Author: tirana

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ka njoftuar policia të hënën. Sipas autoriteteve, dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, por deri më tani nuk është bërë publik numri i saktë i viktimave dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e sulmit. Në një njoftim në rrjetin social X, Policia e Lüneburgut u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa forca të shumta policie dhe shërbime emergjence ndodhen në vendngjarje. Hetuesit ende nuk kanë dhënë informacione mbi…

Read More

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rritja shënon një përmirësim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ekonomia u zgjerua me 3.53%, por mbetet pak më e ulët se ritmi prej 3.8% i regjistruar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Sipas raportit, kontributin më të madh në zgjerimin ekonomik e dhanë administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat kontribuan me 1.68 pikë përqindje në rritjen totale. Ndikim pozitiv patën gjithashtu aktivitetet e pasurive të paluajtshme, shërbimet profesionale dhe administrative, si edhe sektori…

Read More

Policia ka arrestuar Nikolla Agollin, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari në Pogradec. Agolli u vu në pranga në Prrenjas, falë bashkëpunimit mes Policisë së Pogradecit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ndërkohë, efektivët po zhvillojnë kërkime në një zonë pranë liqenit, ku dyshohet se autori ka hedhur armën e përdorur në ngjarje. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Dyshohet se, pas një konflikti, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, rreth 35 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e…

Read More

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” u inaugurua këtë të hënë, pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit dhe modernizimit të plotë të godinës. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi investimin si një transformim rrënjësor të një prej institucioneve më të rëndësishme shëndetësore në vend. Ai theksoi se, krahas ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore të godinës, janë krijuar edhe ambiente të reja që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për nënat dhe foshnjat. Rama u ndal edhe te puna e mjekëve dhe infermierëve, duke i falënderuar për përkushtimin e tyre, ndërsa kritikoi sulmet që, sipas tij,…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se kanë nisur hapat për zhvillimin e projektit në ishullin e Sazanit, ndërsa theksoi se shteti shqiptar do të jetë bashkëpronar dhe bashkëinvestitor në këtë iniciativë. Gjatë një konference për shtyp, e pyetur nga gazetarët nëse projekti për Sazanin ekziston, Ibrahimaj bëri të ditur se aktualisht po zhvillohen negociata me kompaninë investitore për përqindjen e pjesëmarrjes së shtetit shqiptar. Pyetje: Ekziston projekti në Sazan? Ibrahimaj: “Në Sazan kemi filluar punën për të bërë disa veprime në lidhje me zhvillimin e zonës. Sazani është një ishull i cili do të mbetet në pronësi…

Read More

Botërori hyn në fazën vendimtare, ku nuk ka më vend për gabime. Brazili do të përballet sonte në orën 19:00 me Japoninë në ndeshjen e 1/16-ve, përballë një kundërshtari që në vitet e fundit ka treguar një nivel të lartë loje dhe organizimi. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti, u pyet për forcën taktike të Japonisë. Tekniku italian u shpreh se skuadra e tij nuk duhet të bjerë në grackën e analizave të tepërta, por të fokusohet te loja e saj dhe të japë maksimumin në fushë. Ancelotti konfirmoi gjithashtu se Neymar ka bërë përparim…

Read More

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. Ky i fundit është shumë i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë. Brian Syzo është i njohur për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Sipas raportimeve, me lejen e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është shoqëruar nga qelia ku mbahet drejt maternitetit “Koço Gliozheni”, për të takuar foshnjën e porsalindur. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan. Sipas të njëjtave burime, leja e dhënë për kryebashkiakun është për një afat prej 48 orësh.

Read More

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Muharrem Rreshkën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshkës. Sipas hetimeve, konflikti mes dy vëllezërve kishte në qendër mosmarrëveshje për pronësinë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas të dhënave paraprake, një debat mes dy vëllezërve u përshkallëzua, ndërsa Muharrem Rreshka dyshohet se e goditi me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshkën, duke i shkaktuar plagë fatale. Viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Pas arrestimit të tij, Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë…

Read More

Një efektiv i Policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pranë pikës kufitare të Vërmicës, në Morinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 29 qershorit, rreth orës 02:30. Viktima është identifikuar si Rexhep Gashi, 59 vjeç, zyrtar i Policisë së Kosovës i angazhuar në pikën kufitare të Vërmicës. Sipas Policisë së Kosovës, në momentin e aksidentit, Gashi ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe po tentonte të kalonte rrugën, kur u përplas nga një automjet që po lëvizte në drejtim të Vërmicës. Për shkak të plagëve të marra, ai…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se temperaturat ekstreme mund të jenë përgjegjëse për qindra vdekje shtesë në Evropë. “Mbi 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar që nga 21 qershori dhe lidhen me temperaturat e larta në Evropë”, shkroi Tedros në rrjetin X. “Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale. Aktualisht, 150 milionë njerëz jetojnë nën ndikimin e vapës ekstreme – qindra kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po mbingarkohen”, shtoi ai. Gjatë fundjavës së shkuar, në disa vende evropiane,…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë detyrën me integritet, guxim dhe përulësi, duke theksuar se vendimet e tyre do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në besimin ndaj sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, Gonzato vlerësoi rolin e institucionit në përgatitjen e brezit të ri të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa nënvizoi se përmbushja e standardeve evropiane nuk varet vetëm nga miratimi i ligjeve, por edhe nga zbatimi i tyre në praktikë. “Prania ime këtu tregon mbështetjen…

Read More