Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komisioni i Reformës Territoriale kërkon praninë e Veliajt në dëgjesën e 30 qershorit

10:03 / June 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boci dhe mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, i mbledhur ditën të mërkurë, ka kërkuar praninë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në dëgjesën e parashikuar më 30 qershor.

Gjatë mbledhjes u bë me dije se ftesa i është dërguar Bashkisë së Tiranës, në përputhje me standardin e ndjekur për të gjitha bashkitë e vendit.

“Ne kemi caktuar një standard. Nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi. Ftesën ia çojmë institucionit dhe institucioni merr masat përkatëse që të përfaqësohet nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i bashkisë”, u shpreh kryekomisioneri.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes u diskutua edhe për afatin e mandatit të komisionit, i cili përfundon më 15 korrik. Kryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, theksoi se deri në atë datë duhet të përgatitet dhe t’i paraqitet Kuvendit një raport me gjetjet e deritanishme.

“Komisioni sot për sot e ka mandatin deri më 15 korrik të këtij viti. Deri më 15 korrik ky Komision ka për detyrë t’i prezantojë një raport të gjetjeve të veta deri në këtë fazë, Parlamentit. Më pas Parlamenti duhet të marrë një vendim për secilin që do të jetë objektivi i kërkesave që do të bëjë.

Ne kemi për detyrë funksionale që deri më 15 të kemi një raport me një seri gjetjesh. Nëse në atë raport do të përfshijëm kërkesë për ndryshim afatesh, kërkesë për ndryshime, gjetje të tjera, strategji të tjera, ky është një diskutim që pasi të mbarojmë dëgjesën të mblidhemi në një mbledhje Komisioni ta debatojmë me njëri-tjetrin. Sovrani na ka dhënë një mandate 9 mujor, 35% të këtij mandate i çuam dëm duke mos u mbledhur”, tha Mazniku.

komisioni reforme territoriale veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos u merrni me protestuesit, por me përfituesit e turlillojshëm”, Rama nxjerr foton e protestueses: ‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit, krah saj është Ahmedinegjadi dora vetë

11:33 / June 25, 2026

Policia reagon për rastin në Akademinë e Sigurisë: 60 kursantë morën ndihmë mjekësore/ Po hetohen shkaqet

11:21 / June 25, 2026

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

11:06 / June 25, 2026

Rama në Poloni, pjesë e konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës

10:12 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.