Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar, Nikolla Agolli

14:36 / June 29, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fotojet 3 1782735615
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar Nikolla Agollin, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari në Pogradec.

Agolli u vu në pranga në Prrenjas, falë bashkëpunimit mes Policisë së Pogradecit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ndërkohë, efektivët po zhvillojnë kërkime në një zonë pranë liqenit, ku dyshohet se autori ka hedhur armën e përdorur në ngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Dyshohet se, pas një konflikti, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, rreth 35 vjeç.

I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja mund të lidhet me një konflikt të mëparshëm mes palëve. Në janar të vitit 2025, Nikolla Agolli ishte plagosur në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku autor i dyshuar ishte Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos. Ky episod po hetohet si një nga pistat që mund të ketë çuar në ngjarjen e sotme.

arme arrestohet dyshuari plagosi Pogradec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të 2026, administrata publike dhe shëndetësia drejtuan zgjerimin

14:48 / June 29, 2026

Inaugurohet Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Kanalet e llumit të ryshfetit nuk e ndyjnë pastërtinë e bluzave të bardha

14:26 / June 29, 2026

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, kush është Brian Syzo

13:50 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.