Kreu i grupit të PS, Taulant Balla thotë se Shqipëria është përfshirë në luftë digjitale, teksa në protestë është i përfshirë regjimi iranian. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla u shpreh se në protestë ka elementë që duhen dëgjuar, por sipas tij, protesta është privatizuar nga një grup i vogël pa asnjë lloj legjitimiteti. Balla shtoi se PD nuk do përfitojë nga protesta dhe se nëse zgjedhjet bëhen nesër, kjo forcë politike do ketë gjysmën e grupit parlamentar. “Shqipëria u përfshi në luftë digjitale, globale, duke mos qenë objektiv real i saj. Regjimi iranian është i përfshirë, aktorë të…
Author: tirana
Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar protestat e mbajtura deri më sot, të cilat janë zhvilluar që prej një mua. Rama ka ndarë foton e krahut të një prej protestuesve, të cilit i duken tatuazhe, duke shkruar se qytetarët kanë të drejtën e tubimeve, por diferencoi ata që ai i quan “korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit”. “QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për amnistinë penale. “Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Amnistia Penale u miratua në parlament më 18 qershor me 84 vota pro. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë zgjeroi amnistinë penale duke shtyrë afatin e përfituesve, nga 31 dhjetor 2025 në 31 maj 2027. Me këtë shtyrje afati, zgjerohet lista e përfituesve nga amnistia në 1335 të dënuar
Pas largimit nga Partia Socialiste të deputetes Marjana Koçeku, kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla, ka kryer veprimin e radhës në lidhje me “Neomalësoren”. Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri me dije lëvizjen, duke njoftuar se Koçeku është larguar nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asocimin. “Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar këto ndryshime. Në Delegacionin e Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Erjo Mile largohet si anëtar dhe deputeti Vullnet Sinaj caktohet anëtar. Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asocimin, deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtarë dhe…
Shoqërohet Emiljano Nina. Kushëriri i Ervis Martinajt u kap me armë te dera e Ilir Selmanit. Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta. Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos u lirua disa ditë më parë. Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor. Ilir Selmani që kur është liruar nga Apeli i Posaçëm, mbahet në arrest shtëpie me mbikqyrje policore. Kërkesa u bë nga prokurori Behar Dibra, u miratua…
Ditën e sotme ndërsa deputetë po mblidhen për seancën plenare të orës 10:00, protestuesit kanë njoftuar se po në të njëjtën orë do të zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit. Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre. “Nesër në orën 10:00 para Parlamentit, bashkohuni me ne”, u shpreh një nga nismëtarët gjatë tubimit të djeshëm. Deputetët po priten jashtë Parlamentit nga protestuesit me thirrjet: Ju erdhi fundi dhe opozitë e shitur. Nga ana tjetër, në Parlament do të mbahet seanca e radhës…
30 qershor 2026- Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e atentatit të ndodhur një ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar. Si rezultat i hetimeve janë identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes, të gjithë me precedentë penalë për krime kundër personit. Në pranga kanë rënë N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2 të Pogradecit, si dhe E. A., 22 vjeç, banues në Buçimas. Sipas hetimeve të…
Një shpërthim me bombë në një ndërtesë banimi në Monako ka plagosur rëndë një oligark ukrainas, Vadym Ermolaev dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së tij, sipas raportimeve të mediave franceze dhe ukrainase. Shpërthimi ndodhi pak para orës 21:00 sipas orës lokale në rrugën Rue Révérend Père Louis Frolla, pranë kufirit me Francën, shkruan BBC. Qeveria e Monakos tha se shpërthimi u shkaktua nga një pako-bombë, ndërsa Ministri i Shtetit Christophe Mirmand i tha AFP-së se pajisja shpërthyese dukej se përmbante bulona dhe fishekë. Ai tha se ishte një “shpërthim i qëllimshëm” dhe policia po heton rastin. Gazeta Le Figaro…
Pavarësisht eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait, Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar mbështetjen e plotë për trajnerin Julian Nagelsmann. Presidenti i federatës, Rudi Völler, pranoi se paraqitja e kombëtares ishte larg pritshmërive, por theksoi se vazhdon ta konsiderojë Nagelsmannin si njeriun e duhur për të udhëhequr ekipin. “Sigurisht, kjo është në thelb e pamjaftueshme. Është e vështirë të pranohet për një komb të çmendur pas futbollit si Gjermania. Ne prisnim më shumë dhe kishim një shans më të mirë për të fituar, kjo duhet thënë qartë. Ne kemi pësuar tashmë dy humbje radhazi,…
Dy efektivë policie kanë humbur jetën brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” (Burgu 313) në Tiranë, në interval kohor të shkurtër, njëri pas tjetrit. Fillimisht ka ndërruar jetë Zog Muhametaj, 62 vjeç, i lindur dhe banues në Tropojë. Ai kishte nisur punën në sistemin e burgjeve në vitin 2015, ndërsa që prej vitit 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja” si specialist informacioni me gradën komisar. Sipas të dhënave, rreth orës 21:36, gjatë ndërrimit të turneve, Muhametaj po zhvillonte instruktazhin me stafin që do të merrte shërbimin, kur papritur humbi ndjenjat. Brenda pak minutash mbërritën mjekja dhe infermierja…
Ditën e martë, 30 qershor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës e në vijim mot me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare). Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7…
Dashi: Energjia juaj do të jetë në maksimum dhe do të arrini të përfundoni detyra që i kishit lënë pezull. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv që ju motivon për hapa të rinj. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Kujdes vetëm me shpenzimet e nxituara gjatë mbrëmjes. Demi: Kjo ditë ju fton të ecni me qetësi dhe të mos nxitoni në vendime të rëndësishme. Një bisedë me një person të afërt do t’ju ndihmojë të shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Në aspektin sentimental priten momente të ngrohta dhe plot mirëkuptim. Financat mbeten të qëndrueshme…