Author: tirana

Një tjetër operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në zonën e Delijorgjit në disa ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm. Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen verifikime në terren për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar dhe për të mbledhur prova mbi funksionimin e këtyre ambienteve. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rezultatet e operacionit dhe masat që mund të merren ndaj subjekteve të përfshira

Read More

Vijon prej së martës operacioni i gjerë i Forcave të Policisë së Tiranës dhe Krujës kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore dhe të thella të dy qarqeve. Gjatë kontrolleve intensive në terren, efektivët kanë zbuluar dhe asgjësuar deri më tani rreth 5 mijë bimë narkotike, të kultivuara në afro 100 parcela të ndryshme. Bimët janë shkatërruar në vend, ndërsa grupet hetimore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në kultivimin e tyre. Sipas burimeve policore, deri në këtë fazë të operacionit nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë…

Read More

Nga Albatros Rexhaj Akuzat përsëriten çdo ditë. Provat ende priten. Deri atëherë, gjykimi i një kryeministri duhet të nisë nga ajo që ndërtoi, jo nga ajo që kundërshtarët e tij thonë për të. Ka një Shqipëri që brezi im e mban mend pa pasur nevojë ta kërkojë në arkiva. Ishte vendi ku asfalti mbaronte aty ku fillonte balta, ku drita ikte në mbrëmje sikur me inat, ku një udhëtim nga jugu në veri matej me ditë e me lutje, jo me orë. Ishte vendi ku këpucët griseshin para se të mbërrije diku, sepse rruga vetë ishte armike. Kush e ka…

Read More

GJKKO, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues. Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve. Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani. Gjykata ka paralajmëruar të pandehurën Kryemadhi se do të nxirret nga salla e gjyqit dhe do të gjobitet nëse përsërit veprimet e saj. DEBATI Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS…

Read More

Kolumbia kishte nevojë për fitoren dhe e arriti, duke siguruar edhe kualifikimin, si dhe vendin e parë në Grupin K, ku la pas Portugalinë e Kristiano Ronaldos në vendin e dytë. Suksesi ndaj Republikës Demokratike të Kongos ishte minimal dhe u vulos relativisht vonë në ndeshje. Daniel Munjoz ishte autori i golit të vetëm në minutën e 76-të, duke konkretizuar dominimin e skuadrës nga Amerika Latine. Të besuarit e trajnerit argjentinas, Nestor Lorenco, krijuan shumë raste dhe mund të kishin shënuar më shumë, por gabuan në finalizim, si për shkak të nxitimit ashtu edhe rezistencës së fortë të kundërshtarëve afrikanë,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përpara samitit të NATO-s të planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Ankara. Në muajt e fundit, Trump ka kritikuar NATO-n për atë që ai e konsideron si mbështetje të pamjaftueshme për veprimet e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe ka vënë në dyshim vazhdimisht shkallën e angazhimeve të SHBA-së ndaj aleancës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegsett, javën e kaluar njoftoi një rishikim gjashtëmujor të vendosjes së trupave amerikane në Evropë, gjë që mund…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te projektet e zhvillimit, por ngriti edhe një shqetësim që, sipas tij, është përsëritur nga komunitetet lokale. Duke folur për rolin e bashkive dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, Rama theksoi se kryetarët e bashkive duhet të jenë të pranishëm pranë qytetarëve dhe të ndjekin nga afër problematikat e komuniteteve që drejtojnë. “Bashkia duhet të kujdeset për të gjitha shërbimet. Qytetarët mund të kenë nevojë për çështje të shëndetit, çështje që lidhen me sigurinë. Po ashtu e them me një vërejtje, pasi…

Read More

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria ka hartuar një plan të qartë për zhvillimin e zonave ish-industriale në bashkëpunim me bashkitë, me synimin për t’i kthyer ato në hapësira funksionale dhe me potencial ekonomik. Gjatë deklaratës së tij, Rama tha se këto zona janë identifikuar dhe se tashmë ekzistojnë modele konkrete zhvillimi për transformimin e tyre. R ama theksoi se objektivi i Shqipërisë mbetet ngjitja në një nivel më të lartë të klasifikimit si destinacion turistik, duke nënvizuar se kjo kërkon zgjerimin dhe pasurimin e ofertës turistike në të gjithë vendin. Sipas tij, krijimi dhe zhvillimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, me fokus sistemimin e kabllove ajrore, eliminimin e strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, si dhe kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe rolin e bashkive në këtë proces. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te transformimi i transportit urban dhe interurban, duke e cilësuar atë si një nga sfidat kryesore, sidomos në periudhat e pikut. “Së dyti, do të adresojmë nevojën për të cuar në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban. Transporti i periudhës së sezonit të pikut hallka jonë më…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, mori pjesë në eventin e kushtuar infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, me fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe heqjen e strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve me standardet e Bashkimit Europian, me synimin për ndërtimin e rrjeteve moderne me fibër optike deri te përdoruesi fundor. “Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimin Europian, duke synuar ndërtimin e rrjeteve me fibër optike deri në përdorimin fundor. Ministria ka miratuar…

Read More

Sipas kryeministrit, do të marrë fund kaosi urban dhe rrëmuja e kabllove Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, ku u diskutua mbi sistemimin e kabllove ajrore, eliminimin e strukturave të improvizuara dhe kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, si pjesë e përmirësimit të standardeve urbane. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për transformimin e qyteteve dhe rritjen e cilësisë së hapësirave publike. Rama: Kjo që bëhet sot publike si një nismë e re dhe e koordinuar nga ministri Demo, Karakaçi,…

Read More

Modernizimi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive ishte në fokus të një takimi të zhvilluar këtë të martë mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe autoriteteve përgjegjëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua sistemimit të kabllove ajrore dhe eliminimit të strukturave të improvizuara që ndikojnë negativisht në pamjen urbane. Ky proces synon kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, duke krijuar standarde të reja në zonat ku do të ndërhyhet dhe duke përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në qytetet e vendit. Ministri Ervin Demo theksoi se bëhet fjalë për një proces afatgjatë, por të domosdoshëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve…

Read More