Sipas kryeministrit, do të marrë fund kaosi urban dhe rrëmuja e kabllove Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, ku u diskutua mbi sistemimin e kabllove ajrore, eliminimin e strukturave të improvizuara dhe kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, si pjesë e përmirësimit të standardeve urbane. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për transformimin e qyteteve dhe rritjen e cilësisë së hapësirave publike. Rama: Kjo që bëhet sot publike si një nismë e re dhe e koordinuar nga ministri Demo, Karakaçi,…
Author: tirana
Modernizimi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive ishte në fokus të një takimi të zhvilluar këtë të martë mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe autoriteteve përgjegjëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua sistemimit të kabllove ajrore dhe eliminimit të strukturave të improvizuara që ndikojnë negativisht në pamjen urbane. Ky proces synon kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, duke krijuar standarde të reja në zonat ku do të ndërhyhet dhe duke përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në qytetet e vendit. Ministri Ervin Demo theksoi se bëhet fjalë për një proces afatgjatë, por të domosdoshëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në mbledhjen e parë fizike të qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme, se vendi nuk kishte nevojë për këto zgjedhje. Pavarësisht kësaj, Kurti shtoi se qytetarët folën qartë me votën e tyre dhe se rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe respektohet. “Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin. Sido që të jetë, qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet, dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në…
Takimi pasues do të jetë ai me kryebashkiakët, pritet që Rama të flasë publikisht Mëngjesin e kësaj të mërkure, 24 qershor, kyeministri Edi Rama ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, siç mund ta shihni edhe në video. Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se ai do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat. Nuk dihet ndonjë detaj më shumë, ndërsa duhet theksuar se në takimet e mëhershme mes socialistëve në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkohë, gjatë verës pritet të zgjidhen…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar këtë të mërkurë mesazhin e një qytetari, i cili shpreh vlerësimin për ndryshimet që, sipas tij, ka përjetuar Shqipëria ndër vite. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilëson këtë si një nga mesazhet e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa në Tiranë vijojnë protestat prej 25 ditësh. Në mesazhin e bërë publik, qytetari tregon se është përpjekur për një moment të shohë realitetin nga këndvështrimi i kryeministrit, jo për ta lavdëruar apo për të bindur të tjerët, por për të kuptuar më mirë perspektivën e tij.…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug. Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare…
Dashi Prania e Marsit ju bën më të vendosur dhe plot energji për të zgjidhur disa çështje familjare që i keni zvarritur prej kohësh. Në punë do të arrini të kapërceni pengesa falë vendosmërisë suaj. Në dashuri përpiquni të mos jeni shumë kokëfortë dhe dëgjoni edhe mendimin e partnerit. Financat mbeten të qëndrueshme dhe mund të keni një mundësi të mirë. Shëndeti paraqitet i mirë, por shmangni stresin. Demi Nga mesi i javës do të merrni përgjigje të rëndësishme, sidomos në planin profesional. Mund të mbyllni marrëveshje fitimprurëse ose të nisni bashkëpunime të reja. Në dashuri mbretëron qetësia dhe partneri…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 04:30 në segmentin Lezhë–Mabë, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Sipas të dhënave paraprake, kamioni është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar nga Kosova. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, motra dhe djali i tij janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor. Sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës, ku po…
Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për interesa politike. Kjo është thirrja e përsëritur e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së drejtuar pjesëmarrësve në protestën disaditore që po zhvillohet në Tiranë. Në një deklaratë publike, organizata shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si përpjekje të vazhdueshme për manipulim politik dhe përdorim të simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në funksion të agjendave të caktuara. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë”, thuhet në deklaratë. Kryetari…
Dy persona janë vrarë në jug të Libanit, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të vendit, në një incident që ka rikthyer tensionet në rajon, pavarësisht raportimeve për një periudhë tre-ditore qetësie. Ushtria izraelite deklaroi se forcat e saj kanë goditur persona të armatosur, të cilët sipas saj përbënin një rrezik të menjëhershëm për trupat izraelite të dislokuara në zonë. Ndërkohë, Hezbollah ka akuzuar Izraelin se ka qëlluar ndaj civilëve në jug të Libanit, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit. Incidenti vjen në një moment të ndjeshëm për sigurinë në kufirin mes Izraelit dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe të papranueshme ndaj qytetarëve shqiptarë në një media prestigjioze ndërkombëtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha i bëri thirrje qytetarëve dhe diasporës që të vijojnë angazhimin në protestat kundër qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesat e protestuesve do të trajtohen me seriozitet maksimal si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. “U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe rast. Kjo protestë mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare. I bëj thirrje…
Fermerët në të gjithë vendin kanë treguar interes të lartë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë regjistruar mbi 32 mijë aplikime, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga përfundimi i afatit. Skema parashikon një financim prej 10 mijë lekësh për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore, me kusht që fermeri të disponojë të paktën 3 hektarë tokë të kultivuar. Ndërkohë, fermerët që kultivojnë mbi 10 hektarë do të përfitojnë mbështetje shtesë prej 50%. Përparësi në skemën e këtij viti u është dhënë Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor,…