Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha reagon ndaj intervistës së Ramës për “Financial Times”/ akuzon atë për përdorim të një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare.

14:33 / June 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Konferenc 1024x642 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe të papranueshme ndaj qytetarëve shqiptarë në një media prestigjioze ndërkombëtare.

Gjatë një konference për mediat, Berisha i bëri thirrje qytetarëve dhe diasporës që të vijojnë angazhimin në protestat kundër qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesat e protestuesve do të trajtohen me seriozitet maksimal si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

“U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe rast. Kjo protestë mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare. I bëj thirrje diasporës të mbetet e angazhuar në këtë mision të madh për shpëtimin e vendit nga një regjim që ka dëmtuar ekzistencën e kombit shqiptar. Dënoj sharjet e pakualifikueshme që Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Ju garantoj që as Gedafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar gjuhës që Edi Rama ka përdorur në “Financial Times”. Ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën.

Edi Rama e konsideron Shqipërinë si një sulltanat të kohërave të shkuara, ku vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër. Edi Rama duhet të largohet një minutë më parë. Edhe përtej qiellit, dielli të shkojë, shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Si tradhtari i një kombi, që kreu gjenocid për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria“, u shpreh Berisha.

Më tej, kreu i demokratëve theksoi se opozita do të vazhdojë të mbështesë kauzën e protestuesve dhe kërkoi që Kuvendi të fokusohet në shqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Kërkesat e paraqitura dje, garantoj protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh si në aktivitetin tonë kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Dua të theksoj që ne, në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve. Insistojmë që Parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejta të protestuesve”, tha Berisha.

Berisha interviste reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.