ardhshëm të afrohet në muajin prill. Me këtë akt normativ dyfishojmë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuar me një financim shtesë prej 750 mln lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10 mijë e 720 fëmijë. Kjo masë do hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026.

Përmes të këtij akti kemi menduar për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar që shteti do i mbulojë me pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore me. Një efekt financiar 2 mld lekë.
Nga ana tjetër dhe shëndetësia do të financohet me fonde shtese do të alokohet 1.5 mld lekë për barnat onkologjikut. Përmes këtij akti mundësojmë rritjen e pagave të personelit në urgjencën mjekësore. Do të alokohet një fond shtesë për orët shtesë të zjarrfikësve ku përfitojnë 1250 punonjës.

Do të përmbushim me angazhimet tona në raport me NATO-s. Për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 mld shtesë duke garantuar që financimi të shkojë në 2.6% të PBB. Rrisim shumën e garancisë sovrane nga 3 mld lekë në 5 mld lejë. Do të shtrojmë dhe fushën e mbulimit jo vetëm për fermerët dhe për SMEt”, u shpreh Malaj.

Në fokus të ndryshimeve mbetet edhe pushteti vendor. Një projekt-pilot do të prekë disa bashki të vendit në sektorin e transportin qytetas me pajisjen e autobusëve të rinj elektrikë.

bonus indeksim PENSIONISTE Qeveria vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

12 të plagosur nga aksidenti, Koçiu viziton të aksidentuarit te Trauma

20:57 / June 30, 2026

Zv.kryeministrja Koçiu: Dhuna në protestën jashtë Kuvendit, e organizuar nga një grup njerëzish që vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit

19:42 / June 30, 2026

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

15:53 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.