Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Modernizimi i infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, Rama zbulon programin “Rilindja 2.0″

10:43 / June 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 551 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas kryeministrit, do të marrë fund kaosi urban dhe rrëmuja e kabllove

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, ku u diskutua mbi sistemimin e kabllove ajrore, eliminimin e strukturave të improvizuara dhe kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, si pjesë e përmirësimit të standardeve urbane.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për transformimin e qyteteve dhe rritjen e cilësisë së hapësirave publike.

Rama: Kjo që bëhet sot publike si një nismë e re dhe e koordinuar nga ministri Demo, Karakaçi, AKEP, është një nismë që vjen në kohën e duhur dhe kërkon një organizim dhe një disiplinë të fortë për t’u kryer me sukses për të gjitha arsyet që tha ministri i Pushtetit Vendor. Është tanimë e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga gjithë ato fije plastike, merimangash të një kohe e cila ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që po ashtu ishte i domosdoshëm, siç e tregon dhe inventari, pjesa dërrmuese e kabllove janë pa funksion, qëndrojnë si një shenjë harrese dhe mungesës së vëmendjes.

Kryeministri ndau gjithashtu detaje për një nismë të re që do të prezantohet në fillim të muajit korrik, gjatë një konference të pushtetit vendor. Sipas tij, programi “Rilindja 2.0”, nën kujdesin e ministrit Ervin Demo, synon të adresojë nevoja të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Rama: Dua të ndaj një tjetër nismë të shtrirë në një sërë drejtimesh strategjike për komunitetet e vendit. Do ta lançojmë në një konferencë të pushtetit vendor në 10-ditëshin e parë të korrikut. Bëhet fjalë për një program të Rilindjes 2.0, nën kujdesin e ministrit Demo. Është një program që synon të adresojë disa elementë që ka ardhur koha të marrin drejtim shtetëror, të mbledhë pjesët e mbetura të painvestuara. Janë disa pjesë të cilat, ndryshe nga çfarë hidhet dhe përdridhet në diskursin e përditshëm negativ, janë më pak se pjesët e investuara të ujësjellës-kanalizimeve.

Kreu i qeverisë theksoi se programi do të fokusohet edhe te transporti urban dhe interurban, një sektor që sipas tij ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Programi do të adresojë nevojën për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe do të japë përgjigje ndaj nevojave të paadresuara. Do të adresojmë nevojën për të çuar në nivel tjetër urban dhe interurban, duke nisur nga transporti urban. Hallka më e dobët e sistemit tonë të industrisë së turizmit është transporti i sezonit të pikut, ku bëhet e vështirë për turistët që të lëvizin me mjete të vëna në dispozicion nga sektori publik.

Qëllimi është të hyjmë në një fazë që transporti të jetë i gjelbër, flasim për autobusë elektrikë. Së dyti, për të ndërtuar një sistem të përdorimit dhe administrimit të mjeteve nën administrimin e bashkive. Do të jetë qeveria së bashku me bashkinë. Sistemin e kemi pilotuar me sukses në Dibër. Do ta shtrijmë tani në gjithë territorin, do të kemi një park logjistik.

infrastrukture modernizim nentokesore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.