Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri Ervin Demo: Qytete më të rregullta dhe standarde europiane, fokus modernizimi i infrastrukturës urbane

10:34 / June 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1764066779xervin demo 477
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modernizimi i infrastrukturës së komunikimeve elektronike në territorin e bashkive ishte në fokus të një takimi të zhvilluar këtë të martë mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe autoriteteve përgjegjëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua sistemimit të kabllove ajrore dhe eliminimit të strukturave të improvizuara që ndikojnë negativisht në pamjen urbane.

Ky proces synon kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, duke krijuar standarde të reja në zonat ku do të ndërhyhet dhe duke përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në qytetet e vendit.

Ministri Ervin Demo theksoi se bëhet fjalë për një proces afatgjatë, por të domosdoshëm në rrugën e Shqipërisë drejt standardeve europiane.

“Ky është një proces gradual, por në çdo zonë ku do të ndërhyhet qëllimi është të vendosim një standard të ri. Duhet parë si një aset, pasi për bashkitë mund të gjenerojë të ardhura, ndërsa për qytetin përfituesit kryesorë do të jenë qytetarët. Ata do të jetojnë në qytete me standarde të një vendi që po përgatitet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Këtu luajnë rol edhe bashkitë. Sfida jonë është të kemi projekte të mirëpërgatitura dhe të financuara. Bashkitë duhet të jenë aktorë aktivë në përthithjen e fondeve nga BE”, deklaroi ministri Demo.

Sipas ministrit, bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në këtë transformim, si në hartimin dhe zbatimin e projekteve, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare nga fondet e Bashkimit Europian.

Nisma synon krijimin e qyteteve më funksionale, më të organizuara dhe më tërheqëse për qytetarët, duke ndihmuar njëkohësisht në përmbushjen e standardeve që kërkon procesi i integrimit europian.

Demo europiane infrastrukture standarte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.