Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës së fundit plenare të sesionit pranveror. Incidenti ndodhi gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve pas raportit vjetor të qeverisë të paraqitur nga kryeministri Irakli Kobakhidze, ku u përfshinë deputetë të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe opozitës “Për Gjeorgjinë”. Përplasja u përshkallëzua pasi deputeti Giorgi Sharashidze kritikoi kryeministrin Kobakhidze lidhur me qëndrimin e tij gjatë vizitës së fundit të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Ngjarja u shoqërua me tensione të forta dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi pamjet e përleshjes u përhapën me shpejtësi online.
Author: tirana
Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e sulmeve ajrore gjithnjë e më të shpeshta nga Ukraina. Guvernatori i emëruar nga Rusia, Sergey Aksyonov, bëri të ditur se kjo masë synon të mundësojë një reagim më të shpejtë ndaj situatës dhe të garantojë funksionimin e sektorëve kryesorë. Sipas tij, Krimea po përballet me mungesa karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës në jug të Rusisë, prej nga furnizohet gadishulli. “Nuk mund të them saktësisht sa kohë do të zgjasë kjo situatë dhe…
27 qershor 2026- Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, Gentian Berberi, ish-dejtuesi i Policisë vendore në qytetin e Shkodrës. Pak ditë më parë, Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pas evidentimit dhe asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e qarkut. Pas largimit nga detyra, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës. Por kjo masë duket se nuk i ka pëlqyer. Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa burime për Klan…
Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja duhet të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë Eurodeputetja e së majtës ekstreme, Ilaria Salis, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që, sipas saj, synon mbrojtjen e zogjve dhe harabelave në Zvërnec. Por çfarë lidhjeje ka Ikbalja talebane me deputeten italiane? Përgjigjja mbetet e njëjtë: antiamerikanizmi. U bëj thirrje gazetarëve ta pyesin deputeten italiane: pse nuk u bashkohet protestave në ishullin e Sardenjës kundër resorteve që, sipas aktivistëve, po dëmtojnë mjedisin dhe natyrën? Pse nuk mbështet popullin e saj italian? Pse vjen të protestojë në Shqipëri dhe jo në Itali?…
Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, si edhe me praninë e eurodeputetes italiane të së majtës ekstreme, Ilaria Salis, e cila i është bashkuar tubimeve. Përmes një reagimi publik, Hysaj shprehet kundër protestave që zhvillohen ndaj investimit në Zvërnec, duke argumentuar se edhe Shqipëria ka të drejtë të zhvillojë resorte luksoze, njësoj si Dubai apo Maldivet. Ajo e cilëson Ilaria Salis si një “komuniste italiane” dhe shprehet se prania e saj nuk mund ta shpëtojë Shqipërinë. Sipas Hysajt, shqiptarët kanë plot arsye për të protestuar, por shton…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në edicionin e 19-të të Forumit të Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit nga homologu i tij kroat, Gordan Grlić Radman. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi forumin si një platformë të rëndësishme për diskutimet mbi të ardhmen e Evropës, sigurinë rajonale dhe sfidat globale. “Ky edicion i 19-të i Forumit është i përqendruar në temën: Epoka e Multipolaritetit: Shumë Drejtime, Një e Ardhme. Megjithatë, për Shqipërinë ka vetëm një drejtim që të çon drejt të ardhmes sonë: anëtarësimi në BE”, shkroi Hoxha. Ministri…
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 shtetas, në vijim të hetimeve të zhvilluara pas tubimit të mbajtur në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, është shtrirë edhe në akse të tjera rrugore të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të…
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj nënës së bashkëjetueses së tij. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është arrestuar shtetasi Cuf Behi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Sipas hetimeve paraprake, i riu kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij, por në momentin që familjarët e saj kanë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Banjat e Bënjës, në Përmet, duke e cilësuar këtë zonë si një nga destinacionet që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se Bënja është shndërruar në një oaz natyre dhe turizmi, ndërsa kujton se vite më parë zona përballej me mungesë infrastrukture dhe hapësirash për vizitorët. Rama ftoi qytetarët dhe turistët të vizitojnë Bënjën dhe Përmetin gjatë fundjavave, duke vënë në dukje potencialin turistik të zonës dhe aktivitetet që organizohen gjatë sezonit veror. “Banjat…
Në politikë rëndësia e një ngjarjeje nuk matet gjithmonë me atë që ndodh në shesh, por edhe me mënyrën se si ajo vazhdon të jetojë në debatin publik. Kjo duket se po ndodh edhe me protestën e nisur për Zvërnecin. Ndërsa pjesëmarrja në bulevard është tkurrur ndjeshëm dhe protesta ende nuk ka prodhuar ndonjë rezultat të drejtpërdrejtë politik, ajo vazhdon të dominojë studiot televizive, portalet dhe rrjetet sociale. Në një farë mënyre, protesta është zhvendosur nga bulevardi në ekran. Filloi si protestë ambientaliste. U mobilizua me mjeshtëri nacionalizmi deklarativ, duke bërë thirrje se “po shitej Shqipëria”, “po bëhej tradhti kombëtare”,…
Kalimi drejt një ekonomie me më pak para fizike nuk është më vetëm një objektiv për të ardhmen, por një proces që, sipas Bankës së Shqipërisë, ka hyrë në një fazë të re. Nga ulja e kostove të transfertave në euro pas anëtarësimit në SEPA, te rritja e përdorimit të pagesave digjitale dhe projektet për pagesa të menjëhershme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të premten se sistemi shqiptar i pagesave po afrohet gjithnjë e më shumë me standardet evropiane. Në fjalën e mbajtur në workshop-in “Cashless Albania – Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi…
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane, pasi akuzuan Teheranin për shkelje të armëpushimit dhe për një sulm me dron ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) konfirmoi se janë goditur objekte për magazinimin e raketave dhe dronëve, si dhe pozicione radarësh bregdetarë. Sipas autoriteteve amerikane, operacioni është kryer si përgjigje ndaj sulmit të së enjtes ndaj anijes tregtare “Ever Lovely”, me flamur të Singaporit, e cila u godit pranë portit të Dahit në Oman. SHBA e cilësoi këtë si “përgjigje të fuqishme” ndaj një veprimi që, sipas saj, rrezikoi lirinë…