Author: tirana

“Një qeveri nuk mund të bëjë kurrë, nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma,” kështu kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, i dha fund aludimeve për dorëheqje të tij. Deklaratat Rama i bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mesditën e kësaj të shtune. “Kam patur shumë mesazhe, sikur më ka shkuar në mend të jap dorëheqjen. Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate për të turmë që shkon bllokon aeroportin, tërheqja e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Vijnë nga Kosova,…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca”. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të kryera në terren, në fshatin Ivanaj u zbuluan 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë dy persona të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve. Në pranga ranë Nikoll Zabelaj, 40 vjeç, banues në Guci e Re, dhe Kin Plepi, 43 vjeç, banues në Grudë e Re. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Read More

Edi Rama: E di që mund të zhgënjej dhe shumë këtu me këtë qëndrim, por e vërteta është se cikloni I këtyre ditëve nuk është interesant për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë sot, është interesant për kohën ku kemi hyrë, botën që jetojnë dhe sfidat me të cilat do të përballet PS. Nëse kjo histori do kishte ndodhur 10 vite më parë do kishte qenë në rastin më të mirë një debat Brenda kufijve, pavarësisht përfshirjes së amerikanëve, izraelitëve apo dhe dreqit vetë që u përfshi në këtë histori edhe pa qene fare pjesë. Ndërsa sot Brenda 48 orësh…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së se politika dhe demokracia po përballen me një sfidë të re të krijuar nga epoka e algoritmeve dhe rrjeteve sociale, ku, sipas tij, protestat nuk zhvillohen më në sheshe, por në hapësirën digjitale. Rama tha se protestat e sotme kanë nevojë për një “shesh” tjetër, të ndërtuar për algoritmin, duke e cilësuar studion televizive si vendin ku prodhohet përmbajtja që më pas ushqen platformat digjitale. Sipas tij, politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa algoritmi favorizon emocionet e forta, zemërimin dhe tërheqjen e menjëhershme të vëmendjes. “…

Read More

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste te debatet që kanë shoqëruar projektin në Zvërnec, duke e cilësuar këtë rast si një ilustrim të mënyrës sesi formësohet sot opinioni publik në epokën e rrjeteve sociale dhe algoritmeve. Sipas Ramës, vëmendja e madhe ndërkombëtare ndaj projektit në Nartë dhe Zvërnec nuk erdhi si rezultat i analizës së detajeve të tij, por për shkak të përfshirjes në diskutim të emrit të Jared Kushner dhe lidhjes së tij me presidentin amerikan Donald Trump. Kryeministri theksoi se miliona persona në mbarë botën, të cilët nuk kanë njohuri për…

Read More

Një përplasje mes dy trenave në Anglinë Lindore ka shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe ka vënë në alarm shërbimet e emergjencës. Sipas autoriteteve, nga aksidenti janë prekur gjithsej 89 persona. Më herët, policia kishte konfirmuar edhe një viktimë si pasojë e ngjarjes. Shërbimet e emergjencës bëjnë me dije se 11 persona ndodhen në gjendje shumë të rëndë, 22 të tjerë kanë pësuar plagë serioze, ndërsa 56 persona kanë marrë lëndime më të lehta. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në vendngjarje.

Read More

Ka lëvizje intensive diplomatike në Zvicër, ku po shqyrtohet mundësia e rifillimit të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit. Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në përpjekjet diplomatike për rifillimin e negociatave bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Bisedimet, të cilat ishin parashikuar të nisnin të premten në Zvicër, janë shtyrë për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ndërsa ende nuk është caktuar një datë e re për zhvillimin e tyre. Sipas raportimeve ndërkombëtare, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë është nisur…

Read More

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Read More

Kryeministri Rama tha nga Rinasi se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në Shqipëri kërkon zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit civil në vend. Kryeministri u ndal edhe te projekti i Aeroportit të Vlorës, për të cilin pranoi se ka pasur vonesa, por theksoi se ato nuk lidhen me shtetin shqiptar. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ndodhet në fazën përgatitore për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, i cili do të ketë karakter turistik dhe sezonal. Rama theksoi se transformimi i sektorit të aviacionit në Shqipëri ka sjellë një rritje të…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë–Toronto, një linjë e re që synon të afrojë më shumë Shqipërinë me Kanadanë dhe komunitetin shqiptar që jeton përtej Atlantikut. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se objektivi strategjik i qeverisë mbetet vendosja e një linje direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se tashmë janë bërë hapa përpara në këtë drejtim. Kryeministri vuri në dukje edhe rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend, duke kujtuar se në vitin 2016 aeroporti numëronte rreth 22 mijë…

Read More

Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut për zjarre, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka marrë masa për forcimin e kapaciteteve të reagimit në terren. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile bëri të ditur se aktualisht pesë helikopterë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rastet e emergjencave të shkaktuara nga zjarret. Ai njoftoi gjithashtu se janë përmbyllur procedurat për blerjen e tre avionëve të specializuar për shuarjen e flakëve, të cilët pritet të rrisin ndjeshëm kapacitetet e vendit për përballimin e situatave të tilla. “Ka përfunduar procedura për blerjen e 3 avionëve të destinuar për zjarre,…

Read More

Në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, kryebashkiaku i Tiranës ngreu tonet ndaj gjyqtarit. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, ai u shpreh se Ols Dado nuk e ka mbaruar magjistraturën, ndërsa u ndal te drejtimi i Tiranës, që sipas tij, prej 500 ditësh po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar njeri. “Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen…

Read More