Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Në foton e postuar, ku ndodhet një protestuese e besimit mysliman, Rama shkruan se do të merret me përfitues të turillojshëm. Ai gjithashtu shtoi se në foto është “motra” e gjeneralit të Teheranit, Kasem Sulejmani, i vrarë në luftën me SHBA-në. “Mos u merr me protestuesit… Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që…
Author: tirana
Sipas informacionit zyrtar, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31 kursantë u paraqitën me simptoma si temperaturë dhe diarre. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ata janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm, edhe 29 kursantë të tjerë iu drejtuan qendrës shëndetësore të Akademisë me simptoma të ngjashme dhe më pas u transportuan në Repartin Infektiv të QSUT-së për trajtim dhe vlerësim mjekësor. Lidhur me rastin, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore…
Nga Ylli Manjani Revolucioni i puplave me një këmbë ka nisur të predikojë “Shqipërinë e Re”. Jo si një projekt politik, ekonomik apo kushtetues, por si një fe të re civile që ndan shqiptarët në dy kategori: ata që janë me bulevardin dhe ata që nuk janë. Të parët janë të ndriçuarit. Ata duhet të qëndrojnë në një këmbë përpara çdo budallallëku që artikulohet nga altoparlantët e revolucionit. Të dytët janë “të vjetrit”, “tradhëtarët”, “maskarenjtë”, “të shiturit”, e çdo epitet tjetër që prodhon zemërimi politik kur i mungon argumenti. Madje, sipas disa profetëve të emigracionit, të cilët predikojnë nga komoditeti…
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Venezuelën, e goditur nga një tërmet i dyfishtë shkatërrues, tha presidenti amerikan, Donald Trump. “Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës ishin të dy me magnitudë të jashtëzakonshme dhe rezultuan në një numër të tmerrshëm vdekjesh”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth, edhe pse nuk u publikua menjëherë asnjë numër zyrtar i vdekjeve. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta të ndihmojnë!” vazhdoi ai, duke shtuar se “ne do të qëndrojmë me miqtë tanë të rinj të shkëlqyer”. Të paktën 32 persona kanë…
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Gdańsk të Polonisë, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës. Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Diskutimet do të përqendrohen në sektorët më të prekur nga lufta, si energjia, infrastruktura kritike dhe logjistika, si edhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë…
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, i mbledhur ditën të mërkurë, ka kërkuar praninë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në dëgjesën e parashikuar më 30 qershor. Gjatë mbledhjes u bë me dije se ftesa i është dërguar Bashkisë së Tiranës, në përputhje me standardin e ndjekur për të gjitha bashkitë e vendit. “Ne kemi caktuar një standard. Nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi. Ftesën ia çojmë institucionit dhe institucioni merr masat përkatëse që të përfaqësohet nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i bashkisë”, u shpreh kryekomisioneri. Ndërkohë,…
Ylli brazilian, Neymar, përjetoi një rikthim emocionues me fanellën e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. 34-vjeçari u rikthye në fushë me kombëtaren pas një mungese të gjatë, pasi ndeshja e fundit e tij datonte në tetor të vitit 2023, në përballjen kualifikuese ndaj Uruguait. Neymar u aktivizua në minutën e 76-të në vend të Matheus Cunha, në një moment kur fitorja braziliane ishte thuajse e siguruar. Hyrja e tij në fushë u prit me duartrokitje nga tifozët në stadiumin e Miamit, ndërsa…
Meksika vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse në Kupën e Botës duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-0 dhe duke fituar të tre ndeshjet e fazës së grupeve për herë të parë në historinë e saj. Mateo Chavez hapi serinë e golave në minutën e 55-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Julian Quinones dyfishoi avantazhin e meksikanëve me golin e tij të dytë në këtë turne. Fitorja u vulos në minutat shtesë të pjesës së dytë nga Alvaro Fidalgo. Arritja përfaqëson performancën më të mirë të Meksikës në fazën e grupeve të një Kupe Bote. Deri tani, rezultati më i mirë kishte…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që, sipas tij, është një nga qindra reagimet e qytetarëve që ka marrë pas zhvillimeve dhe protestave të fundit në vend. Mesazhi është dërguar nga një qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili shpreh mbështetjen për qeverinë dhe vizionin e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Në reagimin e tij, emigranti vlerëson investimet strategjike në vend, veçanërisht ato të lidhura me zhvillimin e turizmit dhe zonës së Vlorës. Ai kundërshton pretendimet se këto projekte përbëjnë “shitje të Shqipërisë”, duke argumentuar se…
Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur mbrëmjen e djeshme simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Sipas informacioneve paraprake, janë marrë kampione të ushqimeve për t’u analizuar, pasi nuk përjashtohet mundësia e një helmimi ushqimor. Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Sauk u helmuan nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit. Pas gjurmimit dhe analizave të kryera, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konfirmoi se helmimi i rreth 56 studentëve ishte shkaktuar nga bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaza pozitive. Në një nga…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë thjesht e informova. I thashë se do të shkojmë në Iran sepse nuk do të ulem e të pres armiqtë tanë që haptazi, me zë të lartë, deklarojnë se duan të na shkatërrojnë, dhe edhe ju (Amerika), meqë ra fjala. Unë nuk do ta lejoj këtë. Dhe për këtë arsye vepruam. Nuk kërkova leje”, tha Netanyahu në një fjalim në konferencën Muni Expo në Tel Aviv, raporton Times of Israel. Vlerësohet se këto komente nga…
Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez. Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën Venezuelën. Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas. Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në…