TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish mbi protestën, por dhe për një prej protagonistëve të saj, si Dritan Goxhaj, i cili lexoi dje një deklaratë prej pesë pikash në bulevardin para kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një mesazh që, sipas tij, ia kishte dërguar një qytetar me familjarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, i cili pretendon se Goxhaj nuk ka pranuar të luftojë për UÇK-në. Sipas Ramës, Goxhaj është një gjysmë taleban e gjysmë mitoman. Kryeministri vijon të mbrojë tezën e tij, ku pretendon se pas protestave qëndrojnë “hijet” e Iranit. “Po mos…
Author: tirana
Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë ditët e fundit pothuajse të gjithë Evropën. Në Spanjë, pjesa më e madhe e vendit u vendos të martën nën alarm për temperatura ekstreme, ndërsa zona të jugut dhe veriut u përballën me nivelin më të lartë të paralajmërimit. Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë (AEMET) lëshoi alarme të kuqe për rajonet përreth Kordobës në jug, Bilbaos në veri dhe disa pjesë të Kantabrisë, duke paralajmëruar “rrezik të jashtëzakonshëm”. Në disa zona të Vendit Bask, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C, një fenomen i pazakontë për këtë rajon. Ndërkohë, Franca ka regjistruar natën…
Përgjigjja nuk vonoi. Klasi ishte i dukshëm, por edhe niveli i kundërshtarit, dhe vetëm pak orë pasi Lionel Messi theu rekordin e golave në historinë e Kupës së Botës, Kylian Mbappé reagoi me dy realizime. Franca mposhti 3-0 Irakun dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë, në një ndeshje të Grupit I që nuk pati shumë histori, përveç faktit se u bë e para në historinë e Botërorëve që u ndërpre për shkak të motit. Ndeshja u ndërpre për rreth dy orë për shkak të vetëtimave, duke u zbatuar masa të rrepta sigurie për mbrojtjen e tifozëve dhe skuadrave. Kapiteni…
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, duke e cilësuar atë si “një mik në një farë mënyre”, por njëkohësisht duke e kritikuar për politikat e ndjekura gjatë mandatit të tij. Në një prononcim për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se Starmer kishte bërë gabime të rëndësishme në fushat e energjisë, imigracionit dhe sigurisë, të cilat sipas tij kanë ndikuar në rënien e tij politike si lider laburist. “Ai është një mik shumë i mirë, do të thoja unë – një mik në një farë mënyre”, u shpreh Trump. Megjithatë, presidenti amerikan kritikoi…
Këtë të martë përmbyllet cikli i provimeve të Maturës Shtetërore, i cili nisi më 2 qershor me testin e Gjuhës së Huaj. Më 9 qershor, maturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 16 qershor zhvilluan provimin e Matematikës. Sot ata përfundojnë këtë proces me provimin e lëndëve me zgjedhje. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se 29 nxënës janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores së Maturës Shtetërore. Rezultatet e këtyre provimeve do të kenë një rol vendimtar në përllogaritjen e pikëve për aplikimin në universitete dhe…
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Mesdhe, duke fituar vlerësime nga vizitorë dhe media të huaja, të cilat e krahasojnë shpesh me Karaibet për shkak të ujërave të kristalta, peizazheve të paprekura dhe bukurive natyrore që ofron. Kështu shkruan media italiane “The Wom Travel”. Nga Alpet Shqiptare në veri deri te Riviera Shqiptare në jug, vendi ofron një larmi të jashtëzakonshme peizazhesh. Kësaj pasurie natyrore i shtohen qytetet historike të mbrojtura nga UNESCO dhe Tirana, një kryeqytet që po përjeton një transformim të shpejtë urban dhe kulturor. Sipas vlerësimeve të publikuara…
Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Besnik Koldreu, i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë saj, Koldreu mohoi akuzat ndaj tij, duke pretenduar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk ka asnjë lidhje me automjetin e përdorur nga autorët e dyshuar të krimit. Ky automjet u gjet i fshehur pranë banesës së familjarëve të tij në zonën e Torovicës. Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarit, gjykata çmoi…
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste në Konkursin Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, u shpreh se kjo rezidencë do t’u ofrojë studentëve kushte më të mira strehimi me kosto të përballueshme, duke mos rënduar buxhetet familjare. “Kënaqësi që konkursi ndërkombëtar i radhës është postuar këtu në Durrës. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit që i përkasin kësaj hapësire të jetës akademike të vendit tonë. Jemi në një konkurs ndërkombëtar në vazhdën e dhjetëra konkurseve të tilla që janë shembull i ambicies sonë për Shqipërinë dhe prej të cilave lindin mundësi të jashtëzakonshme për…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për Financial Times lidhur me protestat e vazhdueshme në Tiranë, të lidhura me një projekt të madh turistik në bregdet. Sipas Financial Times, protestat e quajtura “Revolucioni Flamingo” kanë shpërthyer për shkak të zemërimit publik ndaj një projekti luksoz rreth 4 miliardë dollarësh, i lidhur me investime të Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Në intervistë, Rama ka mohuar kategorikisht akuzat dhe etiketimet si “Kumbari”, duke deklaruar: “Populli thotë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘f**k you’. Kaq e thjeshtë. Nuk është detyra ime të provoj se nuk…
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do të përjetoni ditë interesante. Nuk do të mungojnë as mundësitë që kanë të bëjnë me punën. Gjërat do të ecin gradualisht. Demi Hënën nuk e keni më kundër, por bëni kujdes që të mos bini pre e provokimeve. Sa i takon punës, nëse jeni përballur me një pakënaqësi, mundohuni që të kuptoni nëse është rasti për të arritur një marrëveshje. Binjakët Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie konfliktuale, përgatituni për tu përballur me një ditë të…
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët. Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relievevemalore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të…
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe më pas u largua me vrap nga vendngjarja. Sipas Policisë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Regi Xhanari, i cili kishte thyer më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij për veprën penale të mashtrimit. Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14 të Durrësit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i…