Venezuela po përballet me një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e saj, pasi numri zyrtar i viktimave nga tërmetet e dyfishta që goditën vendin është rritur në të paktën 920, ndërsa mbi 50 mijë persona rezultojnë të zhdukur. Lajmi u konfirmua nga kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili tha se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje në zonat më të goditura. Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, duke shkaktuar shembjen e qindra ndërtesave dhe dëme të mëdha materiale. Sipas autoriteteve, shteti verior La Guaira është zona…
Author: tirana
Në fazën e 1/16-tave të finales, Kepi i Gjelbër do luajë përballë Argjentinës. Kepi i Gjelbër ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës. Rezultati i bardhë 0-0 ndaj Arabisë Saudite iu siguroi “peshkaqenëve blu” vendin e dytë në grupin H. Arabia Saudite kishte nevojë për një fitore që të mund të mbante gjallë shpresat për kualifikim, por e pati të vështirë që të krijonte raste në një sfidë të kujdesshme dhe të mbyllur. Të dyja skuadrat ishin mbyllur në mbrojtje, ashtu siç kanë bërë dhe në ndeshjet më…
Një tjetër dështim dramatik për Uruguain. Për të dytin turne radhazi, dy herë kampionët e botës janë eliminuar që në fazën e grupeve të Botërorit, pas një humbjeje minimale 1-0 përballë Spanjës. Ndeshja nisi e qetë, me La Roja-n që rrezikoi e para që në minutën e dytë me anë të Mikel Oyarzabal. Megjithatë, momenti që vendosi fatin e takimit erdhi në minutën e 42-të. Pas një pasimi nga ylli Lamine Yamal, Álex Baena goditi drejt portës, por një gafë e pafalshme e portierit veteran Fernando Muslera bëri që topiti t’i shpëtonte nga duart, duke i dhuruar Spanjës avantazhin. Trajneri…
Ditën e shtunë, 27 qershor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht mesatare, më të theksuara në mesditë deri pasdite në relievet malore në lindje-juglindje. Reshjet e shiut priten të dobëta, afatshkurtra dhe lokale kryesisht në formë pikash në lindje e jug të vendit, ndërsa në male hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era…
Dashi: Sot do të ndiheni plot energji dhe do të merrni iniciativa që mund t’ju sjellin rezultate pozitive. Në punë mund të merrni një lajm të mirë ose një vlerësim të papritur. Në dashuri, tregohuni më të hapur me ndjenjat tuaja. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Demi: Kjo ditë ju fton të veproni me qetësi dhe durim. Një bisedë e rëndësishme mund të sqarojë një keqkuptim të vjetër. Financat do të jenë të qëndrueshme nëse shmangni rreziqet. Në mbrëmje do të gjeni kohë për t’u çlodhur. Binjakët: Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mund të krijoni kontakte…
Kompania e kateringut “SORI-AL” ka reaguar pas rastit të dytë të helmimit të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, duke hedhur poshtë përgjegjësinë e ushqimit si shkak të situatës. Në reagimin e saj, kompania shkruan se “nuk rezulton që shkaku i kësaj situate të jetë ushqimi i shërbyer nga Shoqëria “SORI-AL””. Sipas saj, janë angazhuar ekspertë të fushës për të analizuar rrethanat e ngjarjes dhe për të administruar informacione dhe prova nga burime të ndryshme. “Në vijim të deklaratës sonë të djeshme dhe duke vijuar të trajtojmë me seriozitet maksimal situatën e krijuar pranë Akademisë së Sigurisë, Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k.…
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte, më 26 qershor, ish-presidentin e Francës, François Hollande, në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u vlerësua kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, Hollande u nderua me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe angazhimin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës. “Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike. Vlerësim…
Në Kashar po vijon puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë koncertin e Kanye West më 11 korrik në Tiranë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se “Eagle Stadium” po transformohet dita-ditës për të akomoduar rreth 60,000 spektatorë. Sipas tij, tribunat kanë mbërritur tashmë dhe ndërtimi i stadiumit po vijon me ritme intensive. Spektakli i Kanye West konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa për vendet VIP arrijnë deri në 339 euro.…
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “revolucionin e flamingove” si një krizë nga e cila Shqipëria duhet të nxjerrë mësime përpara procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për agjencinë ItalPress, ai u shpreh se një nga mësimet kryesore lidhet me nevojën për më shumë konsensus në vendimmarrje. “Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Koha e humbur para se të arrihet në një qëndrim të përbashkët është problemi i…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së premtes në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, i drejtuar nga shtetasi francez Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet dhe në infrastrukturën rrugore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit. Testi ka rezultuar 0.00 mg/l, duke…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka pezulluar aktivitetin e kompanisë së kateringut “SORI-AL”, e cila operonte në Akademinë e Sigurisë, pas rastit të helmimit të studentëve. Sipas njoftimit zyrtar, AKU ka kryer menjëherë verifikime në subjektin “SORI-AL”, i cili ushtron veprimtari kateringu pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk, si dhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura. Gjatë kontrolleve në Akademinë e Sigurisë është konstatuar se subjekti ushtronte aktivitet në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të rregullt. Po ashtu, është kryer kampionimi i 14 mostrave, ku 7 kampione janë marrë nga vakti i drekës dhe…
Është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Implikimi”, gjatë të cilit është arrestuar një 35-vjeçar i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, i arrestuari është kapur në afërsi të një njësie pushimi në Bërzhitë, duke pasur me vete sasi lëndësh narkotike me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesë, atij iu gjetën dhe sekuestruan 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 576 gramë cannabis sativa, si dhe 930 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Po ashtu, u sekuestrua edhe automjeti i tij. Hetimet paraprake tregojnë se i arrestuari dyshohet t’i ketë…