Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë–Toronto, Rama: Objektivi i radhës është linja direkte me SHBA-në

17:27 / June 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
r 1024x563 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë–Toronto, një linjë e re që synon të afrojë më shumë Shqipërinë me Kanadanë dhe komunitetin shqiptar që jeton përtej Atlantikut.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se objektivi strategjik i qeverisë mbetet vendosja e një linje direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se tashmë janë bërë hapa përpara në këtë drejtim.

Kryeministri vuri në dukje edhe rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend, duke kujtuar se në vitin 2016 aeroporti numëronte rreth 22 mijë fluturime në vit. Sipas tij, aktualisht numri i pasagjerëve ka arritur në 13.7 milionë, ndërsa pritshmëritë janë që deri në fund të dekadës aeroporti të tejkalojë 100 mijë fluturime në vit.

Rama bëri të ditur se do të vendosen porta digjitale, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve shqiptarë me pasaportë biometrike shqiptare të hyjnë në aeroport pa kontrollet tradicionale, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.

“Linja juaj do të jetë shumë e suksesshme. Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi linjën direkte me SHBA. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim. Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016-2025, për të kuptuar çfarë rritje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.

Në vitin 2016, kur nisi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit; më pak se 10 vite më vonë numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë. Ne e parashikojmë të kalojë në mbi 100 mijë fluturime në fund të kësaj dekade.

Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Është një ndër aeroportet e para që ka hedhur hapin e kalimit të digjitalizuar, ndërkohë që së shpejti po këtu ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit digjital të aeroportit.

Kapitullin e portave digjitale, që do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë kontroll nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në aeroportin e Rinasit, të jetë hyrje si në shtëpinë e tyre.”

inagurohet linje tirane-toronto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin e Gjirokastrës.

17:50 / June 19, 2026

Nis rreziku i zjarreve/ Mbrojtja civile: Në gatishmëri 5 helikopterë

15:30 / June 19, 2026

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

15:08 / June 19, 2026

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

14:57 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.