Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do të përjetoni ditë interesante. Nuk do të mungojnë as mundësitë që kanë të bëjnë me punën. Gjërat do të ecin gradualisht. Demi Hënën nuk e keni më kundër, por bëni kujdes që të mos bini pre e provokimeve. Sa i takon punës, nëse jeni përballur me një pakënaqësi, mundohuni që të kuptoni nëse është rasti për të arritur një marrëveshje. Binjakët Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie konfliktuale, përgatituni për tu përballur me një ditë të…
Author: tirana
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët. Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relievevemalore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të…
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe më pas u largua me vrap nga vendngjarja. Sipas Policisë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Regi Xhanari, i cili kishte thyer më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij për veprën penale të mashtrimit. Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14 të Durrësit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i…
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në fshatin Qatrom, në qarkun e Korçës. Trupi i tij është konstatuar në një përrua të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 65-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për…
28-vjeçarja e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj është nisur drejt spitalit të Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar mjekësor. Ngjarja ndodhi në banesë e çiftit, në lagjen 4 në Pogradec, dyshohet pas një konflikti të çastit mes çiftit, gjatë të cilit bashkëshorti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan. Si pasojë e goditjes me thikë 28-vjeçarja ka marrë plagë në bark dhe në krah.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Pogradec, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij në banesën e tyre në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, çifti, Renato dhe Bleona Xhaja, janë përfshirë në një konflikt të çastit, gjatë të cilit burri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur bashkëshorten. Burime paraprake bëjnë me dije se 30-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor. E reja është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa më pas pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim…
Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rënie në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve të përziera që vijnë nga bisedimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër. Sipas raportimeve, një fuçi naftë Brent po tregtohet rreth 79 dollarë, duke regjistruar një ulje prej rreth 1.8% krahasuar me mbylljen e së premtes. Megjithatë, çmimi mbetet ende mbi nivelet e para përshkallëzimit të konfliktit. Rënia vjen pavarësisht tensioneve të larta politike në rajon. Palët kanë shkëmbyer deklarata të forta, ku SHBA ka paralajmëruar mundësi për përshkallëzim të konfliktit, ndërsa Irani ka ngritur shqetësime lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Ky kanal detar konsiderohet…
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Francë në kuadër të një vizite zyrtare. Sipas raportimeve, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, rreth orës 13:00 në Pallatin Élysée. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me axhendën e takimit, por pritet që në qendër të diskutimeve të jenë procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe investimet franceze në vend.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve britanikë, duke u promovuar si “Maldivet e Evropës” falë plazheve të saj mahnitëse, ujërave të kristalta dhe kostove më të ulëta krahasuar me destinacionet tradicionale të Mesdheut, shkruan gazetarja Julie Delahaye për median britanike “Daily Express”. Megjithatë, ekspertët e turizmit paralajmërojnë se, edhe pse vendi po përjeton një rritje të ndjeshme të interesit, pushuesit që planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2026 duhet të kenë pritshmëri realiste për infrastrukturën dhe ofertën turistike, të cilat vijojnë të zhvillohen. Shqipëria ndodhet rreth tre orë fluturim nga Britania e Madhe dhe është cilësuar…
Evropa po përballet me një valë të re të nxehti, e cila pritet të çojë temperaturat në nivele rekord për muajin qershor. Kjo është vala e dytë e të nxehtit që prek Evropën Perëndimore brenda më pak se një muaji. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po kontribuojnë në shtimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të motit, veçanërisht valëve të të nxehtit. Franca u godit dje nga temperatura jashtëzakonisht të larta, të cilat iu afruan 40°C, ndërsa 35 departamente u vendosën nën alarmin e kuq për valën e të nxehtit, niveli më i lartë i paralajmërimit. Në…
Të paktën 54 persona u plagosën dhe 18 të tjerë u raportuan të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në terminalin kryesor të eksportit të gazit natyror të Katarit të dielën në mbrëmje, njoftoi Ministria e Brendshme. Ministria tha në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X se ekipet e mbrojtjes civile së bashku me Grupin Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shpëtimit të Katarit kanë nisur operacione kërkimi për personat e zhdukur pas shpërthimit në Qytetin Industrial Ras Laffan, i cili u shkaktua nga një incident teknik. Në një deklaratë të mëparshme të dielën, ministria tha se nuk ishte…